Bullgaria do të ndërtojë një reaktor të ri të shtatë në Centralin Atomik Elektrik “Kozlloduj”. Ky është një nga vendimet e fundit të kabinetit “Oresharski” që dha dorëheqje. Marrëveshja u nënshkrua në fund të korrikut me koncernin amerikan “Westinghaus”. Kapaciteti i reaktorit të ri bërthamor parashikohet të jetë 1100 megavate, me kohëzgjatjen e shfrytëzimit – 60 vjet. Javën e kaluar drejtori ekzekutiv i Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj” Ivan Genov deklaroi papritur, se nëse reaktori i ri do të ndërtohet, çmimi i rrymës elektrike do të rritet me 10 euro për megavat orë. Këtë deklaratë e befasoi shoqërinë, sepse deri atëherë projekti prezantohej si “tepër i leverdishëm” për Bullgarinë, pa njoftuar detajet. Mirëpo, siç dihet, pikërisht në detajet fshihet shejtani.
Pjesa dërmuese e hollësive rreth reaktorit të ri mbeten të fshehura. Kështu projekti i radhës i madh energjetik rreshtohet në një varg vendimesh të ngjashme jo transparente, miratuara diku në ndonjë dhomë pa dritë dhe t’u paraqitura bullgarëve si një panace të vrullit ekonomik. Bënë përshtypje, se shumica e projekteve janë në fushën e energjetikës. Kështu për shembull marrëveshja nga viti 2001 për termocentralet “Marica Lindje” akoma i peshon energjetikës si një gur mulliri me çmimet e fiksuara të rrymës elektrike. Nuk ndryshohet situata rreth projektit skandaloz të centralit të ri bërthamor afër vendbanimit Belene. Megjithëqë ai u pezullua, pesha e tij financiare si rezultat i procesit gjyqësor me furnizuesin “Rosatom” nuk është e kapërcyer.
Sipas të dhënave paraprake reaktori i ri amerikan në Kozlloduj do të kushtojë afro 4 miliard euro. Tani për tani nuk ka informacion tjetër, megjithëqë pikëpyetjet janë shumë. Vallë, a është ky çmimi definitiv ose u kontraktuan shtesa inflacioni? Si do të ndahen të ardhurat pas ndërtimit të bllokut? Cilat janë rreziqet për ambientin rrethues, për popullsinë, për ekonominë? Dhe më e rëndësishmja: çfarë do të ndodhë me lëndën e përpunuar bërthamore? Elementet e përpunuara nga dy reaktorët ekzistues rus në Kozlloduj transportohen në Rusi.
Pasi Bullgaria harxhoi miliardë për ndërtimin e parealizuar të Centralit Atomik Elektrik “Belene”, shtetasit e vendit më të varfër të BE-së sillen me skepticizëm ndaj çdo projekti të madh energjetik. Një nga shkaqet kryesore për këtë është mungesa e transparencës në projektin “Belene”. Dhe në vend që të nxjerrë mësimet e gabimi, Bullgaria është gati ta përsërisë. Është e dukshme, që kapërcimi i interesave thjeshtë partiake të shumicës parlamentarë në emër të interesave afatgjata kombëtare nuk janë ana e fortë e Bullgarisë. Blloku i planifikuar i shtatë në Centralin Atomik Elektrik “Kozlloduj” ka rëndësinë e vet gjeopolitike. Nëpërmjet investimit amerikan Bullgaria mund të përballojë imazhin negativ në BE-në për shkak të varësisë së saj energjetike nga Rusia. Në këtë sfond edhe me më shumë rëndësi është, që të jetë transparente procedura e miratimit të çdo projekti të madh infrastrukturor. Krahas kësaj duhet të merren në konsideratë pasojat afatgjata jo vetëm për ekonominë por edhe për politikën e vendit. Dhe kjo për arsye, se çdo projekt ekonomik i këtij rangu është edhe politik.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Ekonomia bullgare u rrit me 2,2% në tremujorin e tretë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, sipas vlerësimit ekspres të Institutit Kombëtar të Statistikave. Konsumi final shënoi rritje prej 4.6%, importet e mallrave dhe shërbimeve u..
Konfederata e Punës “PODKREPA” kritikoi ashpër projekt-amendamentet në Kodin e Punës të përgatitur nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, sipas të cilave rritja e pagës minimale lidhet vetëm me inflacionin. Në një deklaratë të përhapur, sindikata..
Prioritetet kryesore të biznesit – anëtarësimi në Eurozonë dhe Shengen me bazë tokësore, mbeten në plan të dytë. Ata janë motorët që mund t'i japin një shtysë ekonomisë dhe mungesa e një qeverie të rregullt i pengon ato të arrihen, tha për BNR..