Dita e fundit e gushtit u kthye në një festë për publikun shumëmijësh që kishte mbushur stadiumin “Bëllgarska armija” të kryeqytetit për koncertin e tenorit italian Andrea Bocelli. Për dy orë ai pushtoi publikun me zërin e tij të papërsëritshëm dhe me vepra që përfaqësonin tërë bukurinë e gjinisë së operës. Në fillim të koncertit Andrea Bocelli i gëzoi adhuruesit e tij me arie nga operat “Trovatore”, “Rigoleto” dhe “Traviata”. Për magjinë muzikore që u imponua në skenë kontribuoi dhe orkestra e “Klasik FM Radio”. Më shumë se 130 instrumentistë dhe koristë treguan talentin e tyre nën drejtimin e dirigjentit Marcello Rota. Koncerti vazhdoi me yllin e muzikës italiane pop Ilaria Della Bidia, i cili ishte bashkë në skenë me Bocelli. Ai ndau me publikun temën për dashurinë në aria të ndryshme: “La Vie En Rose”, interpretuar në duet virtual me Edit Piaf, për dhimbjen për dashurinë e humbur me “En Aranjuez Con Tu Amor” dhe “Era Gia Tutto Previsto” për dashurinë birnore me “Mamma”.
Duartrokitjet pa pushim të publikut e kthyen 4 herë yllin e operës në bis. Kështu të pranishmit patën mundësinë të dëgjojnë këngët më të njohura në repertorin e tij – “Love In Portofino”, “Quizas, Quizas, Quizas”, “Time To Say Goodbye” dhe arien e njohur nga “Turandoti” i Puçinit “Nessun Dorma”. Me gjithë se kritika muzikore në botë e përkufizon vendin e Andrea Bocelli më tepër në gjininë e muzikës së lehtë se sa në atë të operës, këngëtari ka publikun e vet për të cilin këto përkufizime nuk kanë rëndësi të madhe.
Radio Bullgaria ishte e vetmja e cila i dhuroi Andrea Bocellit disa albume bullgare me muzike të ansambleve të medias kombëtare.
E dashura e adhuruesve të muzikës xhaz Bellosllava vazhdon fiestën detare me seri koncertesh. Në fund të gushtit bashke me Orlin Pavllovin dhe Ljubo Kirovin ajo prezantoi projektin “Summer Jam” në skenë e Varnës. Pas koncerteve buzë Detit ti Zi Bellosllava me pianistin Zhivko Petrov, partnerin e saj besnik në skenë, do të fillojnë përgatitjet aktive për një koncert në Londër. Më 10 tetor të dytë do të kenë koncert në skenën e xhaz klubit anglez “Hideaway”. Pas kësaj, këngëtarja do t’i përkushtohet punës për albumin e saj të ri me titullin “Koha për mua je ti”, i cili do te jetë gati deri në fund të vitit.
Krishtlindja ka ardhur! Jemi të lumtur nëse kemi ngrohtësi dhe arrijmë t'u dhurojmë dashuri dhe buzëqeshje njerëzve që na rrethojnë. Dhe fryma e Krishtlindjeve - është në zemrat, në dritat, dekorimet dhe .... në këngët. “Për të gjithë ne ditët e ndritura të..
"Më ngadalë" ... këndon Stefan Vëlldobrev, dhe refreni prej disa vitesh përsëritet nga bullgarët brenda dhe jashtë vendit me shpresën për të ulur shpejtësinë me të cilën lëvizim akrepat e orës së përditshmërisë sonë... Stefan Vëlldobrev njihet..
Fondacioni "Natalia Simeonova" dorëzoi dokumentet për regjistrimin e një vatre të kulturës, e cila do të mbajë emrin e legjendës së muzikës rock bullgare Kirill Mariçkov . Këtë e bëri të ditur për BNR ish-prezantuesja e një prej emisioneve të..