Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Suksese të shkëlqyeshme të Bullgarisë në Lojërat Verore Evropiane Speshël Olimpiks

БНР Новини
Foto: sobg.prosport-bg.net

Me shpresa të mëdha Bullgaria përcolli sportistët e vet për pjesëmarrje në Lojërat Verore Evropiane Speshël Olimpiks nga 9 deri më 20 shtator në Antverpen të Belgjikës. Dhe ajo nuk mbeti e gënjyer. Në garat morën pjesë më se 2000 atletë me aftësi të kufizuara intelektuale nga 58 shtete të Evropës të përkrahur nga trajnerët, familjet, miqtë e tyre dhe 7200 vullnetarë. Bullgaria u prezantua me 16 sportistë në moshë nga 16 deri në 37 vjeç, të cilët morën pjesë në garat e boçes, notimit, atletikës së lehtë, pingpongut dhe badmintonit. Ata u kthyen me 16 medalje – 8 të arta, 6 të argjendta dhe 2 të bronzta.

Skuadra e boçes ishte e para që fitoi medaljen e artë. Boçe është një lojë që luhet me 8 topa nga katër për çdo skuadër. Topat duhet të hidhen maksimalisht më afër qëllimit e quajtur “palina”. Më shumë hollësi për prezantimin e skuadrës bullgare të boçes dhe disa hollësi për këtë lojë zbuloi në konferencën e shtypit drejtori kombëtar i Shpeshëll Olimpiks Hristo Hristozov:

“Loja “boçe” është strategjike. Është tepër e vështirë, që anëtarët e një skuadre t’i mos pengojnë njeri tjetrit. Skuadra bullgare u prezantua shumë mirë nën udhëheqjen e trajneres Jana Koleva. Në këtë lojë trajnerëve u ndalohet të japin udhëzime gjatë ndeshjes, ndryshe nga futbolli, ku këshillat janë të lejuara. Prandaj loja është pak më e vështirë.”

Hristo Hristozovi theksoi edhe suksesin e stafetës, e cila u klasifikua e dyta. Lidhur me këtë ai shpjegoi: “Ka rrezik, që pjesëmarrësit të arrijnë finalin pa shkopin, gjë që ndodhi me disa prej skuadrave, dhe natyrisht ato u diskualifikuan. Atletët bullgarë treguan aftësi të mrekullueshme në dorëzimin e shkopit dorë më dorë.” Sukseset e atletëvespecialë bullgarë ishin në disiplinat e tjera të atletikes së lehtë, në badminton dhe në notimin.

Për herë të parë sivjet Ministria e Rinisë dhe e Sportit pranoi delegacionin e atletëve specialë për Lojërat Speshëll Olimpiks para nisjes së tyre për në Antverpen dhe deklaroi përkrahjen e saj. Lidhur me këtë para sportistëve të talentuar me nevoja speciale zëvendës ministri i rinisë dhe i sportit Kalin Kamenov tha: “Do të pranoj haptazi, se nuk e ndjej veten aq të merituar të qëndroj këtu para juve si përfaqësues i shtetit, i cili, sipas mendimit tim, nuk bën mjaftë për njerëzit me aftësi të kufizuara. Mendoj, se ne politikanët duhet të flasim më pak dhe të veprojmë më shumë. Është fakt, se pak janë njerëzit me aftësi të kufizuara, që kanë mundësi të angazhohen në mënyrë aktive me sport. Shpesh herë ata injorohen nga shoqëria, nga institucionet, gjë që tregon sa punë kemi për t’u bërë. Duhet të bëhemi pak më të mirë, të mendojmë dhe të punojnë më shumë duke u udhëhequr nga zemra dhe shpirti, se sa nga ambiciet politike. Vetëm kështu do të bëhemi një shoqëri të vërtetë.”

Lëvizja “Shpeshëll Olimpiks” u krijua në vitin 1968 nga Junis Kenedi Shrajvër dhe u njoh nga Komiteti Ndërkombëtar Olimpik. Kështu u sigurua mundësi për shfaqje sportive në 32 sporte olimpike 4.2 milion personave me aftësi të kufizuara intelektuale nga 170 vende. Bullgaria u aderua në vitin 1994. Pas një ndërprerje programi startoi në Bullgari prapë në vitin 2003. Deri tashti bullgarët me aftësi të kufizuara intelektuale me sukses ushtrojnë 25 lloje sporti: futboll, topi popullor, basketboll, kanu-kajak, ngritja e peshave, golf, ski alpine e të tjerë. Aktualisht më se 6 mijë atletë me aftësi të kufizuara intelektuale trajnojnë të paktën 2 orë në javë në afro 90 vendbanime. Në programin “Speshëll Olimpiks” marrin pjesë aktive dhe tre universitete bullgare – Akademia Kombëtare Sportive “Vasill Levski”, Universiteti i Sofjes “Shën Klimenti i Ohrid” Universiteti i qytetit Veliko Tërnovo “Shenjtorë Kirill dhe Metodij”. Një nga sfidat para organizatës bullgare “Speshëll Olimpiks” për vitin 2015 është, që me 25 për qind të shtojë kuotën bullgare dhe të prezantohet me sukses në Lojërat Verore Botërore në Los Angjelis vitin e ardhshëm.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grigor Dimitrov (djathtas) dhe Novak Gjokoviq

Grigor Dimitrov dhe Novak Gjokoviq takohen në një ndeshje bamirësie në Sofje

Tenisti ynë më i mirë, Grigor Dimitrov, dhe ish-numri 1 i botës për meshkuj, Novak Gjokoviq, do të përballen në një ndeshje bamirësie. Biletat për ndeshjen, e cila nis në orën 20:00 në sallën Arena Sofia në kryeqytet, janë shitur brenda pak..

botuar më 24-09-17 2.39.MD
Bullgaret kundër Zimbabvesë (nga e majta në të djathtë): Nurgyll Salimova, Viktoria Radeva, Bellosllava Krësteva dhe Gergana Pejçeva

Shahistet bullgare e nisën me fitore pjesëmarrjen në Olimpiadën e Budapestit

Në Olimpiadën e Shahut në Budapest (Hungari) shahistet kombëtare bullgare dhe kampione të Evropës për vitin 2023 fituan ndeshjet e tyre në raundin e parë kundër Zimbabvesë. Të katër përfaqësueset bullgare - Nurgyull Salimova, Viktoria Radeva,..

botuar më 24-09-12 9.48.PD
Grigor Dimitrov

Grigor Dimitrov me një mësim të hapur për fëmijë në Sofje para takimit me Novak Xhokoviç

Grigor Dimitrov do të mbajë një mësim të hapur tenisi për fëmijë nga shkolla të ndryshme në Sofje, disa orë para ndeshjes bamirëse me Novak Xhokoviçin në "Arena Sofja" më 17 shtator. Këtë e konfirmuan nga selia e tenistit më të mirë bullgar...

botuar më 24-09-10 6.23.MD