Çdo vit Dita e Sofjes (17 shtator), festohet me ngjarje të ndryshme kulturore. Tani mes programit të pasur dallohet “Festivali për pop rok muzikë – Sofja 2014”. Ai do të zhvillohet në dy kategori – konkurs për këngë të re pop ose rok bullgare (më 18.09) dhe konkurs ndërkombëtar për interpretues pop dhe rok (19-21.09). Për idenë bamirëse, e cila në kohë zhvillohet rreth kësaj feste tregon muzikanti i grupit “Sprint” Pejo Peev, i cili është ideolog i këtij aktiviteti: “Prej 5 vjetëve “Sprint Production”, bashkë me muzikantët nga “Sprint”, “Impuls” dhe me Petër Gjuzelevin i cili vdiq nga grupi “Shturcite”, themeluam fushatën kombëtare bamirëse, të cilën e emëruam “Le të jemi më të mirë”. Ajo është krijuar për të ndihmuar njerëzit të cilët janë në komë të zgjuar. Deri tani përmes koncerteve popullarizuam këtë kauzë. Bashkia e kryeqytetit dhe Jordanka Fandëkova – kryetare bashkie e Sofjes përcaktuan vendin, i cili do të kthehet në spital për rehabilitim. Me këtë shfaqje muzikore, ne mbledhim mjete për pajisjen e spitalit. Të gjithë këngëtarët e miratuan iniciativën dhe marrin pjesë falas. Paratë e mbledhura nga koncerti më 18 shtator në Pallatin Popullor të Kulturës shkojnë për këtë qendër. Kjo është një kauzë, për të cilën po punojmë për vit të pastë të radhës dhe shpresoj të mund të ketë një fund të suksesshëm.”
Në përkrahje të saj janë dhe shumë artistë, interpretues, sportistë dhe njerëz, të cilët në një ose tjetër mënyrë janë ndeshur me këtë problem. “Më 18 shtator zhvillohet “Konkurs për këngë të re pop dhe rok bullgare” – tregon Pejo Peev. – Në të marrin pjesë 14 këngë të shkruara nga autorë bullgarë. Do të këndohen këngëtarë të disa brezave. Kemi parashikuar dhe recitime të 8 prej muzikantëve tanë, këngët e të cilëve janë në klasifikimin e Radios Kombëtare Bullgare – “Eskalatori Top 20”. Një mik i posaçëm i koncertit është italiani Françesko Baçini.” Konkursi është kombëtar, kurse këngët janë të shkruara nga shkrimtar profesional të teksteve dhe kompozitor. Të gjitha kompozicionet, të cilat do të marrin pjesë në garën muzikore janë zgjedhur përmes një votimi anonim nga redaktorët muzikorë të disa mediave, përfshi dhe nga Radioja Kombëtare Bullgare. Në koncertin në Pallatin Popullor të Kulturës më 18 shtator, një juri profesionale do të përcaktojë vendin e parë, të dytë dhe të tretë. Publiku po kështu do të marrë pjesë në garë, duke votuar për interpretues përmes dërgimit të mesazheve. Pejo Peev i kushton vëmendje dhe faktit se, ky konkurs është për këngë dhe jo për interpretues. Ideja është të mund të inkurajohen autorët bullgarë.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografia është ofruar nga organizatorët
Në periudhën më magjike të vitit, ne u drejtohemi personazheve dhe subjekteve të përrallave me muzikalin e parë bullgar të Krishtlindjeve "Lala e Krishtlindjeve". Muzikali është i përshtatshëm për të gjithë familjen, duke ofruar një udhëtim të..
Magjinë e Krishtlindjes do të sjellë Grupi Vokal “Radiodeca” në një koncert kushtuar kësaj feste të ndritshme. Nën drejtimin e dirigjentes Ilina Todorova, formacioni i fëmijëve do të interpretojë këngë të dashura të Krishtlindjeve. Lexoni më..
Jeta e Virxhinija Sëbeva-GINI është muzika. Si fëmijë ajo ka kënduar në një kor, ka ndjekur një shkollë muzikore, ka marrë pjesë në formatin muzikor “X Factor” dhe ka punuar jashtë vendit. Pasi kthimit të saj nga Norvegjia, ajo ka punuar me fëmijë si..