Gjatë javës së kaluar qeveria teknike shpalli se, do të vazhdojë ndërtimin e murrit rrethues nëpër kufirin bullgaro-turk, që të mund të ndalojë fluksin e refugjatëve nga Lindja e Mesme drejt Bashkimit Evropian përmes Bullgarisë. Murri duhet të mbulojë përgjithësisht rreth 160 kilometra nga kufiri me fqinjën tonë juglindore, të cilët deri në këtë moment nuk janë përfshirë nga sistemi integrues për video vërejtje. Ndërtimi i ri do të kushtojë rreth 20 milionë euro, kurse sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme muri rrethues do t’u kursejë shumë para taksapaguesve bullgarë, të cilët në këtë moment jepen për patrullat e forcuara nëpër kufirin tonë me Turqinë.
Planet për vazhdimin e gardhit rrethues u kritikuan në mënyrë të rrufeshme. Mbrojtësit e ligjit në Bullgari e akuzuan qeverinë në shkelje të Kushtetutës dhe të një sërë konventave të OKB-së. Mbase kritikë do të ketë dhe nga ana e Bashkimit Evropian, i cili ndaj këtij momenti nuk është shumë i hapur të pranojë refugjatë nga Siria dhe nga pika të tjera të konfliktit në Lindjen e Mesme. Mendohet se rreth 2 milionë sirianë kanë ikur nga atdheu i tyre, kurse Evropa është gati të pranojë mezi 10 mijë prej tyre, dhe mundësisht të jenë të krishterë. Më bujar janë Gjermania dhe Suedia, kurse shumë vende të tjera anëtare të Bashkimit Evropian, si Britania e Madhe dhe Franca, abstenojnë. Brukseli tani për tani angazhohet vetëm me ndihmën financiare dhe teknike për vendet nëpër kufirin e jashtëm të Bashkimit Evropian, por kjo mbase së shpejti do të ndryshohet.
Kryetari i porsazgjedhur i Komisionit Evropian, Zhan-Kllod Junker tanimë shpalli synimin e vet të emërojë një komisar mbi migracionin. Në takimin e fundit të nivelit të lartë të Bashkimit Evropian gjatë muajit qershor udhëheqësit shtetërorë dhe qeveritarë pranuan për herë të parë një program konkret për një politikë të përbashkët të migracionit. Gjatë 5 vjetëve të ardhshme duhet të krijohen mundësi për një migracion legal pranë Bashkimit Evropian, kurse bashkimi do të vazhdojë të investojë dhe të zgjerojë programin ekzistues për kontroll kufitar EUROSUR dhe agjencia FRONTEX. Dhe më e rëndësishmja: pesha nga vala e refugjatëve duhet të shpërndahet në mënyrë solidare midis të gjitha vendeve të Bashkimit Evropian.
Sulmi i refugjatëve nëpër tokë dhe nëpër det drejt “tokës së bekuar”, të quajtur Bashkim Evropian, është një problem i përgjithshëm evropian, por kjo fare nuk është kuptuar nga të gjitha kryeqytetet evropiane. Në këtë moment secili e shpëton veten si të gjejë për më mirë – Bullgaria, Greqia dhe Spanja e shikojnë zgjidhjen e problemit në ndërtimin e gardheve rrethues nëpër kufijtë e veta, kurse vendet më veriore preferojnë ta shtyjnë krizën refugjate në jug. Kurse ajo nuk do të zgjidhet bile dhe me emërimin e komisarit mbi migracionin, sepse në themel të vet, problemi është ekonomik. Dhe do të vazhdojë të ekzistojë, derisa ekzistojnë ndryshimet e mëdha në standardet e jetesës midis Evropës së pasur dhe vendeve të varfra nga Lindja e Mesme dhe Afrika.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..
Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..
Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga..