Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Takim në Sofje i rrjetit botëror IETM

Hapësira për Ndryshimin

Nga 16 deri më 19 tetor në Bullgari do të mbërrijnë mbi 500 liderë botërorë në fushën e arteve bashkëkohore nga mbi 40 shtete për Takimin Ndërkombëtar të Arteve Bashkëkohore IETM Sofja. Kjo e bën aktivitetin një prej takimeve më të rëndësishme kulturore profesionale ndërkombëtare, të cilat janë zhvilluar deri tani në Bullgari.

IETM është rrjeti më i madh ndërkombëtar i arteve bashkëkohore në botë, me qendër në Bruksel dhe me mbi 500 organizata anëtare nga 50 vende. Qëllimi i tij kryesor është stimulimi i zhvillimit, cilësisë dhe kontekstit të arteve bashkëkohore në një plan global, që të iniciojë një punë të përbashkët dhe një këmbim dinamik përvoje dhe informacioni midis organizatave nga mbarë bota (kryesisht teatri modern, vallëzimet, arti i cirkut, si dhe disa forma të tjera kufitare me artet e tjera, si muzika, mediat etj.)

Tema kryesore e Takimit Ndërkombëtar të Arteve Bashkëkohore IETM Sofja do të jetë Space for Change (Hapësira për Ndryshimin). Në takimin-bisedë Mishel Kere – koordinatori i aktiviteteve dhe i takimeve ndërkombëtare në ekipin e IETM, popullarizon veprimtarinë e organizatës dhe të takimit të ardhshëm, drejtuar profesionistëve nga skena e pavarur moderne. Ai na tregoi se si interpretuesit bullgarë mund të përfshihen dhe të përfitojnë maksimalisht nga pjesëmarrja e tyre në takim. Në kontekstin e tanishëm ata ndeshen me vështirësi në realizimin praktik të punës së tyre. Ja se çfarë tjetër na tregoi Mishel Kere: 

“Mirëdita dhe e falënderoj Radio Bullgarinë për kujdesin e shfaqur, për mua ishte një kënaqësi e madhe. Së shpejti në Sofje do të zhvillohet ky takim i madh dhe interesant i një niveli profesional, ky është një takim me profesionistët e realizuar me sukses nga sfera e arteve bashkëkohore. Procesi i ndryshimit të botës rreth nesh tashmë është fakt. Kriza u shndërrua nga një gjendje e përkohshme, në një pjesë të realitetit dhe sot është momenti ta konsiderojmë atë si një mundësi për kërkimin e drejtimeve të reja dhe të një zhvillimi të ri, për krijimin e partneriteteve dhe marrjen e vendimeve të reja. Qëllimi kryesor i aktivitetit është që në kuadrin e këtyre ditëve të ofrohet një hapësirë për ndarjen e përvojës dhe këmbimin e praktikave të mira, për vendosjen e kontakteve dhe krijimin e partneriteteve të reja. Do të organizohen mbi 30 workshop-e mbi tema të ndryshme, të lidhura me praktikat e reja në sektorin kulturor, me ndikimin e internetit mbi teatër, me rinovimin e lidhjeve me publikun, me lëvizjen e lirë të aktorëve... Bota e artit ndodhet para problemeve mjaftë serioze. Ajo duhet të përballojë financimin gjithnjë e më të vogël të veprimtarive kulturore dhe t’u adaptohet ndryshimeve në kontekstin social dhe politik, siç janë revolucioni digjital dhe globalizimi.”

Aktiviteti do të takojë operatorë kulturorë ndërkombëtarë, menaxherë, programues të festivaleve, drejtorë artistikë, seleksionues artistësh, do të përfshijë një program njëditor arsimor dhe një program artistik në mbrëmje, të përgatitur nga skena moderne bullgare, në të cilin do të përfshihen shfaqje nga teatrot shtetërorë dhe bashkiakë, si dhe nga sektori i pavarur.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Piktori Emill Stojçev zbulon imagjinatën si sistemin e tij të gjakut

Në një ekspozitë të paharrueshme "Imagjinata është sistemi im i gjakut" në Galerinë e Arteve të qytetit të Sofjes, Piktori Emill Stojçevprezanton veprat e tij me rastin e 90-vjetorit të lindjes. Për më shumë se 30 vitet e fundit, ai e ndan kohën e tij..

botuar më 25-03-05 6.10.PD
Georgi Djullgerov

Regjisori Georgi Djullgerov do të marrë Çmimin e Madh FIPRESCI "Platinum"

Prof. Georgi Djullgerov është i vetmi regjisor bullgar që u bashkua me emrat e kinematografisë botërore që kanë fituar çmimin special FIPRESCI "Platinum". Në vitin 2025, Shoqata Ndërkombëtare e Kritikëve të Kinemasë feston 100 vjetorin e saj të..

botuar më 25-03-04 6.45.PD
Nedisllav Peev

Një djalë me autizëm hap galerinë e tij në Dobriç

Artisti i ri i talentuar Nedisllav Peev, i diagnostikuar me 90% autizëm, tani ka hapur galerinë e tij në Dobriç. Falë përpjekjeve të vazhdueshme të nënës së tij, Kamelija Todorova, djali tashmë figuron si “piktor” në Agjencinë e Regjistrimit –..

botuar më 25-03-01 7.05.PD