Aksioni me shembjen e banesave të paligjshme të romëve në Varna dhe më në veçanti në Stara Zagora shkaktuan jehonë të gjerë. U dëgjuan shumë mendime kontradiktore – nga miratimi ekstrem deri te dënimi i ashpër. Komiteti Bullgar i Helsinkit bile akuzoi autoritetet në Stara Zagora në ushtrimin e “dhunës së institucionalizuar raciste”. U shtruan shume pyetje. Pse, psh shemben banesat e romëve, por nuk bëhet asgjë me ndërtesat dhe hotelet e paligjshme në bregdet? Pse njerëzit që jetojnë në këto banesa të paligjshme kanë adresë së regjistruar aty dhe futurat për energji elektrike dhe uji vijnë në këto adresa? Deri kur romët do të përdoren për lojëra politike dhe a do të ketë dikush favor nga mosintegrimi i tyre?
“Për herë të radhës komuniteti rom përdoret për ndarje dhe nëpërmjet ndarjes ushtrohet pushteti. Përdoret një komunitet, i cili nuk ka të drejta të barabarta të garantuara me shumicën e bullgarëve etnikë për nxjerrjen e devidenteve politike. Këtu bëhet fjalë jo për ndërtesa të paligjshme, por për të drejtën e jetesës së denjë" – është kategorik Viktor Lilov, anëtar i Këshillit civil të Bllokut Reformator dhe producent muzikor shumë vjeçar i orkestrës rome “Karandilla”. Ai ishte njeri prej pjesëmarrësve më tryezën e posaçme të rrumbullakët, të organizuar nga Radioja Bullgaria dhe Binar, kushtuar problemit.
Në këtë frymë është edhe vendimi i Gjykatës në Strasburg, e cila dënoi Bullgarinë për një çështje të ngjashme me motivacionin, se banesat e qytetarëve ankues, janë banesat e tyre sipas Konventës evropiane për mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe nuk ka rëndësi, se ato janë ndërtuar në mënyrë të paligjshme në teren që nuk është pronë e tyre. Shembja e banesave në qytetin Stara Zagora fsheh rrezik për një dënim ndaj Bullgarisë nga Gjykata e Strasburgut, sipas mendimit të specialistëve. Por të tjerë mbështesin kategorikisht vendimin.
“Ligji duhet të respektohet kategorikisht dhe kategorikisht askush nuk mund të fitojë të drejta në bazë të origjinës së vet. Nuk ka mënyrë, në bazë të së cilës ndërtesat e paligjshme të legalizohen për arsye se në to banojnë njerëz, që pohojnë që pasi në vazhdim të 20 vjetëve askush nuk i ka shembur, ata tashme kanë të drejtën për to” – theksoi evrodeputeti Angel Xhambazki nga partia VMRO.
Sipas doc. Mihail Ivanovit, ish këshilltar i presidentit mbi çështjet kombëtare-etnike dhe kulteve, është e nevojshme:
“Të pranohet se territoret e veçuara të qytetit, ku banon popullsia pakicë, është një problem me prioritet për Bullgarinë. Ky problem zgjidhet ne mënyrë të planifikuar, me financimin e nevojshëm, me pjesëmarrjen e banorëve të tij. Nëse ne nuk do të bëjmë këtë, do të lëmë territore të mëdha në formën e getos.
Me gjithë vlerësimet e ndryshme për problemin, pjesëmarrësit në tryezën e rrumbullakët, u bashkuan rreth qëndrimit, se në bazën e tij fshihet pasiviteti i shtetit, i cili brenda 20 vjetëve të fundit nuk ka arritur të ndërtojë një politikë konsekuente dhe aktive jo vetëm në drejtim të strehimit, por edhe në drejtim të integrimit të romëve në përgjithësi.
Sipas Ivan Çakërovit, kryetar i bashkisë në rajonin “Krasna poljana” të kryeqytetit, ku jetojnë shumë romë, shteti bullgar nuk konsideron mjaftueshëm potencialin që fsheh komuniteti rom. Ai është një komunitet i ri, kryesisht në moshë të aftë për punë – nënvizoi ai dhe shtoi:
“Kanë potencial dhe duan të punojnë. Romët nuk tremben nga puna e rëndë. Por shteti, bashkia, policia duhet të bëjnë punën e tyre në këtë drejtim.”
Arsimimi ndoshta është instrumenti kryesor dhe më i rëndësishëm për integrimin e bashkësisë, por edhe ai nuk përdoret në mënyrën e duhur.
“Kur bëhet fjalë për integrimin, duhet të themi se ekziston, por zhvillohet shumë ngadalë", thotë Enço Stefanov, përfaqësues i komunitetit rom.
Përveç se është frytë e politikave, integrimi i romeve pa dyshim lidhet edhe me veprimet e çdo një anëtari të shoqërisë civile, lidhet me ndërgjegjësimin e nevojës për zhdukjen e stereotipave, që dënojnë këtë komunitet në izolim, një realitet prej të cilit humbasin të gjithë.
Përgatiti në shqip: Sofia PopovaMinoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..