Turizmi nuk është i vetmi sektor i cili regjistron ulje. Ekspertët e FMN-së kanë llogaritur se investimet kapitale të Rusisë tejkalojnë 5 për qind të PBB-së të Bullgarisë, Bjellorusisë, Moldavisë dhe të Malit të Zi. Këtë javë u përhap lajmi se kompania ruse “Lukoil” heq dorë nga tregjet e saj në Çeki, Sllovaki dhe Hungari. Me një dekret të veçantë të presidentit Putin Moska i përgjigj sanksionimit të BE-së dhe ShBA-së, duke ndaluar importin e mallrave bujqësore për një vit nga vendet të cilat kanë aplikuar masat ndëshkimore kundër Rusisë.
Sanksionimi i BE-së ka për qëllim rimendimin e politikës së jashtme ruse për sa i përket krizës së Ukrainës. Në plan afatgjatë izolimi ekonomik i Moskës duhet të bëjë ashtu që qytetarët rusë të dalin kundër Putinit. A është kjo rruga e drejtë, është çështje tjetër. Tani për tani është e qartë një gjë – BE-ja duhet të ketë shumë durim, sepse sondazhet e fundit sociologjike tregojnë se përkrahja për Putinin në Rusi nuk pakësohet aspak. Mirëpo, po rritet tensioni mes vendeve anëtare të BE-së, sepse pasojat nga sanksionimi i Rusisë ndikojnë në mënyrë të ndryshme në ekonomitë e secilit vend. Është e diskutueshme sa gjatë do të vlejë kompromisi i arritur vështirë për sanksionimin, nëse ndërpriten përgjithmonë furnizimet me gaz të vendeve të Evropës Lindore. Përveç kësaj vendet e BE-së kanë raporte të ndryshme, historikisht të argumentuara me Rusinë, të cilat raporte sot janë kthyer në raporte ekonomike. Një shembull i dukshëm është projekti i diskutueshëm “Rryma Jugore”, i cili projekt ishte përkrahur nga qeveria e deritanishme bullgare, por edhe nga Italia, Austria dhe Hungaria. Kjo çështje hedh hije të gjatë bile mbi vendimet politike të BE-së, siç është zgjedhja e përfaqësuesit të ri të lartë të BE-së për politikë të jashtme. Nominimi i ministres së Punëve të Jashtme të Italisë, znj. Mogerini nuk u pëlqen vendeve të Baltikut, sepse ajo konsiderohet të jetë me qëndrime pro-ruse për shkak të përkrahjes së saj të gazsjellësit “Rryma Jugore”.
Diskutimet rreth posteve të larta në Komisionin Evropian nuk përbëjnë interes për qytetarët e zakonshëm, por së shpejti këta të fundit do të ndiejnë pasojat nga sanksionimi i Rusisë. Si duket Brukseli e kundërshton shumë Moskën. Si do të reagojë BE-ja nëse qëndrimet e qytetarëve të tij ndryshojnë? Aktualisht nuk duket bashkimi të ketë largpamje të qartë mbi zhvillimin e ngjarjeve. As nuk është e qartë në duart e dikujt është ahu në sfondin e përshkallëzimit të situatës midis Brukselit dhe Moskës.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Boris Ruge vizitoi Kroacinë për t'u shpjeguar deputetëve vendas rreth misionit të Aleancës në..
"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..
Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga..