Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rënia e eksportit bullgar jashtë Bashkimit Evropian

Foto: arkiv

Gjatë gjysmës së parë të vitit eksporti i mallrave dhe të shërbimeve bullgare për vende të treta, me fjalë të tjera për shtete jashtë Bashkimit Evropian, është pakësuar në mënyrë dramatike me 12%. Kjo mund të mos të tingëllojë shumë shqetësuese në sfondin e rrethanës, se tregtia e jashtme bullgare është e drejtuar kryesisht ndaj shteteve nga bashkësia evropiane, për të cilat janë paracaktuar 59% nga mallrat bullgare të eksportit dhe shërbimet, ku për botën tjetër shkojnë 41%. Por një konkluzion i ngjashëm nuk do t’i përgjigjet realitetit real, me qenë se shtimi i dobët nga nën 3% të eksportit për Bashkimin Evropian nuk është në gjendje të kompensojë këtë ulje dhe si rezultat të të gjitha këtyre bilanci tregtar i vendit është negativ.

Shumë i varur del eksporti bullgar nga faktorët politikë. Kështu për shembull, si pasojë të tensionit rreth Ukrainës dhe mos stabilitetit në këtë vend, eksporti bullgar drejt saj është pakësuar me 70%. Ndaj kësaj duhet të shtohet dhe ulja prej 7% të eksportit për në Rusi dhe kjo përpara futjes së embargos për disa mallra ushqimore. Partnerë bazë tregtarë të Bullgarisë nga grupi i vendeve jashtë Bashkimit Evropian janë Turqia. Singapori, Rusia, Kina, Maqedonia dhe Serbia, të cilat formojnë 54% nga eksporti për në vende të treta. Por statistika tregon se, fqinja jonë jugore Turqia për shembull ka blerë gjatë gjysmës së parë të vitit me 30% më pak mallra bullgare.

Kujt më saktë i dedikohet ulja e menjëhershme e eksportit bullgar për vende të treta?

Më në veçanti në sfondin e faktit, se ky grup shtetesh qe dhe më pak i prekur nga kriza botërore financiare dhe ekonomike dhe aty janë regjistruar ritmet më të larta të rritjes ekonomike. Kjo më konkretisht do të thotë se shkaku për kërkimin e pakësuar të mallrave bullgare nuk duhet të kërkohet në aktivitetin e pakësuar të punës të firmave partnere.

Një shkak i rëndësishëm është largësia e madhe gjeografike dhe kulturore e një pjese të madhe nga këto vende, mungesa e traditave dhe biznes kontakte të vendosura. Analiza strukturore e eksportit bullgar tregon nga ana tjetër se, degë të tëra mbeten në minus për pjesën e parë të vitit. Eksporti i ushqimeve dhe i kafshëve po pakësohet, po pakësohet dhe eksporti i lëndëve të para dhe të lëndëve djegëse. Vëllimi i lehtë i eksportit të produkteve të gatshme dhe të makinave del i paaftë të kompensojë ngushtimin e shitjeve të këtyre mallrave, të cilat në fakt dhe kërkohen më shumë nga vendet jashtë Bashkimit Evropian.

Bullgaria po bën përpjekje të shumta të aktivizojë dhe të ndryshojë tendencat negative në tregtinë me vendet nga bota tjetër. Një nga fokuset e pushtetarëve dhe të biznes organizatave bie mbi përpjekjet për aktivizimin e lidhjeve me shtetet arabe dhe të lindjes së afërt, ku shpresa të veçanta i dedikohen tregut të pafund kinez. Por tani për tani pjesa më e madhe e iniciativave në këtë drejtim mbeten në nivelin e mbledhjeve të komisioneve ndërqeveritare, vizita të delegacioneve zyrtare dhe të biznes delegacioneve në panaire dhe ekspozita. Me fjalë të tjera biznes rezultate praktike akoma po priten. Kurse ato po bëhen gjithnjë e më të domosdoshme duke pasur parasysh, se konjuktura ekonomike në vendet nga Bashkimi Evropian është akoma larg nga gjallërimi i vërtetë ekonomik dhe rritja, që për eksportuesit bullgarë do të thotë një kërkim më të pakët të mallrave të propozuara prej tyre. Ndaj kësaj shtohet dhe konkurrenca e jashtëzakonshme e tregjeve evropiane, kërkesave të të cilëve mallrat bullgare dhe shërbimet jo gjithmonë mund t’u përgjigjen sa i përket cilësisë, inovacionit dhe çmimet.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pas përditësimit të të dhënave, PBB-ja e Bullgarisë për vitin 2023 po rritet

Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..

botuar më 24-10-18 1.41.MD

Bullgaria është e 52-ta në mesin e 165 vendeve për sa i përket lirisë ekonomike

Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të..

botuar më 24-10-16 3.26.MD

Statistikat tregojnë një rënie të mprehtë të inflacionit vjetor në vend

Inflacioni në vend u ngadalësua ndjeshëm në shtator në 1.2 për qind nga 2.1 për qind në gusht, duke arritur nivelin më të ulët që nga marsi 2021, treguan të dhënat nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Krahasuar me muajin gusht, ka një deflacion prej..

botuar më 24-10-15 3.16.MD