Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tregu i pronës turistike në Bullgari është i qëndrueshëm

БНР Новини
Foto: Veneta Nikollova

Blerësit e pronës së patundshme nuk kanë hequr dorë nga Bullgaria. Për shumicën prej tyre vendi ynë është një rajon i preferuar jo vetëm për pushim, por edhe për qëndrim të përhershëm. Qindra shtetas nga Rusia, Ukraina, Bjellorusia dhe Kazakistani janë pronarë të shtëpisë së dytë tek ne, kryesisht në bregdet, ku qëndrojnë të paktën 3 muaji për vit, që t’u kënaqen ditëve të ngrohta diellore dhe plasjes së dallgëve. Është e dukshme, që as kriza në Krime, as lajmet për përmbytjet e mëdha në Bullgari, as paqëndrueshmëria politike, janë në gjendje të largojnë ata miq, kaq të respektuar nga biznesi.

Afro 12 për qind ulje të të ardhurve gjatë kësaj vere parashikojnë specialistët në fushën e turizmit. Një nga shkaqet është ulja e çmimeve të pushimeve me afro 10 për qind. Tjetra është ulja e aftësisë blerëse të rusëve, të cilët janë miqtë tradicional të bregdetit bullgar. Pikërisht te ta shihet një tërheqje nga tregu i pronës së patundshme. “Në krahasim me qershorin dhe korrikun e vitit të kaluar, gjatë po këtyre dy muajve të këtij viti, dy herë më pakë shtetas rusë shfaqën interes ndaj banesave në Bullgari” – shpjegon Teofill Petrov, drejtor ekzekutiv i kompanisë investuese, e cila punon në tregun bullgar. Mirëpo, kjo ulje u përballua në sajë të rritjes së kontratave të blerjes me shtetasit e ish republikave sovjetike.

Megjithatë, pse rusët, të cilët gjatë viteve shndërruan komplekse të tëra turistike në territore me prani dominuese ruse, tani dyshojnë të bëjnë investime në blerjen e pronës së patundshme tek ne?

“Në radhë të parë filloi kriza me Ukrainën gjë që provokoi zhvleftësimin e rublës ruse. Kjo u bë shkak, që klientët rusë të përmbahen nga blerja e pronës – shpjegon zoti Petrov. – Një ndikim serioz ushtroi edhe falimentimi i agjencive të mëdha turistike ruse, të cilat i braktisën klientët në mesë të pushimeve të tyre. Pjesa dërmuese e këtyre njerëzve janë pronarë të banesave në Bullgari. Kështu që shumë prej tyre kishin vështirësi të vijnë. Është e vërtetë, se shumë shtetas rusë vijnë në Bullgari me veturat private, por ata janë të detyruar të kalojnë përmes Bjellorusisë dhe Polonisë, gjë që e zgjatë rrugën e tyre. Për shkak të situatës ata nuk mund të kalojnë përmes Ukrainës, nga ku rruga është më e shkurtër.”

СнимкаDhe në se rusët kanë dyshim të bëjnë investime, që të blejnë shtëpi të dytë tek ne, çështja me blerësit e tjerë nuk qëndron ashtu. Doli që kohët e fundit po rritet numri i klientëve nga Bjellorusia dhe Kazakistani, që bëhen pronarë të apartamenteve ose shtëpive në Bullgari. Të mos flasim, se gjatë muajve të fundit kontratat me shtetasit e Ukrainës u rritën me 10 për qind. Kjo kategori klientësh nuk është e re për vendin tonë, por është interesante, që nga fillimi i konfliktit ushtarak në Ukrainë, aktiviteti i tyre u rrit. Pse është ashtu?

“Në Bjellorusi dhe Kazakistan që nga viti i kaluar shihet një interes i rritur – shpjegon Teofill Petrov. – Kjo është një tendencë afatgjatë. Ukrainasit kishin mundësi të frekuentojnë pushimoret në Gadishullin Krime deri në fillimin e krizës. Pas zhvillimeve pranverën e tanishme, vajtja e tyre atje është e vështirësuar dhe prandaj ata u orientuan te destinacioni më i afërt për pushim, siç është Bullgaria. Për ukrainasit vendi ynë është i afërt si gjuhë dhe kulturë. Të mos flasim, se është pjesë e BE-së.”

СнимкаNë qytetin bregdetar Sozopoll, kompania në të cilën punon zoti Teofill Petrov, disponon një kompleks me afro 1000 apartamente. Pothuajse të gjithë janë pronë të klientëve rusishtfolës. Dhe nëse para disa vitesh kryesisht anglezët blinin pronë në pushimoret bullgare, me qëllim investimi dhe fitimi afatshkurtër, vendin e tyre dalëngadalë e zënin rusët, ukrainasit dhe bjellorusët. Ndryshe, se ata njerëz mbërrijnë këtu jo të bëjnë biznes, por të provokuar nga emocionet. “Kemi dy tipa klientësh. Tipi i parë kërkon apartamente ose shtëpi, më shpesh në bregdet, me qëllim vendosjen e përhershme në Bullgari, ku e ndjejnë veten si në shtëpi. Tipi tjetër blejnë pronë, që të vijnë të pushojnë në Bullgarinë diellore”, shpjegon Teofill Petrov.

Pavarësisht nga zhvillimet në Ukrainë, ekspertët janë të mendimit, se tendencat e lartpërmendura në blerjen e pronës së patundshme në pushimoret do të vazhdojnë edhe gjatë vitit 2015. Kështu që mund të pritet një qëndrueshmëri në këtë degë të ekonomisë brenda 12 muajve të ardhshëm. Kështu që për një sektor, i cili ndikohet nga koniunktura e ndryshueshme ekonomike dhe politike, ky është një lajm i mirë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: Veneta Nikollova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Muzeu Historik Rajonal - Ruse

Kishat shkëmbore dhe akuariumi më i madh i ujërave të ëmbla – Muzeu i Ruses tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë

Ka një interes në rritje për ekspozitat dhe ngjarjet e Muzeut Historik Rajonal në Ruse. Gjatë 12 muajve të fundit, 95 966 persona kanë kaluar nëpër hapësirat muzeale, që është 5209 persona më shumë se në vitin 2023 – raporton institucioni në faqen e tij..

botuar më 25-01-19 7.10.PD

Bullgaria në hartën dimërore: qendrat tona të skive po punojnë me kapacitet të plotë

Sivjet sezoni i skive në Bullgari filloi më herët se zakonisht falë bora e rënë. Në Bansko sezoni u hap në ditët e para të dhjetorit, dhe fillimi zyrtar u vu një javë më vonë. Edhe zonat e tjera të skijimit po punojnë me kapacitet të plotë.Pavarësisht..

botuar më 25-01-15 7.05.PD
Lagja e Plovdivit të Vjetër

The New York Times: Bullgaria është ndër destinacionet kryesore për vitin 2025 për shkak të Shengenit, dhe jo vetëm!

Ku do të na çojë viti i ri? “The New York Times” na ndihmon të nisim udhëtimet tona me propozime nga lista vjetore e 52 vendeve më të mira për t'u vizituar në 2025. Ndër to, Bullgaria shquhet si një destinacion tërheqës që përqendron vëmendjen e..

botuar më 25-01-11 10.10.PD