Martin Rallçevski është teolog për nga arsimi, ka ndërruar mjaftë profesione, derisa të vendoset në Angli, ku banon nga pesë vjet. Është autor i pesë romaneve. Para më shumë se 10 vitesh në Meksikë, derisa ishte stantmen në filmin e njohur “Troja” me pjesëmarrjen e Brad Pitit, për herë të parë ai mori vendimin për të shkruar një libër. “E ndjeva se dua ta lërë diçka pas meje dhe kjo gjë të mos jetë materiale” – thotë ai. Aktualisht ai është duke punuar mbi librin e tij të gjashtë, i cili do të ketë emrin “Antikrist”. Analogjia me titullin e romanit të klasikut bullgar Emilian Stanev nuk e shqetëson. Ideja e tij për Antikristin është në kuptimin e drejtpërdrejtë dhe në librin e tij do të rrëfehet për njeriun, i cili do ta sjellë me vete fundin e botës.
Shkrimtari Martin Rallçevski është shumë fetar dhe prandaj besimi i tij ndaj Zotit është një prej frymëzimeve të tij më të mëdha. Ëndërron për të jetuar në një botë, ku dhuna nuk ekziston, kurse varfëria është me dimensione shumë të vogla. Pyetjes a ka marrë vështirë vendimin për të emigruar, ai përgjigjet se gjithmonë është përpjekur për të jetuar sipas moralit dhe vlerësimeve, rendit dhe ligjit, të cilat respektohen jashtë shtetit. Sepse atje, ku ka rend dhe ligje, edhe ekonomia ecën mirë, edhe jeta është më e mirë. Për Bullgarinë Rallçevski thotë: “Atdheu është këtu, kurse unë jam diku atje. Larg. Ka shumë emigrantë që nuk e dinë rrugën e drejtë. E dua këtë tokë të bukur dhe këtë popull të mirë. Ky është populli im!
Jeni autor i pesë romaneve deri tani, para se të dalë vëllimi juaj me tregime “Emigranti”. Zakonisht ndodhet e kundërta.
“Ndodhi kështu qe mua nuk më pëlqenin kaq shumë tregimet. Është bukur që njeriu të zhytet në një roman. Sidomos në qoftë se romani pasqyron një ngjarje të vërtetë. Prandaj kam romane, ku shumë prej ngjarjeve janë përjetuar dhe janë të vërteta. Por megjithatë ka edhe ngjarje të sajuara. Kur fillova të shkruaj romane, nuk mund të tregoja ngjarje, që nuk kanë ndodhur vërtetë. Me kalimin e viteve, sidomos pasi u nisa jashtë, grumbullova histori të vërteta, që janë shumë interesante. Atëherë vendosa t’i grumbulloja të gjitha ato në një vëllim. Kështu u krijua “Emigranti”, ku ka gjithsej 30 tregime.”
Si jeta jashtë shtetit e ndryshoi mënyrën, në të cilën shkruani, tematikën dhe mesazhet ndaj lexuesve?
“Jashtë shtetit njeriu përjeton dhimbje dhe vuajtje, që nuk “janë lugë për çdo një gojë”. Disa emigrantë integrohen dhe ndihen si në atdhe, kurse disa të tjerë vuajnë shumë. Kur njeriu vuan dhe jeton në tension, ai është disi më i sinqertë. Siç ka thënë Dostojevski, “Duhet të vuash”, por jo të vuash në mënyrë artificiale, kur jeta të vendosë në qoshe, nga kjo pikëpamje nëpërmjet dhimbjes ti e ndien më mirë dhimbjen e huaj. Më pyetën: Si mund të ndihet dhimbja e huaj, po të jetosh atje më mirë? Unë iu përgjigja: Ndihet. I kuptoj njerëzit më mirë. Po flas për njeriun e zakonshëm, për njeriun e varfër, për bullgarin e thjeshtë. Këtë njeri, bashkatdhetarin e zakonshëm e ndiej më të afërt dhe e kuptoj më mirë, kur jam atje.”
Dëshira e tij më e madhe është që një ditë ta nxjerrë bukën e gojës vetëm si shkrimtar.
“Ky djalë i lartë dhe i fuqishëm, ky vëlla dhe shoku im shkruan si gjithmonë! Ia thashë këtë vetes, pasi e lexova librin “Emigranti” – thotë shkrimtari Kalin Terzijski, duke e paraqitur librin në fjalë. – Pas pesë romaneve të Martin Rallçevskit, janë të gatshme dhe këto tregime të bukura.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..
Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...
Institucioni më i madh i arsimit të lartë në Portugali ka 252 000 studentë, 20 000 prej të cilëve janë nga kombësi të tjera. Në këtë konglomerat të veçantë kulturash, një vend të veçantë për më shumë se 30 vjet ka edhe kultura bullgare. Lektorati i..
Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita..