Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Banesat e romëve si simbol i integrimit të dështuar

БНР Новини
Foto: BGNES

Aksioni me shembjen e banesave të paligjshme të romëve në Varna dhe më në veçanti në Stara Zagora  shkaktuan jehonë të gjerë. U dëgjuan shumë mendime kontradiktore – nga miratimi ekstrem  deri te dënimi i ashpër. Komiteti Bullgar i Helsinkit  bile akuzoi  autoritetet në Stara Zagora në ushtrimin e “dhunës së institucionalizuar raciste”. U shtruan shume pyetje. Pse, psh shemben banesat e romëve, por nuk bëhet asgjë me ndërtesat dhe hotelet e paligjshme në bregdet? Pse njerëzit që jetojnë në këto banesa të paligjshme kanë adresë së regjistruar aty dhe  futurat për energji elektrike dhe uji vijnë në këto adresa? Deri kur romët do të përdoren për lojëra politike dhe a do të ketë dikush favor nga mosintegrimi i tyre?

“Për herë të radhës komuniteti rom përdoret për ndarje dhe nëpërmjet ndarjes  ushtrohet pushteti. Përdoret një komunitet, i cili nuk ka të drejta të barabarta të garantuara me shumicën e bullgarëve etnikë për nxjerrjen  e devidenteve politike. Këtu bëhet fjalë jo për ndërtesa të paligjshme, por për të drejtën e jetesës së denjë" – është kategorik Viktor Lilov, anëtar i Këshillit civil të Bllokut  Reformator dhe producent  muzikor shumë vjeçar i orkestrës rome “Karandilla”. Ai ishte njeri prej pjesëmarrësve më tryezën e posaçme të rrumbullakët, të organizuar nga Radioja Bullgaria dhe Binar, kushtuar problemit.


Në këtë frymë është edhe vendimi i Gjykatës në Strasburg, e cila dënoi Bullgarinë për një çështje të ngjashme me motivacionin, se banesat e qytetarëve ankues, janë banesat e tyre sipas Konventës evropiane për mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe nuk ka rëndësi, se ato janë ndërtuar në mënyrë të paligjshme në teren që nuk është pronë e tyre. Shembja e banesave në qytetin Stara Zagora fsheh rrezik për një dënim  ndaj Bullgarisë  nga Gjykata e Strasburgut, sipas mendimit të specialistëve. Por të tjerë mbështesin kategorikisht vendimin.

“Ligji duhet të respektohet kategorikisht dhe kategorikisht askush nuk mund të fitojë të drejta në bazë të origjinës së vet. Nuk ka mënyrë, në bazë të së cilës  ndërtesat e paligjshme të legalizohen për arsye se në to banojnë njerëz, që pohojnë  që pasi në vazhdim të 20 vjetëve askush nuk i ka shembur, ata tashme kanë të drejtën për to” – theksoi evrodeputeti Angel Xhambazki nga partia VMRO.

Sipas doc. Mihail Ivanovit, ish këshilltar i presidentit mbi çështjet kombëtare-etnike dhe kulteve, është e nevojshme:

“Të pranohet  se territoret e  veçuara të qytetit, ku banon popullsia pakicë,  është  një problem me prioritet për Bullgarinë. Ky problem  zgjidhet  ne mënyrë të planifikuar, me financimin e nevojshëm, me pjesëmarrjen e banorëve të tij. Nëse ne nuk do të bëjmë këtë, do të lëmë territore të mëdha në formën e getos.


Me gjithë vlerësimet e ndryshme për problemin, pjesëmarrësit në tryezën e rrumbullakët, u bashkuan rreth qëndrimit, se në bazën e tij fshihet  pasiviteti i shtetit, i cili  brenda 20 vjetëve të fundit nuk ka arritur të ndërtojë një politikë konsekuente dhe aktive jo vetëm në drejtim të strehimit, por edhe në drejtim të integrimit të romëve në përgjithësi.

Sipas Ivan Çakërovit, kryetar i bashkisë në rajonin “Krasna poljana” të kryeqytetit, ku jetojnë shumë romë, shteti bullgar  nuk konsideron mjaftueshëm potencialin që fsheh komuniteti rom. Ai është një komunitet i ri, kryesisht në moshë të aftë për punë – nënvizoi ai dhe shtoi:

“Kanë potencial dhe duan të punojnë. Romët nuk tremben nga puna e rëndë. Por shteti, bashkia, policia duhet të bëjnë punën e tyre në këtë drejtim.”

Arsimimi ndoshta është instrumenti kryesor dhe më i rëndësishëm për integrimin e bashkësisë, por edhe ai nuk përdoret në mënyrën e duhur.

“Kur bëhet fjalë për integrimin, duhet të themi se ekziston,  por zhvillohet shumë ngadalë", thotë Enço Stefanov, përfaqësues i komunitetit rom.

Përveç se është frytë e politikave, integrimi i romeve pa dyshim lidhet edhe me veprimet e çdo një anëtari të shoqërisë civile, lidhet me ndërgjegjësimin e nevojës për zhdukjen e stereotipave, që dënojnë këtë komunitet në izolim,  një realitet prej të cilit humbasin të gjithë.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Fotografi: BGNES


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD
Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD