Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria lidh marrëveshje me Komisionin Evropian për rivendosjen e fondeve të ndaluara evropiane

Foto: BGNES

Gjatë javës zëvendëskryeministrja teknike mbi politikën ekonomike Ekaterina Zaharieva zhvilloi në Bruksel bisedime me komisarin mbi politikën regjionale Johanes Han dhe përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme “Politikë regjionale dhe civile” në Komisionin Evropian. Qenë shqyrtuar mundësitë për zhbllokimin e pagimeve nga ana e Komisionit Evropian mbi programin Operativ krejtësisht të ndaluar “Mjedis rrethues” në të dyja boshtet “turizëm” dhe “zhvillim qytetar” nga programi Operativ “Zhvillim regjional” i Bullgarisë.

Bëhet fjalë për të ashtuquajturat korrigjime financiare në përmasë të rreth 100 milionë eurove për shkak të parregullsive të lejuara  gjatë zhvillimit të porosive shoqërore mbi projekte për “ciklet e ujit” të programit Operativ “Zhvillim regjional” në periudhën 2010-2013. Komisioni Evropian ka këmbëngulur për aplikimin e të ashtuquajturit korrigjim të “sheshtë” financiar, rreth 10% nga secili. Pritet që gjatë javës së ardhshme Bullgaria zyrtarisht ta informoi komisionin, se e pranon këtë propozim. Bëhet fjalë për shkelje të porosive shoqërore, të kryera kryesisht nga baskitë. Por ata nuk disponojnë me buxhetin e duhur për pagimin e të ashtuquajturave “korrigjime”. Prandaj, me kërkesë të presidentit Rosen Plevneliev ministrat teknik pranuan gjobat të paguhen nga buxheti qendror, ku për këtë qëllim do të propozohet aktualizimi i tij pas zgjedhjeve.

Qeveria e fundit e Partisë Socialiste Bullgare dhe të Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë mbronte tezën e kundërt-bashkitë të marrin përsipër vet peshën e procedurave të shkelura prej tyre të porosive shoqërore mbi programet evropiane. Por, e vërteta është se dhe administrata shtetërore kishte po kështu pjesë në parregullsitë e lejuara. I ngjashëm do të jetë qëndrimi dhe gjatë korrigjimeve financiare të llogaritura në këtë moment mbi programin Operativ “Zhvillim regjional” në sferat “turizëm” dhe “një politikë regjionale dhe qytetare. Otiti tek to pritet të përfundojë në fund të muajit duke u supozuar se, korrigjimet financiare do të dalin në rreth 50 milion euro. Zaharieva saktësoi se, paratë mbi këto korrigjime nuk janë të humbura, ato mbeten në dispozicion të Bullgarisë, por do të mund të përdoren për projekte të tjera. E dini se, Programi Operativ “Mjedis rrethues” ka një mbi-marrëveshje në një shkallë të mjaftueshme, kështu që këto para të mund të drejtohen drejt projekteve të tjera, rikujtoi ajo. Në Bruksel zëvendëskryeministrja bullgare shqyrtoi po kështu përgatitjen për periudhën e ardhshme programore mbi Programet Operative “Regjione në rritje”. Qe arritur përparim mbi çështjen për projektet e 28 qyteteve nga tipi vende të vogla të populluara, me kusht, se ruhet parimi konkurrent gjatë zgjedhjes së projekteve me një kriter bazë arritjen e rritjes, krijimin e vendeve të punës dhe ruajtjen e potencialit demograf.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Çmimet e banesave në Sofje po rriten vazhdimisht

Tregu i pasurive të paluajtshme rezidenciale në Sofje në tremujorin e dytë të 2024 mbetet i qëndrueshëm dhe aktiv. Pavarësisht parashikimeve për një qetësi të mundshme, tendencat tregojnë rritje të çmimeve dhe rritje të ndjeshme të kërkesës. Këtë..

botuar më 24-08-06 5.58.MD

Komisioni i Buxhetit miratoi projektligjin për futjen e euros

Komisioni Parlamentar i Buxhetit miratoi në lexim të dytë projektligjin për futjen e euros në Bullgari, të paraqitur nga Këshilli i Ministrave. Bullgaria në Eurozonë – avantazh apo disavantazh? Dokumenti parashikon një periudhë..

botuar më 24-08-02 9.51.PD

Gazi natyror më i shtrenjtë me 4.5% në gusht

Nga sot, 1 gusht, çmimi i gazit natyror do të rritet me 4,5 për qind dhe gjatë gjithë muajit do të shitet me çmimin 60,75 leva (31,06 euro) për megavat orë, njoftoi Komisioni për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit. Me këtë çmim do të marrin lëndën e..

botuar më 24-08-01 3.48.MD