Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të zbulojmë thesaret e panjohura të Bullgarisë – Daniella Dimitrova për fytyrën tjetër të turizmit

БНР Новини

“Rruga më e mirë për zhvillimin ekonomik të vendit tonë është turizmi. Por çdo gjë e cila supozon zhvillimin e këtij biznesi duhet të bëhet me njohje, këmbëngulje dhe një planifikim afatgjatë. Dhe jo në vend të fundit – me dashuri”, është e bindur Daniella Dimitrova – themeluese dhe drejtuese e bashkimit “Bullgaria ynë e bukur”. Ai është krijuar gjatë vitit 2008 me idenë të bashkojë përpjekjet e specialistëve në fushat e ndryshme.

“Bullgaria ynë është e bukur, por që të gjithë ne vazhdimisht duhet të punojmë në dy drejtime bazë – të ruajmë pasuritë, të cilat i ka ajo dhe me krenari dhe gëzim tu a tregojmë miqve tanë nga e gjithë bota. Në qoftë se që të gjithë ne bashkohemi – ministri, pushteti vendas, çdo një pronar dhe nëpunës, mund të bëjmë shumë. Bullgaria është një vend i bukur, por duhet të mundohemi të zbulojmë thesaret e saj. Të bëjmë kështu që njerëzit të përjetojnë dy ditë, bile dhe vetëm dy orë, por ato të jenë të paharrueshme, të dashurohen pas vendit tonë dhe të ëndërrojnë të kthehen. Kjo me të vërtetë nuk varet prej ndonjë njeri tjetër – por vetëm prej nesh. Gjatë viteve, në të cilat drejtoj projektin, kemi tërhequr disa nga specialistët më të mirë – arkitektë, inxhinierë, piktorë. Punojmë në një bashkëpunim shumë të ngushtë me kryetarët e bashkive dhe përfaqësuesit e pushtetit vendas. Sivjet i kam drejtuar përpjekjet e mia në vendpushimin e bukur malor Bansko – kohët e fundit u bëra pronare e një hoteli dhe të një taverne, e cila krijon atmosferën e një hani të vjetër. Ideja ime, të cilën tanimë po e kthej në realitet, është të propozojmë një produkt turistik miqve tanë, që gërsheton vizitë të vendeve malore, të kureshtjeve kulturore dhe historike, kuzhina kombëtare dhe surpriza të këndshme. Midis hotelit dhe tavernës distanca është rreth 100 metra. Kemi organizuar “transport” – një karrocë lara-lara të zbukuruar me shkorsa shumëngjyrëshe dhe jastëk... Kurse në tavernë i pret një ushqim i shijshëm dhe muzikë e gjallë.”

СнимкаTë parët të cilët ishin ftuar t’i japin start projektit në Bansko, ishin muzikantët nga orkestra e njohur “Ëndërgraund”. Tani aty tingëllon folklori origjinal vendas në interpretim të “Banskite starçeta”, (gjyshërit nga Bansko) grupi i grave “Babite ot Bansko” (gjyshet nga Banskoja) e të tjerë. “Ushqimin e furnizojmë nga fermat vendase, të gjitha janë një prodhim vendas – djathë deleje, mish, perime. Duam të stimulojmë biznesin e vogël dhe të mesëm. Kjo është edhe një nga detyrat tona”, shpjegon zonja Dimitrova. Ajo është iniciatore dhe organizatore e akoma disa ngjarjeve të rëndësishme, të cilat tani për tani në mënyrë të tërthortë lidhen me turizmin – festival folklorik në një rezervat ekologjik në Bullgarinë Veriore, forum i teatrit të komedisë e të tjera. Do të ketë dhe një varg prej ngjarjeve muzikore, të cilat të mund të pasurojnë kalendarin kulturor të qytetit Bansko.

“Kemi kontakte shumë të mira me Rusinë, Qendra e Industrisë e Republikës së Bullgarisë në Moskë, ambasada, me njerëzit të cilët i ndajnë idetë tona. Me ndihmën e tyre gjatë muajit tetor kemi ftuar një grup rus, mjaft aktual në këtë moment në Rusi – “Mystic Rose”. Muzikantë kanë fansa të shumtë, një pjesë prej tyre do të mbërrijnë me grupin. Do të përpiqemi t’u tregojmë jo vetëm qytetin Bansko dhe malin, por dhe monumente të tjera të kulturës, të vendosura përreth. Vizita e grupit është vetëm fillimi i një vargu të tërë xhaz dhe pop koncertesh, të cilat do t’i organizojnë në Bansko gjatë gjithë vitit.

СнимкаNjë nga veprimtaritë serioze me të cilat jemi kapur, është restaurimi i vendeve tona të shenjta. Më e lehta është kur të vijnë turistët dhe ti shpiem në vendet më të vizituara – Manastiri i Rilës dhe vende të tjera të shenjta, të cilat janë kthyer në një qendër tërheqëse për vizita. I kemi vënë vetes për detyrë të zbulojmë dhe të rivendosim monumente të paditura dhe të panjohura të kulturës. Të tregojmë se projekti “Bullgaria ynë e bukur” me të vërtetë po i kryen idetë e veta. Kemi program vjetor në të cilin bashkë me udhëheqjet kishtare, kryetarët e bashkive e të tjerë, shënojmë kisha dhe manastire të lashtë, dhe përgatisim projektbuxhetin. Punojmë shumë mirë me institucionet bullgare. Projekti ynë është i përkrahur nga Ministria e Ekonomisë dhe të Turizmit. Dhe kjo është shumë e rëndësishme – në këtë mënyrë idetë tona kthehen në veprime reale.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: Allbena Bezovska



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kryeasistenti Radosllav Jordanov: Nuk ka asnjë mënyrë për ta njohur Danubin nëse nuk "zhyteni" në të

Pushimet mund të jenë të paharrueshme jo vetëm buzë detit, ose në mal, por edhe me një shëtitje në plazhet e egra të Danubit. Secili nga qytetet përgjatë brigjeve të lumit të madh na jep mundësi që të shtrijmë një ombrellë dhe të shkelim në rërat..

botuar më 24-09-29 6.15.PD

Me një ekspozitë blogerët e udhëtimit na ftojnë që të njohim qoshet më magnetike të atdheut

"Bullgaria - magnetike dhe e bukur" - me këtë titull, blogerët bullgarë të udhëtimit prezantojnë disa nga vendet më magnetike në vendin tonë. Ekspozita me fotografi unike të realizuara nga udhëtarët mund të shihet në hyrjen e Kopshtit Detar në Varna..

botuar më 24-09-28 8.35.PD

Udhëto ngadalë, pusho aktivisht apo se si turizmi rural në vendin tonë hyri në një fazë të re

Turizmi rural po bëhet një formë e preferuar rekreacioni, veçanërisht ndër familjet dhe të rinjtë që zgjedhin një mënyrë jetese miqësore me mjedisin dhe duan të minimizojnë gjurmën e tyre të karbonit. Dhe nëse disa vite më parë një pushim në fshat..

botuar më 24-09-23 9.25.PD