Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ditët e Laureatëve “Katja Popova” – një veprimtari e afirmuar kulturore

БНР Новини
Mark Bushkov

Ideja për organizimin e Ditëve të Laureatëve lindi në vitin 1966 dhe i përket këngëtares së madhe operistike Katja Popova. Sipas organizatorëve ky është festivali i parë në botë, i cili iu siguroi skenë interpretuesve të rinj me çmime prestigjioze dy vitet e fundit. Në edicionin e radhës së XXIX, morën pjesë këngëtarë dhe instrumentistë nga Bullgaria, Belgjika, Ukraina dhe Serbia. Programi përfshinte dy koncerte simfonike me pjesëmarrjen e Filarmonisë së Plevenit nën drejtimin e Jordan Dafovit dhe Dejan Pavllovit dhe dy koncerte me muzikë të dhomës. Në hapjen publiku kishte mundësi të dëgjojë sopranon Doroteja Doroteeva dhe baritonin Petër Dimov, që interpretuan arie të veprave të kompozitorëve Verdi dhe Çajkovski.

Publiku kishte shansin unik të dëgjojë edhe disa muzikantë të tjerë të talentuar me karrierë botërore. Njeri prej tyre violinisti Mark Bushkov nga Belgjika është bir dhe nip i muzikantëve të njohur rusë.

Ekzekutimet e muzikës moderne në harmonikë rrallë herë hasen në afishen e Ditëve të Laureatëve “Katja Popova”. Mirëpo, edicioni i sivjetshëm i ofroi publikut ekzekutimet e harmonikës të Nikolla Pekoviçit nga Serbia. Ai është mbajtës i çmimeve të mëdha të konkurseve në Kanada, Spanjë, Rusi, Serbi, Ukrainë. Krahas kësaj ai ka dhënë koncerte të shumta në mbarë Evropën dhe në Kinë. Për pjesëmarrjen në këtë veprimtari Nikolla Pekoviç tha: “Për herë të parë jam në Bullgari. Kjo është një përvojë e paçmueshme për mua – u njoh me shumë muzikantë, dëgjova koncerte interesante. Kisha një shqetësim si publiku do të pranojë autorët modernë, që ekzekutoj, por njerëzit e mirëpritën muzikën time. Disponova kohë të vizitoj disa objekte interesante në qytetin Pleven. E pëlqeva qytetin dhe mbresa më të thella më la mikpritja e njerëzve. Me kënaqësi do të kthehem prapë këtu.”

Sasha Grinjuk. Foto: Allbena Bezovska

Përveç konkurseve ndërkombëtare të fituara në Bullgari, flautistja Nadja Stoillova vlerëson shumë lartë çmimin e konkursit “Koncertino në Pragë” dhe çmimin e parë nga konkursi “Rinia Muzikore” në Budapest. Ajo është 20 vjeçare, studente në Akademinë Kombëtare Muzikore, punon në orkestra të ndryshme, por me kënaqësi të madhe angazhohet edhe si soliste. 

“Pata mundësinë t’i kënaqem punës me maestron Dafov dhe Filarmoninë e Plevenit. Për mua ky ishte një shans i madh. Dirigjenti më dha këshilla të çmueshme dhe në sajë të përkrahjes së tij, ekzekutimi im ishte i sigurt. Gëzohem, se pata mundësinë të prezantohem në Ditët e Laureatëve “Katja Popova”.

Nikolla Pekoviç dhe Josif Shukerov. Foto: Allbena BezovskaPërshtypjet e veta i ndau dhe pianisti Stanisllav Hristenko, i cili ka zhvilluar koncerte në sallat më prestigjioze nëpër botë me orkestra me famë botërore. Ai tregoi se ka miq nga Bullgaria, nga të cilët ka dëgjuar shumë gjëra për vendin tonë.

