Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kori “Tingujt e Detit të Zi” feston përvjetorin e tij të 100-të

БНР Новини
Foto: balchikchoir.com

“Një pikturë e pasur prej veçorish individuale, të bashkuara në botën e mrekullueshme të muzikës dhe miqësisë” – sipas Valentina Georgievës kështu mund të karakterizohet më shkurtimisht kori “Çernomorski Zvuci”, ose “Tingujt e Detit të Zi” i Ballçikut, i cili këto ditë shënon përvjetorin e tij të 100-të.

Valentina Georgieva është në krye të korit “Tingujt e Detit të Zi” tashmë 16 vjet. Bashkë me drejtorinë e korit dhe shoqatën “Bota Muzikore” para disa vitesh ata vunë fillimin e një konkursi ndërkombëtar të koreve, edicioni i fundit i të cilit iu kushtua përvjetorit në fjalë.

Foto: balchik.com“Momentet më të rëndësishme të historisë së korit do të publikohen në një librezë, kushtuar jubileut – tregon Valentina Georgieva. – Ne provuam të shënojmë të gjitha koncertet, për të cilat kemi informacion, se kori i ka dhënë. Arkivi fillon që në vitin 1914. Kemi prova, se rreth Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore veprimtaria e korit ishte ndërprerë për një kohë të caktuar. Ndoshta më interesant do të jetë filmi, i cili na tregon për dekadat e fundit. Në të janë përfshirë incizime të koncerteve tona. Duke pasur parasysh historinë e vet si dirigjente, mund të them se bashkë me kolegët e mi kemi dhënë më shumë se 200 koncerte, kemi marrë pjesë në 29 festivale në Evropë, Azi dhe kuptohet në Bullgari. Jemi mbajtës të rreth 70 çmimeve dhe diplomave të ndryshme, kemi interpretuar më shumë se 120 vepra. Ky jubile është shumë i rëndësishëm, prandaj vendosëm ta shënojmë në vazhdim të disa ditëve. Fillojmë më 16 tetor, me hapjen e një ekspozite, kushtuar jubileut. Në të njëjtën datë starton dhe sajti i ri i korit. Ditën tjetër do të paraqesim para shoqërisë vëllimin “Stefan Dragostinovi i panjohur”. Në të janë grumbulluar partiturë dhe incizime, rezultat i punës sonë me kompozitorin. Janë shtypur adaptimet e mia të veprave të tij për korin e përzier. Jemi shumë krenarë për këtë vëllim. Nuk ishte botuar letërsi korale në vazhdim të shumë viteve, kurse qyteti ynë i vogël gjeti mjete për ta përkrahur këtë vepër dhe t’u ofrojë edhe formacioneve të tjera të tilla një repertor shumë interesant.”

Përvjetori i 100-të i korit “Tingujt e Detit të Zi” u bë rast që shumë specialistë dhe adhurues të artit koral ta kthejnë shikimin drejt historisë së formacionit, që është pjesë edhe e historisë kulturore të qytetit të bukur bregdetar. Fillimin e vuri Ivan Sëbev Cankov, i cili grumbulloi rreth vetes entuziastë, adhurues të muzikës, patriotë dhe intelektualë bullgarë. Në fillim ata zgjodhën emrin “Svoboda”, ose “Liria”. Që në vitin 1959 kori vendosi të marrë emrin emblematik “Tingujt e Detit të Zi”. Udhëheqësit e korit gjatë viteve të kaluara janë gjithsej 17. Vetëm një pjesë prej tyre janë dirigjentë profesionalë koralë. Nuk mund të mos përmendim emrin e Vëzkresia Devetakovës, e cila është e vetmja dirigjente e korit nga Ballçiku. Ajo është dhe themeluesja e shkollës për fëmijë në qytet. Pas saj korin e kryesoi rusi Anatolij Kisljakov. Nën udhëheqjen e tij kori përgatiti një repertor të ri dhe të shumëllojshëm. Koristët e parë janë kryesisht mësues dhe nxënës nga qyteti. Sot në kor ka përfaqësues të profesioneve të ndryshme. Pjesëmarrësi më i ri është 15 vjeçar, kurse ai më i moshuar është në moshën – mbi 85 vjeç.

“Para se gjithash këta janë njerëz, të cilët e duan njëri tjetrin shumë – vazhdon zonja Georgieva. – Kjo është një shoqëri shumë speciale. Vetë fakti se kaq vite jemi së bashku në repeticione, koncerte, udhëtime, flet vetvetiu. Gjithmonë kemi për se të flasim. Mjekë, inxhinierë, mësues, madje studentë, të cilët vijnë posaçërisht nga qytetet, ku i bëjnë studimet. Ky është një koleksion shumë i pasur prej karakteresh, të bashkuara në këtë botë të mrekullueshme të krijimtarisë dhe miqësisë. Jam e lumtur se mund t’i ftojmë në festën tonë të gjithë, të cilët na përkrahnin gjatë viteve  dhe i përkrahën projektet tona. Ky është publiku ynë, ekipi i bashkisë së Ballçikut, të gjithë nga vatra e kulturës “Pajisij Hilendarski”.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Millço Leviev

Koncert kushtuar muzikantit të madh bullgar Millço Leviev

Muzika e kompozitorit dhe pianist bullgar me famë botërore Millço Leviev do të tingëllojë sonte (më 28 tetor) në Sallën "Bëllgaria" në Sofje. Koncerti "Legjenda për Millço" i Ansamblit të Dhomës "Sofijski Solisti" nën drejtimin e Konstantin Dobrojkov..

botuar më 24-10-28 12.30.MD

"Qetë"

Roberto Nikollov, i njohur si Robi, është i palodhur – pasi prezantoi albumin e tij "Të dy" këtë pranverë, tani është gati me një koleksion të ri. Një nga këngët e tij të reja “Qetë” trajton një temë të rëndësishme sociale. Edhe këtu është e..

botuar më 24-10-25 12.40.MD

Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare hap sezonin e ri me një koncert atraktiv

Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare (BNR)   me dirigjent Antoni Donçev hap sezonin e ri krijues me një koncert më 24 tetor në Studion e Parë të Radios. Programi përfshin muzikë origjinale nga Dimitër Bodurov - pianist, kompozitor dhe producent..

botuar më 24-10-24 8.10.PD