Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fondet evropiane janë të nevojshme, por marrja e tyre nuk është e lehtë

БНР Новини
Zëvendëskryeministrja për administrimin e mjeteve nga BE Ilijana Canova
Foto: BGNES

Bullgaria ka përvetësuar mezi gjysmën prej mjeteve të ndara për të në kuadrin e shtatë programeve operative evropiane për periudhën 2007-2013 që në total janë 6 673 628 244 euro dhe deri në fund të vitit mund të mos arrijë të marrë 200 mln euro të planifikuar – bëri të ditur zëvendëskryeministrja për administrimin e mjeteve nga BE Ilijana Canova. Pritet që humbjet më të mëdha të jenë në programet operative “Mjedisi” – afro 82 mln euro, dhe në “Zhvillimi rajonal” – mbi 18 mln euro. Humbjet në programin për zhvillimin e rajoneve rurale dhe në programin operativ “Zhvillimi i sektorit të peshkimit” me siguri do të jenë 78 mln euro dhe më shumë se 5 mln euro, shtoi ministri i bujqësisë Vasill Grudev. Përveç kësaj korrigjimet financiare, që Komisioni Evropian imponon mbi projekte tashme të realizuara, arrijnë në 85 mln euro.

Këto të dhëna janë shumë shqetësuese dhe kërkojnë marrjen e masave urgjente në vend, ku mbi 70% prej investimeve publike u detyrohen fondeve evropiane. Një varësie e tillë e madhe nga financimi evropian është gjë e rrallë ndër vendet anëtare të BE dhe flet për nivelin e ulët të zhvillimit të ekonomisë kombëtare. Dhe në të vërtet, në shtetet e fuqishme ekonomikisht si Gjermania p.sh. përqindja e tyre në shpenzimet publike është mezi 4, në Belgjikë, Suedi dhe Austri – nga 2, në Irlandë, Holandë dhe Danimarkë është 1 %, ndërsa në Luksemburg – zero për qind. Ky është vetëm një konfirmim i ri i së vërtetës tashmë të njohur, se shteti më i varfër në BE është Bullgaria. Kjo do të thotë gjithashtu, se autoritetet në vend duhet të bëjnë më shumë përpjekje për të gjetur dhe për të siguruar mjetet financiare që mungojnë në vend.

Një hap në drejtimin e drejtë për zbulimin e shkaqeve për mbetjen prapa është analiza e parashtruar nga qeveria dhe e cila shërbeu si bazë për debatet e zhvilluara dje në tryezën e organizuar të rrumbullakët me të gjitha institucionet dhe organizatat që kanë lidhje me fondet evropiane. Një prej konstatimeve kryesore vë theksin mbi këtë ngadalësim që vazhdon edhe gjatë këtij viti. Ndërsa ky është viti i shtatë mbas aderimit të vendit tonë në BE, viti i shtatë që kur Bullgaria filloi të marrë mjete nga fondet strukturore dhe të kohezionit të BE. Në të vërtet, shpenzimet e verifikuara nga fillimi vitit deri më 15 gusht arrijnë mezi në 626 mln euro ose 47 % të parashikuar për vitin 2014. Ndërsa shpenzimet e certifikuara, d.m.th. të miratuara nga Komisioni Evropian, janë pak mbi 449 mln euro ose 33% prej rezultatit të planifikuar. Deri në fund të vitit mbetet për të certifikuar dy herë më shumë shpenzime për 884 mln euro. Ky qëllim duket i vështirë për të arritur duke pasur parasysh, se shkaqet kryesore për paaftësinë e administratës bullgare të administrojë mjetet financiare evropiane janë të karakterit të tillë, që kapërcimi i tyre brenda muajve të numëruara duket detyrë e vështirë për zgjidhje. Akoma më tepër duke pasur parasysh krizën politike dhe qeveritare, zgjedhjet e ardhshme dhe administratën e demotivuar dhe jo të sigurt. Në analizën e qeverisë, konkluzionet kryesore të të cilave u konfirmuan në tryezën e rrumbullakët, vihen në vend të parë gabimet në sistemin e prokurimeve publike, që janë shkak për 74 % prej dështimeve. Zëvendëskryeministrja Canova bile nuk përjashtoi mundësinë e abuzimeve. Këtyre gabimeve dhe abuzimeve duhet të shtohen dhe gabimet dhe të metat sistematike – kontroll jo efektiv paraprak dhe kapacitet i dobët administrativ i organeve drejtuese dhe të përfituesve, theksoi zëvendëskryeministrja Canova.

Në këtë sfond rreziku që 2014 të bëhet viti, në të cilin Bullgaria do të humbë më shumë mjete nga fondet evropiane është fare real. Kështu vendi ynë bile mund të zbresë edhe më poshtë nga pozita e tanishme e 24 në klasifikimin e 28 vendeve anëtare për nga shkalla e përvetësimit të fondeve evropiane, të cilët janë shumë të rëndësishme për ekonominë dhe rajonet e vendit, por merren gjithnjë e më vështirë.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vesko Eshkenazi: Zgjedhjet janë shumë të rëndësishme, ndonjëherë nuk e duroj dot atë që shoh në vendin tonë

"Unë votoj sa herë që mundem dhe ndodhem në një vend ku ka një mënyrë për ta bërë këtë," thotë me krenari dhe pa paragjykim për Radio Bulgarinë violinist i njohur bullgar dhe concertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko..

botuar më 24-10-27 7.40.PD

Bullgaria sërish në zgjedhje

Bullgarët zgjedhin sot 240 deputetë, të cilët do të hyjnë në Asamblenë e 51-të Kombëtare. Për pjesëmarrje në zgjedhje janë regjistruar 19 parti dhe nëntë koalicione. Për një vend në parlament do të konkurrojnë 4 858 kandidatë, 3 480 burra dhe..

botuar më 24-10-27 7.10.PD

Një ditë për reflektim para zgjedhjeve të parakohshme për Legjislaturën e 51-të të Kuvendit Popullor

Sot, 26 tetori në Bullgari është dita e reflektimit para zgjedhjeve të shtatë radhazi parlamentare që nga prilli 2021. Në këtë ditë, votuesi ka mundësinë, pa ndikim të jashtëm, të vendosë për votën e tij në ditën e zgjedhjeve. Sot, si dhe në..

botuar më 24-10-26 5.20.PD