Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofja aktualizon vizionin e saj për pjesëmarrjen e Bullgarisë në NATO para takimit të nivelit të lartë të Aleancës

Foto: arkiv

Ditë para fillimit të Takimit të nivelit të lartë të NATO-së, i cili do të mbahet më 4 dhe 5 shtator në Uels, ishte publikuar versioni i dytë, i aktualizuar i dokumentit, të quajtur “Vizioni: Bullgaria në NATO dhe në mbrojtjen evropiane 2020”, dokument i cili shkaktoi tension në radhët e qeverisë. Versioni i parë e kualifikonte Rusinë si kërcenim për sigurinë kombëtare dhe për këtë arsye ishte tërhequr për rishqyrtim me rekomandim të Kryeministrit Georgi Bliznashki. Nga varianti i dytë u hoq dhe vlerësimi, se “forcimi i aftësive të Rusisë për veprime ushtarake konvencionale provokon ashpër aftësitë tona kombëtare të mbrojtjes”. U hoq gjithashtu edhe pohimi, se “propagandimi aktiv dhe i gjerë i politikës ruse, sidomos me ndërmjetësinë e subjekteve politike dhe ekonomike bullgare dhe të mediave, është një luftë e vërtetë informacioni, që minon integritetin e institucioneve dhe të shtetit”. Por në fakt, aktualizimi i dokumenti kishte të bënte me zbutjen e tonit. Rusia tashmë nuk është përkufizuar si kërcenim për sigurinë kombëtare, por aneksimi i Krimesë nga Rusia është cilësuar si i paligjshëm dhe përbën, bashkë me konfliktin në Ukrainën Lindore, kërcënimin më serioz për paqen dhe sigurinë në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore. Në variantin përfundimtar të vizionit mbeti teza, se Bullgaria është në një prej zonave me përqendrim më të madh të rreziqeve dhe kërcënimeve në bashkësinë euroatlantike, ndërsa tendencat për zhvillimin e tyre janë negative në plan afatmesëm, në disa raste edhe në aspekt afatgjatë. Pohohet gjithashtu, se “hyrja në spiralin e sanksioneve ndikon drejtpërsëdrejti mbi interesat ekonomike të Bullgarisë, e cila duke qenë në varësi jashtëzakonisht të madhe të një furnizuesi të resurseve energjetike, fjala është për Rusinë, nevojitet shumë për diversifikimin e burimeve energjetike dhe për bashkëpunim intensiv me BE për pakësimin e pasojave negative ekonomike nga kriza në lindje të saj”.

Peripecitë rreth korrigjimit të dokumentit shkaktuan reagime kontradiktore. Partia GERB tha, se dokumenti është jashtëzakonisht i nevojshme, por debatet për miratimin e tij janë të vonuara. Kjo parti u distancua nga sulmet politike kundër projektit me argumentin, se ai nuk është përgatitur nga politikanë, por nga ekspertë. I ngjashëm është qëndrimi edhe i Bllokut të Reformatorëve i cili ndan formulimet kryesore të vizionit, përfshi tezën, se Rusia është një prej faktorëve të jashtëm që kërcënojnë sigurinë kombëtare bullgare. E majta, në personin e Partisë Socialiste, është në mendimin e kundërt. Sipas saj, një dokument i tillë nuk mund të hartohet nga një kabinet teknik, sepse tejkalon shumë horizontin e mandatit të tij.

Vizioni do të shërbejë si pikënisje për pozitën e delegacionit bullgar në Takimi e nivelit të lartë të NATO-së. Në të Bullgaria do të përfaqësohet nga Presidenti Rosen Pllevneliev, i cili u solidarizua që me variantin e parë të dokumentit, dhe nga Ministri i Mbrojtjes Velizar Shallamanov, i cili konsiderohet autori i tij kryesor.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Bosilegrad të Serbisë diskutuan për temën e të ashtuquajturit "komb i shopëve"

Një forum u mbajt në klubin e shtypit të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA) në Bosilegrad të Serbisë, i provokuar nga përpjekjet për ta imponuar të ashtuquajturin "komb i shopëve" ( shopët janë një grup etnografik që banon në pjesët perëndimore..

botuar më 25-02-19 9.42.PD

Andrej Novakov nga Parlamenti Evropian: Bullgaria është një faktor i pashmangshëm në rajon

Bullgaria duhet të marrë financim të synuar për mbrojtjen - këtë e ka kërkuar eurodeputeti bullgar i Partisë Popullore Evropiane (EPP), Andrej Novakov nga Komisioneri i ri i Komisionit Evropian (KE) për Mbrojtjen. Diskutimi strategjik i burimeve të..

botuar më 25-02-18 1.07.MD

Më pak se 1/3 e bullgarëve presin ndryshime pozitive nga qeveria e re në SHBA

Sipas sondazhit të rregullt sociologjik të Agjencisë “Gallup International Bolkan” në janar 2025, shoqëria ka pritshmëri të moderuara për ndryshime pozitive në Evropë dhe Bullgari nga politikat e presidentit të ri të SHBA-së, Donald Trump. 30.4% e..

botuar më 25-02-18 11.19.PD