Pesë partitë – GERB, Partia Socialiste Bullgare, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë, Blloku i Reformatorëve dhe “Bullgaria pa censurë”, janë pjesëmarrëset më të mundshme në Parlamentin e ardhshëm pas zgjedhjeve të parakohshme më 5 tetor. Këtë e tregon sondazhi i fundit i Agjencisë Sociologjike “AlphaResearch”. Megjithëse Partia Socialiste Bullgare aktualisht gëzon rezultatet e parashikimit të muajit maj, ka mundësi që votimi të jetë në favor të GERB-it dhe partive të tjera. Ka mundësi po ashtu Parlamenti i ardhshëm të formohet nga partitë të cilat janë rreth barrierës së hyrjes në Parlament.
Çfarë ndryshim pritet dhe cila nga partitë mund të mos e kalojë barrierën prej 4 për qindësh?
“Vështirësisht mund të thuhet cila parti nuk do të hyjë në Parlament – është i mendimit politologu Dimitër Avramov. – Blloku i Reformatorëve duket se do ta kalojë barrierën, por nuk dihet me siguri. Nuk është e qartë se çfarë do të ndodhë. Vitet e fundit bëhet gjithnjë e më e vështirë për partitë e vogla dhe për partitë rreth barrierës prej 4 për qindësh, sepse në shoqëri ka një pa siguri. Zakonisht mendohet se partitë e mëdha mund ta garantojnë stabilitetin në proceset shoqërore dhe prandaj atyre u besohet më shumë.”
Në Parlamentin e ardhshëm përkufizohet shumica e qendrës së djathtë. Në sfondin e Parlamentit të mëparshëm, të shpallur kabinet ekspertësh, por me mandator të majtë, çfarë ndryshime mund të priten në politikën e ardhshme si në aspektin e brendshëm, ashtu dhe në atë të jashtëm?
“Në planin e politikës së brendshme ka probleme serioze, të cilat kanë vite të tëra që nuk janë zgjidhur – vë në dukje z. Avramov. – Kemi të bëjmë me një model të gabuar midis energjetikës dhe monopolit shtetëror, i cili model është i papërgjegjshëm ndaj tregjeve dhe politikanët e shfrytëzojnë atë si bufer financiar. Kemi të bëjmë me një model pseudo-socialist të funksionimit të sistemit të shëndetësisë. Të ngjashme janë dhe problemet në sistemin e arsimit.” Sipas tij nëse nuk bëhen reforma në këto fusha, do të vazhdojnë të shtohen shpenzimet në to dhe do të vazhdojnë të thahen burimet kombëtare. Detyra e një qeverie të qendrës së djathtë është plani i qartë dhe i thjeshtë për pakësimin e shpenzimeve në fushat e lartpërmendura kështu që ato të bëhen efektive.
Për sa i përket politikës ndërkombëtare
“Bullgaria në vend të parë nuk e ka të qartë çfarë vend është. Dihet se është anëtare e BE-së dhe NATO-s dhe në letër është vend perëndimor por njëkohësisht sillet si pinjoll i bllokut ish-socialist me çdolloj kompleksesh dhe me nocione të vjetruara për botën dhe politikën ndërkombëtare e cila politikë nuk është në favor të interesit kombëtar – është kategorik z. Avramov. – Jemi humbur mes Lindjes dhe Perëndimit dhe dorëzohemi para secilës fuqi të madhe. Dhe kjo nuk do të ndryshojë në të ardhme, sepse nuk bëhet fjalë për ndërrimin e subjekteve politike në pushtet, por për pikëpamjen kombëtare.”
Presioni nga Rusia u debatua gjerësisht në hapësirën publike dhe në media, sidomos në sfondin e projektit “Rryma Jugore”. Si një prej mekanizmave kryesore për ndikim politik nga ana e Moskës shënohet pikërisht presioni energjetik. Ndërkaq, disa partnerë kryesorë evropianë të Bullgarisë vazhdojnë të ripohojnë domosdoshmërinë për ndërprerjen e varësisë energjetike të Bullgarisë nga Rusia.
Si do të zhvillohen ngjarjet rreth projektit “Rryma Jugore” gjatë qeverisjes së ardhshme?
“Për fat të keq Bullgaria nuk disponon një pozitë racionale sa i përket projektit “Rryma Jugore” dhe nuk pres që ajo të ketë një pozitë të tillë. Në qoftë se qeveria bullgare, çfarëdo që të jetë ajo, pavarësisht nëse flasim për Koalicionin e Trefishtë, për Lëvizjen Kombëtare Simeon II para kësaj, për atë të GERB-it, ose për ish qeverinë e zotit Pllamen Oresharski, donte diversifikim të burimeve energjetike, tashmë do të dispononim konektorë me Greqinë, Turqinë dhe Rumaninë. Siç duket, aktualisht konektorë të tillë funksionues nuk ka. Në këtë situatë të gjitha bisedimet për diversifikimin dhe pavarësinë energjetike janë thjeshtë fjalë të kota. Interesi kombëtar bullgar kërkon që projekti të vlerësohet me një vëmendje shumë të madhe dhe të bëhet e qartë se çfarë fiton vendi ynë nga veprimtaritë përkatëse.”
Mirëpo, që të ndodhë kjo, kemi nevojë për një pozitë më të emancipuar, sepse tashmë u bë e qartë se nga ana ruse madje janë ofruar ndryshime legjislative në dobi të projektit.
“Rusia nuk duhet të jetë në pozitën e palës, e cila i ofron ndryshime legjislative një vendi anëtar të BE-së me qëllim garantimin e një projekti, i cili është i rëndësishëm për ekonominë e saj. Nga ana tjetër, Rusia është një shtet serioz dhe mund të bëjë gjëra të tilla. Në të njëjtën kohë Bullgaria nuk është e detyruar t’i marrë parasysh këto gjëra. Është me rëndësi të madhe nëse projekti është i rëndësishëm për ekonominë bullgare. Për fat të keq këto projekte, si “Rryma Jugore” në vendin tonë e ndajnë shoqërinë në dy polat – “pro” dhe “kundër” dhe zakonisht në situata të tilla ne humbasim. Gjithmonë marrim vendimin e gabuar, sepse jemi përqendruar kryesisht te pasionet tona politike, sesa te dobitë racionale nga projekti përkatës.”
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova, Vesella Mançeva
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani, me një pjesëmarrje prej mbi 52%, kandidati i pavarur Calin Georgescu, i cili nuk ishte në..
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën plenare për provën e gjashtë për të zgjedhur kryetar i Kuvendit Popullor, e cila sërish rezultoi e..
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani,..