Për të satën herë të radhës nëpunës të “Sistemeve ujitëse” kanë dalë në grevë gjatë këtyre ditëve për shkak të rrogave të pa marra muaj të tërë me radhë. Situata e provokuar mbase nga ndryshimi i pamenduar mirë në ligjin për ujërat gjatë vitit 2010, përsëritet periodikisht që atëherë. Në vija më të përgjithshme bëhet fjalë për këtë – furnizimi i ujit për ujitje të agrarëve duhet të formojë fitimin e shoqërisë, kurse veprimtaritë në bazë të “parandalimit të ndikimit të dëmshëm të ujërave” d.m.th. mirëmbajtja e pajisjeve dhe derdhja e ujit në rastet e shirave të tepërta, të cilat i kemi me bollëk sivjet paguhen nga shteti. Në bazë të shkaqeve të ndryshme, e fundit nuk i paguan firmës.
Me një ndrojtje të madhe zëvendësministri i përkohshëm i bujqësisë inxhinieri Georgi Kostov nënvizoi përpara mediave se në rastin konkret me rrogat shteti nuk ka sesi të ndihmojë: “Kjo është një shoqëri shtetërore, por jo tregtare dhe shteti nuk mund të jap para për rroga aty për aty pa u akuzuar nga Komisioni Evropian në një ndihmë të pa rreglamentuar shtetërore”. Por mbetet e hapur çështja nëse shteti i kryen vendimet e veta personale për pagimin e veprimtarive të firmës mbi “parandalimin e ndikimit të dëmshëm të ujërave”. Për këtë vit janë dërguar 12 milionë leva (6 mln euro), por nuk është kryer detyra që deri më 31 mars shteti të paguaj borxhet e veta të grumbulluara për periudhën 2011-2013.
Këto para është dashur të vijnë nga një degë tjetër, që nuk ka qenë e plotësuar e kështu me radhë. Në përgjithësi paragrafi 22 klasik. Pas këtij problemi me rrogat e papaguara del edhe një tjetër mjaft më i madh – sistemi pothuajse i shkatërruar në praktikë për ujitjen në vend. Shpërbërja e ekonomive kooperative agrare dhe kthimi i tokave ish pronarëve të tyre qe shoqëruar tek ne me shkatërrimin e sistemit shumë të mirë dhe të gjerë dikur prej pendëve, kanaleve dhe stacioneve me pompa për ujitje dhe hidromelioracion. I bën nder shoqërisë “Sisteme ujitëse” se në këtë situatë të ndërlikuar tani për tani e frenon gjendjen e jashtëzakonshme të tanishme në vitin e sivjetshëm, pohoi zëvendësministri.
Drejtori ekzekutiv i firmës Dimitër Metodiev paralajmëron: “Kjo nuk do të thotë se, edhe në të ardhme nuk do të kemi një situatë fatkeqësie. Pjesa më e madhe e pajisjeve, më në veçanti stacionet e pompave janë prej 70 vjetëve. Liqenet artificiale janë të ndërtuara kryesisht gjatë viteve 50 dhe 60 të shekullit të kaluar dhe e kanë kaluar afatin teknologjik për eksploatim.”
Zgjidhjen e këtij problemi të madh për bujqësinë bullgare e presim nga Banka Botërore, e cila duhet deri më qershor të vitit 2015 të përgatisë një strategji për rregullimin dhe drejtimin e sistemit për ujitje dhe hidromeliorim në Bullgari. Zakonisht Banka Botërore lëshon grante për një veprimtari të ngjashme, por në rastin tonë tanimë është kaq e ngutshme dhe kritike, saqë shteti paguan bankën të mund ajo të punojë këtë strategji, komenton inxhinieri Kostov. Bisedimet filluan akoma gjatë vitit 2012, por u zgjatën e u zvarritën dhe marrëveshja ishte e finalizuar mezi gjatë muajit korrik të këtij viti. “U kemi dhënë afate shumë të shkurtra”, theksoi para Radio Bullgarisë zëvendësministri i përkohshëm.
Çfarë pikërisht presim nga ekspertët e Bankës Botërore?
“Së pari projekti duhet t’i bëjë analizë të gjitha veprimtarive mbi ujitjen dhe mbrojtjen nga veprimi i dëmshëm i ujërave – deklaroi zëvendësministri Kostov. – Por duhet dhe të propozojë këto vendime. Fillimisht një strukturë të përshtatshme mbi bazën e praktikave më të mira botërore. Së dyti – mbase ndryshimet në ligj dhe në vend të tretë një periudhë kalimtare për kryerjen e tyre. Dhe po kështu çfarë do të na kushtojë kjo dhe ide për një ndihmë nga jashtë.”
Nën një ndihmë të jashtme kuptohen fondet evropiane, mbase Fondi Agrar Evropian për zhvillimin e rajoneve fshatare dhe mundësisht në kuadrin e periudhës së tanishme buxhetore të Komisionit Evropian (2014-2020).
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Në tremujorin e dytë të vitit 2024, paga mesatare mujore bruto në Bullgari u rrit me 4.5% krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024 dhe arriti në 2296 leva ose 1174 euro, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. Aktivitetet..
Besimi i konsumatorëve u rrit në korrik me 5.6 pikë, sipas një sondazhi të Institutit Kombëtar të Statistikave. Sipas vlerësimit të përdoruesve, situata e përgjithshme ekonomike në vend për 12 muajt e fundit është në përmirësim, pritshmëritë për 12..
Pa diskutime dhe debate, parlamenti më në fund miratoi Ligjin për vënien e euros në qarkullim në Bullgari. Ligji u mbështet nga 167 deputetë nga GERB, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) dhe "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike"..
Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është..