Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Takimet e kinematografisë së re evropiane në Sofje

БНР Новини
Nxënës nga Sofja mësuan si të vlerësojnë kinemanë evropiane.

Një festival i ri për Bullgarinë nën emrin “Takimet e kinematografisë së re evropiane” u mbajt në Sofje nga data 24 deri më 28 shtator. Takimet u zhvilluan në tre vende emblematike për jetën kulturore të kryeqytetit tonë – në Institutin Francez, Shtëpinë e Kinemasë, Akademinë Kombëtare të Artit Teatral dhe Kinematografik “Krëstjo Sarafov”. Aktiviteti bashkoi kinematografistë të rinj evropianë, klasave mjeshtërore dhe workshope.

Projekti ambicioz është fryt i takimit krijues në Institutin e Shkencave Evropiane në Paris, në programin e masterit “Politika dhe menaxhimi i kulturës në Evropë”. Dy bullgare – Ralica Asenova dhe Liljana Antonova, dhe dy franceze – Camille Baduel dhe Leva Rouxel dhe katër ekspertë në fushën e kulturës vendosën të punojnë bashkërisht për pasurimin e listës së filmave që përhapen në shtetet e botës. Bullgaria rrallë herë gjen vend në diapazonin e politikave kulturore evropiane, duke qëndruar në mes të “shteteve të vogla” të BE. Konkurrenca me “gjigantet” Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe nuk është e barabartë. Por vendi ynë është i pasur me talente. Ky është shkaku për dëshirën e bullgareve të reja t’i kushtojnë një rëndësi më të madhe Bullgarisë në plan evropian, të tërheqin vëmendjen e specialistëve në sektorin kulturor dhe të industrisë kinematografike franceze dhe evropiane.

СнимкаPubliku kishte mundësi gjatë ditëve të festivalit të njihet me kinemanë e re franceze. Për shembull me katër filma me metrazh të gjatë, të prezantuar nga revista prestigjioze franceze “Kahiers du cinema” dhe të shfaqur në Festivalin e Kanës: “Justine Triet”, “Beteja pranë Solferinos”, “Guillauzme Brac” dhe “Tonnerre”.

Forumi u zhvillua nën patronazhin e presidentit Rosen Plevneliev dhe ishte mbështetur nga shumë organizata kulturore, përfshi Qendrën Franceze të Filmave, por nuk u mbështet nga qendra jonë kombëtare e filmave. “Problemi është, se nuk ka politikë afatgjate çfarë do të mbështetet dhe si” – tha Ralica Asenova, organizatori kryesor i festivalit. Ne kandiduam për një shumë simbolike dhe morën refuzim, refuzim i cili në fakt do të thoshte, se nënvlerësohen talentet e reja në kinematografinë dhe mohohet prezantimi i krijimtarisë evropiane në vendin tonë”. Ralica kishte mundësi të organizonte një festival të tillë në cilin do qoftë prej vendeve të Evropës, por ka zgjedhur atdheun e saj.

Lena Rouxel është operatore dhe regjisore, ka mbaruar Shkollën e Lartë për Kinema dhe Audiovizion “La femis” në Paris. Në Sofje ajo prezantoi atelienë “Arsimimi nëpërmjet personazheve të ekranit”, të adresuar të rinjve të Gjimnazit me mësimdhënien në frëngjisht “Alfons de Lamartin” dhe Liceut francez “Viktor Hugo”. Ja se çfarë tha ajo për Radio Bullgarinë: “40 të rinjve u ofruam mundësinë të shohin 9 filma me metrazh të gjatë. Dhe duke i parë të mësojnë të shtrojnë pyetjen si janë realizuar këta filma. Si një vazhdim i ateliesë parashikohet, që pjesë prej këtyre nxënësve të shkojnë për shkëmbim përvoje në qytetin Brive. Është me rëndësi që në moshe të re fëmijët të mësohen t’i kushtojnë rëndësi personazheve, të frekuentojnë kinematë, që të mund të krijojmë regjisorë të ardhshëm dhe të mos harrojmë, se përveç artit, kinemaja është edhe industri, edhe ekonomi...”

Gjatë nëntorit në Paris do të zhvillohen “Ditët e kinematografisë bullgare”. Do të prezantohen filma të autorëve të rinj bullgarë, të cilët do ta njohin publikun francez me tendencat në kinematografinë tonë bashkëkohore.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Fotografitë janë ofruar nga Festivali



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sofja në vitet '70 në fotografi unike arkivore

Si dukej Sofja në vitet 1970? Kësaj pyetjeje i përgjigjet ekspozita fotografike "Stacioni Sofja '70" me foto arkivore të fotografit të njohur bullgar Panajot Bërnev. Arkivi i panjohur me fotografi të Panajot Bërnev na kthen në..

botuar më 24-09-01 10.35.PD

40 vjet nga themelimi i “Apolonia”

Pak vite përpara se të ndjenim frymën e lirisë që erdhi pas rrëzimit të Murit të Berlinit, shumë muzikantë, artistë, shkrimtarë performonin për herë të parë në skenat e festivalit "Apolonia" në Sozopoll . I njohur asokohe me pseudonimin..

botuar më 24-08-27 6.45.PD

Kujtimi i basit të operës Boris Hristov si emblemë e Bullgarisë nga fundi i shekullit të XX-të

Një ekspozitë fotografike kushtuar personalitetit të basit të madh bullgar të operës Boris Hristov mund të shihet deri më 28 gusht në Sofje. Ekspozita organizohet nga departamenti "Kultura, Arkeologjia dhe Trashëgimia Kulturore" e Bashkisë së..

botuar më 24-08-25 10.15.PD