Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vasill Petrov edhe sivjet e frymëzoi publikun e “Apolonisë”

БНР Новини
Foto: BTA

Radioja Kombëtare Bullgare feston përvjetorin e saj 80-të me një sërë koncertesh në mbarë vendin. Turi filloi më 1 shtator në qytetin e Vranës dhe përfundon më 13 shtator në qytetin e Plovdivit. Pjesëmarrësit e zakonshëm të koncertit janë Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare, këngëtaret Jordanka Hristova dhe Maragarita Hranova, si dhe muzikanti i talentuar Vasill Petrov.

Më 3 shator në kuadër të festivalit “Apolonia” në pushimoren Sozopoll, media jonë e kishte ditën e vet të radios. Krahas aktiviteteve të tjera, Radioja Kombëtare Bullgare dha një koncert i cili u mbyll nga Vasill Petrovi. Ai ekzekutoi veprat e mirënjohura “My way” dhe “New York, New York”, duke e bërë për vete publikun e Amfiteatrit të Sozopollit.

Është për t’u përmendur fakti se gjatë 2011-ës Vasill Petrovi meritoi çmimin “Apolon Toksofors” i cili jepet për kontribut jashtëzakonisht të madh në zhvillimin e kulturës bullgare. Ja se çfarë tha vetë Vasill Petrovi për Festivalin “Apolonia”: “Në “Apolonia” marr pjesë që nga fillimi i festivalit. Para 25 vjetëve pata një koncert këtu. Atëherë nuk i kisha kryer studimet në Akademinë e Muzikës. Nga viti 1994 fillova rregullisht të merrja pjesë në këtë aktivitet. Fillimisht skenës i ngjitesha së bashku me muzikantët e xhazit Ljudmill Georgiev (saksofon) dhe Rumen Toskov (piano), dhe më pas së bashku me formacione të ndryshme muzikore. Kam dhënë gjithsej 20 koncerte. Më të bukurat ishin në Amfiteatrin e Sozopollit bashkë me orkestra të mëdha. Tani po më kujton bashkëpunimi me Filarmoninë e Plevenit nën dirigjimin e Georgi Notevit. Sivjet prezantoj projektin tim të ri i cili është punë e përbashkët me Big Bendin e Radios Kombëtare Bullgare. Ky projekt përfshin pesë këngë autoriale sipas tekstit të Aleksandër Petrovit dhe Mihaill Bellçevit, si dhe hite botërore të aranzhimit të Antoni Donçevit, Angel Zaberskit – bir dhe të Vasko Spasovit. Me Big Bendin e Radios Kombëtare Bullgare punohet rehat dhe është një orkestër shumë e mirë. Pas turit kushtuar përvjetorit të 80-të të radios vazhdojmë me koncertet nëpër vendet e ndryshme të Bullgarisë. Gjatë muajit nëntor do të jap koncerte në ShBA dhe Gjermani. Kam planifikuar po ashtu koncerte për festat e fund vitit, disa prej tyre do t’i jap së bashku me Korin Bullgar.”

Turi i Vasill Petrovit në ShBA do të mbahet nga data 1 deri më 19 nëntor dhe i është kushtuar përvjetorit të 99-të të lindjes së Frank Sinatrës.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Koncert simfonik në një lartësi 2550 m tingëlloi në pistat e skive të malit Pirin

Orkestra “Aramis” pranë Qendrës Ndërkombëtare Kulturore Manheim në Gjermani dha një koncert në majën Todorka të malit Pirin. Një skenë e hapur bore u ndërtua posaçërisht për koncertin jo standard në një lartësi prej 2550 m, duke përfshirë një piano të..

botuar më 25-03-10 9.43.PD
Teodosij Spasov (majtas) dhe Hristijan Cvjatkov

Albumi "Përralla Antarktike" ndërthur xhazin, folklorin dhe muzikën klasike

Muzika e lindur mes akullit – ja çfarë prezantojnë me fyell dhe kitarë Teodosij Spasov dhe Hristian Cvjatkov në albumin e tyre “Përralla Antarktike”, i cili ka premierën më 5 mars, me një spektakël muzikor dhe poetik me regjisore Bojka Vellkova...

botuar më 25-03-05 5.05.PD

"I panjohuri" tregon për ndjenja të pathëna

Këngëtari i ri ROSS prezanton këngën e tij të parë solo - "I panjohuri". Edhe pse me një këngë debutuese, vetë ROSS nuk është i panjohur - Rosen Petrov u diplomua në shkollën vokale në vendlindjen e tij – qytetin Dobriç, dhe tashmë ka një sërë..

botuar më 25-03-04 6.10.PD