Dhe akoma: “Mjerisht, asnjëherë nuk mbetet kohë të shikoj qytetet, në të cilat ekzekutoj. Puna kërkon një përqendrim. Nganjëherë kthehem posaçërisht por, si turist. Do të doja të vij dhe në Bullgari. Unë jam nga Harkov-Ukrainë, por tanimë 6 vjet jetoj në ShBA. Këtu në ajër ka diçka, e cila më detyron të ndihem pothuajse si në atdhe. Dëgjova interpretuesit e tjerë dhe pash sesa përzemërsisht u pranuan nga publiku. Unë po kështu ndihesha shkëlqyeshëm si artist. Po i vëreja njerëzit si dëgjojnë, si duartrokasin. Një publik i ngjashëm gjithmonë më jep lumturi dhe shpresë për të ardhmen.”

Stanisllav HristenkoShumë gjëra kanë ndryshuar nga koha e edicioneve të para, kur festivali ishte përkrahur nga institucionet shtetërore dhe nga i gjithë opinioni kulturor i qytetit Pleven. Sot bashkia e jep një pjesë nga organizimi pas një konkursi për prokurim publik. Dhe shpreson që fituesit nga garat prestigjioze të mos të kenë plotësuar programin e vet për disa vjet përpara. Organizatori kryesor i dy botimeve të fundit është Martin Kërnollski dhe ekipi i tij nga “NeoArtZona”. “Gëzohem shumë se, partnerët e huaj i njohim mirë Ditët e Laureatëve dhe sillen me një respekt të madh. Merita për këtë është e të gjithëve, të cilët kanë punuar gjatë viteve. Ne po kështu shtuam “pikën” tonë. Fjala festival sjell ndjenjën për transparencë. Gjithmonë kam qenë i bindur se, jo vetëm koncertet kontribuojnë për këtë. Mund të them se, sivjet kishte një atmosferë të shkëlqyer. U këmbyen kontakte, lindën miqësi të reja. Stanisllav dhe Nikolla tanimë u morën vesh të ekzekutojnë bashkë. I riu i cili i bie fizarmonikës u takua me nxënësit nga Shkolla Muzikore. Ju dha këshilla shumë të vlefshme. Diçka më shumë – gjatë muajit nëntor për në Nish, ku ai mëson dhe është asistent në Universitet, niset grupi i parë i fizarmonistëve nga qyteti Pleven, për të marrë pjesë në klasën e mjeshtërisë. Në edicionin e 28 virtuozi çek në trumbetë Vit Otahall u tregoi nxënësve instrumente të panjohura nga grupi i bakrit. Kurse violonçelisti kinez Bonjan Tjan, i cili e fitoi publikun përpara dy vjetëve, morri pjesë në “Javët muzikore të Sofjes”. Ky është edhe qëllimi ynë – për talentet e rinj nga Bullgaria dhe bota të ketë një hap tjetër në një plan profesional.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova dhe Nataniela Vasileva

Fotografitë janë ofruar nga organizatorët



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fillon edicioni i vjeshtës i Plovdiv Jazz Fest

Plovdiv Jazz Fest feston këtë vit ditëlindjen e tij të dhjetë me një program, verën dhe vjeshtën, ku marrin pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të botës së xhazit. Edicioni i vjeshtës do të mbahet në qytetin e dytë më të madh në Bullgari - Plovdiv,..

botuar më 24-11-01 6.10.PD
Vesko Panteleev- Eschkenazy

Varna dhe Sliven zhyten "në botën e muzikës" me maestro Vesko Panteleev- Eschkenazy

Një nga violinistët më të mirë në botë dhe koncertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko Eschkenazy është kthyer në atdhe, në vendlindjen e tij, Sofje. Rasti janë dy koncertet përmbyllëse të Turneut Kombëtar të projektit "Në..

botuar më 24-10-31 2.20.MD

"Gjithçka është në rregull"

Disa ditë para ditëlindjes së tij dhe një muaj para koncertit të tij të madh në sallën Arena Sofja, Ljubo Kirov prezantoi një këngë tjetër nga albumi "Zemra e re" - baladën e bukur "Gjithçka është në rregull". Teksti, si gjithmonë, është i Ljubos,..

botuar më 24-10-29 6.20.PD