Kriza politike, e cila shumë vite me radhë e trondiste Bullgarinë, e gjeti zgjidhjen e vet logjike dhe politike me shpërndarjen e Kuvendit Popullor dhe me planifikimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare për vjeshtën. Mirëpo, kriza financiare, e cila e shoqëronte dhe e vështirësonte situatën në vend, ende është larg zgjidhjes së vet. Nuk u bë e qartë a ka nevojë për revizionimin e buxhetit shtetëror këtë vit dhe a është i kërcënuar vendi ynë nga falimentimi apo jo. Askush nuk e kuptoi nëse Banka Korporative Tregtare, e cila është mbyllur, po mbikëqyret dhe është e katërta për nga aktivet në Bullgari, do të falimentojë zyrtarisht, ose mund të përmirësohet gjendja e saj. Mirëpo, nga e gjithë kjo u bë e qartë se imazhi prestigjioz i Bullgarisë si një prej vendeve më të qëndrueshme në drejtim financiar në BE, si një vend, i cili është model i politikës së arsyeshme financiare shtetërore dhe korporative, është i prekur seriozisht.
Shkaqet për problemet në sferën financiare janë shumë, por thelbi i tyre është ndoshta diskreditimi dhe mungesa e besimit të domosdoshëm minimal në institucionet dhe autoritetet zyrtare, kurse besimi, kur të bëhet fjalë për para, është aktivi më i vlershëm dhe pa të nuk mund të ekzistojë asnjë sistem stabil financiar. Para krizës me Bankën Korporative Tregtare, Banka Qendrore Bullgare ishte një prej institucioneve të pakta publike, ndaj të cilit bullgarët kishin besim. Mirëpo, masat e diskutueshme dhe të vonuara për zgjidhjen e këtij problemi ulën në mënyrë të konsiderueshme shkallën e besimit në të, kurse disa ekspertë madje e akuzuan se vetë ajo ka kontribuuar mjaftë për problemet e bankës tregtare dhe për tronditjen e sistemit bankar në vend. Prestigji dhe autoriteti i Bankës Qendrore u ulën deri në një shkallë të tillë se vetë ajo valëviti flamurin e bardhë dhe në mes të muajit veror të pushimeve kërkoi ndihmë urgjente nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Sepse ftesa e bërë nga udhëheqësi i Bankës Qendrore Ivan Iskrov në fund të javës së kaluar, drejtuar shefit të degës për tregje financiare dhe të kapitaleve të fondit Hose Vinals për inspektimin e jashtëzakonshëm të financave bullgare nuk është gjë tjetër veçse njohje e pamundësisë së tij dhe e mungesës së autoritetit. Përveç kësaj deri në marrjen e pushtetit nga ana e pushtetarëve të ardhshëm në fund të tetorit ka pak të ngjarë që financat publike të meremetohen. Madje në qoftë se qeveria e tanishme teknike zbulon, siç tani na premton, të vërtetën e gjendjes së tyre. Nuk ka dyshim se një kontrollim i jashtëm objektiv, profesional dhe kompetent dhe një vlerësim i rreptë i financave të Bullgarisë nga ana e Fondit Monetar Ndërkombëtar do të jenë të dobishme për të dhe do të mund të jenë një bazë e mirë e marrjes së vendime të përshtatshme dhe adekuate për zgjidhjen e problemeve të vendit. Në dallim të vendeve të tjera në botë, në Bullgari FMN-ja është një prej institucioneve më të respektuara dhe ai konsiderohet si mbrojtës dhe ndërmjetës i interesave të zotërinjve botërorë dhe të kapitalit të madh. Nga kjo pikëpamje ekzistojnë të gjitha mundësitë, në qoftë se fondi bie dakord për ta kryer punën e qeverisë dhe të Bankës Popullore Bullgare, që rekomandimet e tij të pranohen mirë, si nga ekspertët dhe politikanët, ashtu dhe nga qytetarët. Mirëpo mbetet pyetja pse përsëri nuk mund ta rregullojmë vetë shtëpinë tonë dhe oborrin tonë.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Kompania bullgare për bare proteinash “Healthy Bars” ka në plan të ndërtojë një fabrikë të re në zonën e kryeqytetit “Vrëbnica”. Për këtë synim tashmë është njoftuar edhe inspektimi rajonal i mjedisit dhe ujërave, ndërsa kompania ka bërë të ditur..
Bullgaria dhe Kina vendosën marrëdhënie diplomatike me njëra-tjetrën 75 vjet më parë - në vitin 1949. Një vit më vonë, Republika Popullore e Kinës dhe Republika Popullore e Kinës shkëmbyen ambasadorë dhe marrëdhëniet dypalëshe u zhvilluan në një..
Nga 1 tetori, Banka Kombëtare Bullgare (BNB) shtrëngon kriteret për bankat për dhënien e kredive për banesa. Vendimi i Bankës Qendrore vjen pas një analize që tregon rritje të ndjeshme të kredive në segment dhe përshpejtimin e saj në tremujorin e dytë..
Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për..