Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shtëpia e Ballabanit në qytetin e Plovdivit përsëri na fton në një udhëtim muzikor

БНР Новини
Milla Gjeorgjieva, Rajna Kabaivanska dhe David Vallter
Foto: musicartissimo.com

Gjatë muajve të pranverës dhe të vjeshtës Festivali Ndërkombëtar “Ditë të muzikës në shtëpinë e Ballabanit” tërheq miq në monumentet unikale kulturore-historike të Plovdivit të Vjetër. Forumi fillon më 26 shtator, kurse drejtori i tij artistik Milla Pavllova na njeh me disa nga aksentët e programit:

“Hapja e edicionit të pestë vjeshtor do të jetë me pjesëmarrjen e një grupi të shkëlqyer – Orkestra Frymore e Gardës. Koncerti i kushtohet 135 vjetorit nga krijimi i saj. Krye dirigjenti i tij është majori Radi Radev. Soliste do të jenë Edelina Këneva (sopran) dhe Março Apostollov (tenor). Pas kësaj vazhdojmë me takimin e shënuar me dy muzikantët e mëdhenj – violinistja Milla Gjeorgjieva dhe oboisti francez me famë botërore David Vallter. I njohur mirë është nga të gjithë vlerësuesit e muzikës së dhomës, sepse është një pjesë nga kuinteti “Morages”. Pothuajse i gjithë programi i koncertit do të jetë i përbërë nga transkriptimet e tij. Virtuozi do të prezantojë koncertin e njohur për flaut nga Karëll Filip Emanuell Bah, kësaj radhe i interpretuar në oboi. David Vallter do të qëndrojë përpara ansamblit të dhomës “Solist të Sofjes” si dirigjent. Grupi prestigjioz do të shoqërojë dy interpretuesit në këtë udhëtim të bukur muzikor.”







Më 29 shtator në Teatrin Antik në Plovdiv, koncerti nën titull “Hyjnesha” do të takojë publikun me Rajna Kabaivanskën dhe me klasën e saj të mjeshtërisë. Kjo është një nga ngjarjet të cilat i kushtohen 80 vjetorit të primas së madhe të operës. Do të marrë pjesë orkestra e Operës së Sofjes nën shkopin e Najden Todorovit. Rajna Kabaivanska nuk ka qenë në qytetin e Plovdivit më shumë se 15 vjet. “E presim këtë koncert me një padurim të madh dhe interes”, tha Milla Pavllova. Prej saj mësojmë se çfarë do të ketë në program pas takimit me sopranon bullgare me famë botërore.

“Më 1 tetor, në kuadrin e festivalit hapet konkursi i parë ndërkombëtar për muzikë të dhomës në Plovdiv. Anëtarët e jurisë së tij do të shfaqin koncert, kurse kryetare është violinistja e njohur Ellmira Dërvarova. Aksenti tjetër nga programi i festivalit është recitali prej autori i pianistit të njohur Bojan Vodeniçarov, anëtar shumëvjeçar i jurisë së konkursit “Mbretëresha Elizabet”. Koncerti është i quajtur “Arti spontan i improvizimit” në bazë të idesë të vet Bojan Vodeniçarovit. Do të dëgjojmë krejtësisht muzikën e tij prej autori. Presim dhe miq nga Londra: “Stankov kbartet” mbërrin, që të paraqesë një koncert interesant në të cilin muzika bullgare takohet me muzikën spanjolle. Muzikantët interpretojnë krijime nga kompozitorët Gjeorgji Arnaudov, Antoni Donçev, Marin Goleminov. Pjesa spanjolle nga programi po kështu është shumë intriguese – në të presim një premierë botërore.”

Koncerti tjetër në program jo rastësisht është i quajtur “Stars together”. Ai do t’i japë mundësi publikut të mund të shijojë artin e dy yjeve të mëdhenj nga bota e muzikës klasike. Viktor Vëllkov është pianisti i cili u bë mbajtës i “Medaljes së Artë” nga konkurse ndërkombëtar për duet në Nju Orleans. Me Amerikën është i lidhur dhe kolegu i tij, violonçelisti Llëçezar Kostov, solist-orkestrant në Orkestrën Simfonike të San Antonios. Të dy vite me radhë ekzekutojnë si një duet sonate.

Më 25 tetor në Shtëpinë e Ballabanit instrumenti më i madh me tela dhe me hark do të ketë skenën e vet. Me koncertin “Bass stage” kontrabasistja profesoresha Petja Bëgovska do të prezantojë nxënësit e vet. Titulli i fundit në programin e festivalit mban një frymë nga Lindja e Largët – “Bullgaria takoj Japoninë”. Milla Pallova na njeh me hollësira rreth ngjarjes: “Kam nderin të jem interpretuese në këtë koncert me pianisten e talentuar Ajami Fajt. Përpara viteve me të kishim një koncert të përbashkët. Njëra pjesë nga koncerti, në të cili ne ekzekutojmë që të dyja, i është kushtuar muzikës japoneze. Do ta gërshetojmë me muzikën bullgare përmes “Eva kuartetit”. Programi i “Ditëve të muzikës në shtëpinë e Ballabanit” parashikon dhe klasa të mjeshtërisë të Viktor Vëllkovit, Llëçezar Kostov dhe Ivo Stankov. I sigurojmë falas për muzikantët e rinj të Bullgarisë. Qëllimi ynë është që duke i takuar me interpretues të njohur t’u japim stimul për një realizim të mëtejshëm.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Dera e kyçur" – vepra më e re e këngëtarit Todor Gaxhallov

Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe sfidat e veta. "Kjo është një histori për rrugën e ngjitjes - e vështirë, por plot shpresë...

botuar më 24-11-29 8.35.PD

“Më zgjo në maj” dhe Mary Boys Band

Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..

botuar më 24-11-28 6.10.PD

"Dua"

Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..

botuar më 24-11-27 6.10.PD