Prima e operës bullgare Rajna Kabaivanska përsëri është në atdhe për punën e saj aktive me këngëtarë të rinj. Nga data 11 deri më 27 shtator u zhvillua klasa e 14 ndërkombëtare e mjeshtërisë. Në të ajo mësoi 14 interpretues të rinj nga Bullgaria, Italia, Greqia, Kili, Koreja dhe Porto Riko. Sipas traditës ajo përfundon me një gala koncert të nxënësve të saj. Sivjet koncertet janë dy – në Sofje (28 shtator) dhe në Plovdiv (29 shtator), me orkestrën e Operës së Sofjes nën shkopin e dirigjentit Najden Todorov. Më të mirëve nga pjesëmarrësit në klasën e mjeshtërisë Rajna Kabaivanska u caktoi bursa për mësim.
“Quhem Daniella Nineva dhe jam nga qyteti Stara Zagora. Prej gjatë vjetëve jetoj në Itali, në qytetin Lakuilla ku fillova të mësoj këndim operistik. Prej kohe ëndërroja të marrë pjesë në klasën e mjeshtërisë së Rajna Kabaivanskës dhe me një dëshirë të madhe u regjistrova për dëgjimin sivjet. Gëzohem se ajo më pranoi. Jam shumë e kënaqur nga ditët, e kaluara në kurs, nga ajo të cilën e mësova, si dhe nga njohja me këngëtarët e tjerë – njerëz të rinj, të këndshëm e të talentuar.”
Pas Daniella Ninevës 26 vjeçe do t’ju takojmë me vërsnikun e saj Marin Jonçev. Publiku e mban mend si fitues në shoun televizive “Star akademi”. Në atë kohë ai përfundonte Shkollën Muzikore në qytetin Plovdiv.
“Me opera merrem seriozisht relativisht vonë – tregon Marin Jonçev. – Kryesisht punoj me Rajna Kabaivanskën, që për mua është një nder tepër i madh. Përpara kësaj mësova në Konservatorin e Gjenevës. Natyrisht, që motra ime këngëtarja e operës Sonja Jonçeva më ndihmon sa i përket anës vokale. Vite të gjata jam marrë me pop dhe rok muzikë, por opera është dashuria ime e madhe.”
Organizator i programit kulturor është Universiteti i Ri Bullgar. Një pjesë prej tij është ekspozita, e cila do të hapet më 30 shtator në Vivacom Art Hall. Ekspozita përfshin foto të artit, të cilat kanë vulosur momente të shënuara nga karriera e saj. Ato janë të dërguara nga teatrot e operës, në të cilat Rajna Kabaivanska ka kënduar. Mes tyre janë: Metropolitan, Covent Garden, La Scala. Një seri fotografish tregon bukurinë e roleve të saj të ndryshme skenike, tjetër –situata kureshtare dhe foto prapa perdes me artistë të njohur si Karajan, Kallas, Kareras, Domingo. Në ekspozitë ka dhe kostume skenike, të krijuar posaçërisht për këngëtaren bullgare në teatrot botërore.
“Për nder të Rajna Kabaivanskës” – kështu titullohet gala-koncerti, i cili do të zhvillohet më 25 tetor në Teatro Rexho në Parma të Italisë. Më 16 dhjetor do të jetë premiera e librit të saj biografik – album për jetën e saj. Pika kulmuese e programit, kushtuar 80 vjetorit të Rajna Kabaivanskës është më 18 dhjetor në Pallatin Popullor të Kulturës në Sofje. Për të marrë pjesë në gala-koncertin bamirës në Bullgari mbërrijnë nxënës të saj me një karrierë botërore.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografitë janë ofruar nga organizatorët
Kottarashky është një nga autorët më interesantë të muzikës që u shfaq në skenën bullgare në dekadën e parë të shekullit të ri. Pas këtij pseudonimi qëndron Nikolla Gruev, i cili pa u lodhur eksperimenton me përzierjen e zhanreve. E njohim më së..
Më 6 nëntor në sallën "Bullgaria" në kryeqytetin e Sofjes publiku bullgar do të ketë mundësinë të shijojë vepra pak të njohura të interpretuara nga muzikantë të shquar. Variacione mbi një temë nga Frank Bridge, op. 10 – një vepër e hershme e Benjamin..
Një nga këngët më të bukura të përjetshme të Bullgarisë është "Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm". Besohet se ekziston si një melodi për të paktën pesë shekuj. Në vendin tonë kënga ka popullaritet me një tekst që mund të gjendet në përmbledhjen e..
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe..