Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mesazhet e banjave të vjetra të Sofjes, të transmetuar nëpërmjet objektivit të Zdravko Jonçevit

БНР Новини
6
Foto: Banja në lagjen “Ovça kupell”

Sofja është një prej kryeqyteteve më të pasura me ujëra mineralë në botë. Qyteti ka lindur dhe është zhvilluar në saj të burimeve të tij minerale me veti kuruese, për të cilat ka të dhëna të shkruara që para 2 400vjetësh. Sofja (Ulpia Serdika) shënoi një lulëzim të veçantë  në kohën e pranisë romake rreth shekullit të II pas Krishtit, kur u kthye në qendër të jetës politike dhe kulturore. Banjat minerale të Sofjes janë përdorur edhe në periudhën osmane, kur ndërtohen shumë banja publike, të quajtura hamame.

I frymëzuar nga ndërtesa unike në vjeshtë të vitit 2013 fotografi i ri Zdravko Jonçev fotografoi banjën në Ovça kupell me dëshirën ta tregojë më shumë njerëzve dhe t’i detyrojë ta përfytyrojnë jo vetëm në të kaluarën, por edhe në të ardhmen. Fotografitë përhapen në mënyrë të rrufeshme në rrjetet sociale dhe mediat. Vijojnë banjat në Gorna banja dhe Bankja. Fotografitë shumë shpejtë fitojnë popullaritet, shkaktojnë debate të shumta dhe japin shpresa për rilindjen e banjave dhe për mundësinë një ditë t’i përdorim përsëri. Fotografitë mund të shihen në një ekspozitë të posaçme në të hapur para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” në Sofje deri më 10 shtator. Ajo paraqet bukurinë arkitekturore të banjave minerale të Sofjes.

“Banja e parë që fotografova quhet “Ovça kupell” dhe pranë saj ka një park shumë interesant – shpjegon Zdravko Jonçev. – Parku është krijuar paralelisht me ndërtimin e banjës. Ai ka një larmi të madhe biologjike, mbi 100 lloje pemësh, bimësh dhe shkurresh. Mua në fillim më tërhoqi ky park. Shpesh herë duke shëtitur atje me qenin tim fillova të zbuloja vlerën arkitekturore të kësaj godine me gjithë gjendjen e saj jo të mirë sot, e shikoja nga të gjitha anët. Ajo shkaktoi kureshtjen time dhe kur vendosa të merrem me fotografi hyra në këtë banjë dhe fotografova gjithçka që më bëri përshtypje.”

Fotografitë e Zdravko Jonçevit prej banjës Ovça kupell mbeten më mbresëlënëse dhe më të njohurat.

“Ato më provokuan që të bëjë këtë ekspozitë – rrëfen fotografi. –Njerëzit, të cilët komentuan publikimet e mia filluan të më propozojnë edhe vende të tjera – banjën në Knjazhevo, banjën në Vërshec, në Gorna Banja dhe Bankja. Njerëzit më orientojnë dhe unë bëhem interpretues i dëshirave të tyre. Kemi një trashëgim të mahnitshëm kulturor dhe godina me arkitekturë unike që janë lënë në harresë. Edhe në të ardhmen kam ndërmend të vazhdojë t’i tregojë nëpërmjet objektivit tim.”

Zdravko kërkon edhe mesazhe nga e kaluara. Kështu mbrapa godinave të braktisura zbulohet një botë e tërë e nostalgjisë ndaj kohëve dhe njerëzve më të mirë.

“Këto godina janë ndërtuar nga një shoqëri, e cila për mua është e humbur në një farë shkalle. Më bëri përshtypje, se këto banja janë ndërtuar nga të gjithë. Ka marrë pjesë shteti, por edhe shoqëria është përfshirë në mënyrë fizike në ndërtimin. Bullgarë të shquar kanë ndihmuar me durime. Në ato vite shoqëria bullgare ka qenë e bashkuar, një gjë që sot mungon. Në fakt gjendja e banjave të vjetra aktualisht është një mishërim i shoqërisë sonë. Nëse ajo do të ndryshohet dhe bëhet më e bashkuar, atëherë edhe godinat do të vazhdojnë të ekzistojnë edhe në të ardhmen.”

Gjatë shekujve banjat publike kanë qenë dhe qendër të kontakteve sociale dhe të debateve. Këtë e konfirmon edhe fotografi i ri, duke bërë një paralel interesant me adresën e sotme sociale – internetin.

“Banjat kanë qenë fenomen social. Kanë qenë analog i Facebook-ut të sotëm dhe i rrjeteve sociale. Ato kanë qenë qendra bashkuese në qytet. Shtresa të ndryshme të shoqërisë janë takuar atje, kanë vendosur kontakte, kanë marrë nga herë edhe vendime të rëndësishme.”

Ekspozita përfshin 37 kuadro unike, të fotografuar dhe të përpunuar me ndihmën e teknikës specifike fotografike dhe janë shoqëruar me fakte historike dhe i transferojnë vizituesit në atmosferën e banjave të mrekullueshme minerale kuruese të Sofjes, që sot janë të braktisur dhe të harruar. Aktiviteti është në mbështetje të kandidaturës së Sofjes për Kryeqytet Evropian të Kulturës 2019.

“Unë në të vërtet dua shumë që Sofja të bëhet Kryeqytet Evropian i Kulturës sepse në këtë mënyrë do t’i kushtojnë më shumë vëmendje godinave të vjetra – thotë Zdravko. – Jo vetëm banjave, por edhe të gjitha objekteve arkitekturore me të kaluarën dhe identitet historik. Por edhe në qoftë se Sofja nuk do të fitojë këtë kandidaturë, dua shumë që shoqëria të jetë më e ndjeshme ndaj fatit të monumenteve të saj. Sofja është një bashkim i mahnitshëm i kulturës dhe arkitekturës dhe mendoj, se ajo edhe pa çmimin zyrtar tashmë është Kryeqytet i Kulturës.”

Zdravko Jonçev u bën thirrje njerëzve të jenë më të hapur ndaj bukurive të qytetit.” Duke shëtitur nëpër rrugicat e vogla të Sofjes duhet të ngrenë më shpesh kokat lart për të zbuluar godinat e bukura që i rrethojnë. Prapa këtyre godinave fshihet një e kaluara historike, një mënyrë jetese e cila është identiteti ynë. Ai është i vlefshëm për kohën tonë, ka qene i vlefshëm edhe në të kaluarën. Duhet të mbetet edhe për të ardhmen.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Fotografitë janë ofruar nga Zdravko Jonçevi



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbi 90 tablo të piktorit të madh bullgar Deçko Uzunov janë ekspozuar në një galeri të Sofjes

Për shkak të interesimit të madh për ekspozitën “Deçko Uzunov. Krijesat. 125 vjet nga lindja e piktorit” Galeria e Arteve të qytetit të Sofjes e zgjati ekspozitën me vepra të tij deri më 9 tetor. Ekspozita prezanton mbi 90 vepra në zhanret e..

botuar më 24-09-16 6.10.PD

Fryma e Sofjes së Vjetër pushton qendrën e kryeqytetit

Na ishte njëherë e një kohë një lagje e jashtëzakonshme. Prej saj filloi ndërtimi i Sofjes së Vjetër, sepse ndodhej midis Pallatit dhe stacionit - rruga kryesore që bënte lidhjen e jetës në qytet. Në këtë hapësirë njerëzit jo vetëm plotësonin nevojën e..

botuar më 24-09-13 7.30.PD
Rajna Manxhukova

"Zemra e Bullgarisë tjetër" – dokumentar për një agjenci të vogël me një mision të madh

Në vjeshtën e vitit 1992, nëpërmjet një urdhri të Këshillit të Ministrave në Bullgari, u krijua Agjencia për Bullgarët Jashtë Shtetit për të koordinuar politikën shtetërore ndaj bashkatdhetarëve tanë në mbarë botën. Kryetari i parë, Georgi Danaillov,..

botuar më 24-09-12 7.30.PD