Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rreziku nga sëmundja “Gjuhë Blu” nuk do të kalojë së shpejti

БНР Новини
Foto: arkiv

Epidemia e shpërthyer në mes të gushtit e sëmundjes “Gjuhë Blu” ndër kafshët ripërtypëse nuk do të kalojë së shpejti, thonë ekspertët nga Agjencia Bullgare për Sigurinë e Ushqimeve. Pritet një valë e re, e tretë, e sëmundjes “Gjuhë Blu”, parashikon prof. Bojko Likov, drejtor i Qendrës për Vlerësimin e Riskut pranë agjencisë. Sipas fjalëve të tij ulje e rrezikut mund të pritet që rreth nëntorit të këtij viti.

Deri më 20 gusht në vend kishte mbi 3000 dele dhe dhi të vdekur si rrjedhim i infektimit të përhapur nga mushkonjat. Sipas Organizatave të Blegtorëve te ne humbjet e drejtpërdrejta dhe të tërthorta nga epidemia janë për mbi 100 mln leva (50 mln euro). Problemi nuk është lidhur vetëm me humbjet nga kafshët e vdekura, të cilat do të kompensohen sipas çmimeve të tregut, por edhe me humbjet, që do të pësojë tregu nga ndalimi, që aplikohet në raste të tilla për eksportin e kafshëve të gjalla, ndalim ky që vazhdon 6 muaj përpara pas likuidimit të qendrës së shpërthimit të sëmundjes. Pra, fushata e ardhshme e eksportit të qengjave – burimi kryesor i të ardhurave, gjithashtu është humbur.

Blegtorët janë të zemëruar. Ata i dërguan një sinjal prokurorisë dhe kërkuan hetim për këtë “pasivitet kriminal”, sepse shteti ka reaguar që pas një muaji pas shpërthimit të parë të sëmundjes. Që gjatë majit të këtij viti Agjencia Evropiane për Sigurinë e Ushqimeve EFSA paralajmëroi për premisa serioze për përhapjen e viruseve, të cilat e shkaktojnë sëmundjen “Gjuhë Blu” dhe infektimin “Schmallenberg” në Bullgari. Mirëpo autoritetet nuk reaguan me kohë. Që në fund të korrikut ish ministri i bujqësisë Dimitër Grekov kërkoi nga Këshilli i Ministrave 800 mijë leva (400 mijë euro) për parandalimin e sëmundjes. Mirëpo, në fakt ai mori vetëm gjysmën (200 mijë euro). Bojko Sinapov, kryetari i Asociacionit Kombëtar të Blegtorëve, komentoi: “Nuk ia dhanë atij këtë shumë dhe tani shteti duhet të sigurojë 100 mln leva për dëmshpërblime dhe vaksinimin e kafshëve”. Vendi do të ketë nevojë për afro 2.5 mln vaksina, sa është dhe numri i kafshëve ripërtypëse. Fushata e vaksinimit do të mund të fillojë pranverën e vitit tjetër. Pritet që Komisioni Evropian të livrojë gjysmën e mjeteve të domosdoshme për vaksinimin. Buxheti shtetëror tashmë livroi 3 mln leva (1.5 mln euro).

Për herë të fundit infektimi “Gjuhë Blu” ishte konstatuar në Bullgari në vitin 1999, por ishte likuiduar shpejt. Mirëpo vala e tanishme e sëmundjes do të likuidohet më vështirë. Së pari sepse ka kushte më të favorshme klimatike për përhapjen e mushkonjave – mot i ngrohtë dhe verë me reshje shiu. Dhe së dyti për shkak të reaksionit të vonuar të autoriteteve. “Këtë herë përhapja e sëmundjes është kudo dhe siç duket pranverën do të kemi “Gjuhë Blu”, është i mendimit prof. Likov.

Së shpejti do të dihet edhe parashikimi i EFSA-s për rrezikun e një infektimi tjetër ndër kafshët me emrin Schmallenberg. Tashmë janë regjistruar raste të tilla në Serbinë, si dhe në Greqi dhe në Turqi. Le të shpresojmë se këtë herë autoritetet do të jenë në vend dhe do të preferojnë prevencën para mjekimit të mëtejshëm të shtrenjtë.

Deri tani Bullgaria ka qenë kufi i sigurt i BE-së sa i përket ndalimit të përhapjes së sëmundjeve ngjitëse ndër kafshët, të cilat vijnë më shpesh nga Azia përmes kufijve tanë me Greqinë dhe Turqinë. Me përjashtim të periudhave të mungesës së stabilitetit politik, si ato gjatë vitit të fundit, kur veprimet e autoritetit ekzekutiv deri në një shkallë të madhe ishin bllokuar.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD

Si do të ndikojë në BE rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..

botuar më 24-11-04 10.30.MD