Në orën 12 pa pesë minuta, pra ditën e fundit para skadimit të afatit, qeveria në dorëheqje miratoi skemën e shpërndarjes së subvencioneve për njësi sipërfaqeje bujqësore në periudhën 2014-2020. Faktikisht kjo skemë do të funksionojë nga fillimi i vitit 2015.
Sipas fjalëve të ministrit në dorëheqje të bujqësisë, Dimitër Grekov skema e re është “maksimalisht e drejtë”. Qëllimi i ndryshimeve në raport me skemën e periudhës së parë të shpërndarjes së fondeve evropiane deri në 2013, ishte që të evitohet jo bilanci në mbështetjen e fermerëve. Në atë periudhë doli kështu që 4-5 për qind e fermerëve merrnin më se 80 për qind e subvencioneve të drejtpërdrejta për njësi sipërfaqeje. Doli po ashtu që në Bullgari dhe Rumani ka përqendrim jashtëzakonisht të madh të tokës se zakonisht në BE, pra ekonomi pak për nga numri, por me sipërfaqe të mëdha, dhe qindra ekonomi shumë të vogla. Ja nga doli shpërndarja e padrejtë e subvencioneve për fermerët.
Për përballimin e këtij problemi qeveria bullgare është dakord me tavanin e subvencioneve të cilin tavan e propozoi BE-ja. Pra, sipas tij, një fermer mund të marrë maksimalisht 300 mijë euro. Dhe subvencionet nga 150 deri në 300 mijë euro të pakësohen me 5 për qind. Skema e re e shpërndarjes së subvencioneve evropiane përfshin mbështetje suplementare për 300 dynymët e parë, pra masa hasur më së shpeshti në ndarjen e ekonomive bujqësore. Ata do të marrin suplementarisht 7.5 euro shtesë për një dynym, plus 15 eurot që zakonisht u takojnë atyre. Pra kemi rritje të ndejshme prej 50 për qind. Ekspertët paralajmërojnë se është filluar një proces i copëtimit të ekonomive më të mëdha në ekonomi me sipërfaqe deri në 30 dynymë me qëllim stimulimin suplementar. Nga fillimi i vitit prodhuesit bujqësorë, të cilët punonin tokë deri në 30 dynymë, u shtuan me 16 mijë, pohojnë të njohurit me procesin. Në këtë lidhje organizatat bujqësore propozojnë që të aplikohet një vit referent para fillimit të procesit të copëtimit të qëllimtë.
Më së shumti u kundërshtua masa sipas së cilës fermerët më të vegjël me tokë të punuar nga 0.5 deri në 3 dynymë, të cilët fermerë numërojnë rreth 100 mijë, marrin supelementarisht deri në 1250 euro në vit. Mendohet se në këtë mënyrë ndihmohen ekonomitë më të vogla për t’u ekzistuar edhe më tej, por nuk i stimulon ato që të zhvillohen. Disa njerëz mendojnë se kjo masë ka të bëjë me fushatën parazgjedhore. Që të mos ketë abuzime, aplikohet kërkesa “fermer aktiv”. Ky është preson i cili duhet të regjistrohet si prodhues bujqësor, të punojë së paku 50 për qind të sipërfaqes së tokës dhe kjo e fundit të formojë së paku një të tretën e të ardhurave.
Skema e re e subvencionimit të drejtpërdrejt parashikon që 13 për qind e shumës së përbashkët t’u drejtohet sektorëve të lëna pas dore si rritja e perimeve, frutave dhe e kafshëve. Në periudhën 2007-2013 shpërndaheshin 3.5 për qind e subvencioneve direkte. Gjatë 2014-ës ato u shtuan deri në 6.5 për qind, ndërsa nga 2015-a deri më 2020 do të jenë 13 për qind. Plus 2 për qind për rritjen e kulturave proteine. Skema e subvencionimit suplementar do të vlejë edhe për kultura të tjera nga fusha e prodhimit të perimeve, rritja e pemëve, prodhimi biologjik, rritja e bletëve, si dhe për kulturat eterike dhe vajdhënëse.
Një prioritet tjetër i skemës së re ka të bëjë me mbështetjen e fermerëve të rinj që është çështje problematike në të gjithë BE-në. Gjatë vitit 2015 fermerët deri në moshën 40 vjeçare do të marrin suplementarisht 25 për qind të subvencioneve për njësi sipërfaqeje. Kjo shtesë vlen për 30 dynymët e parë të ekonomive të tyre. Për subvencionimin suplementar të fermerëve të rinj do të ndahet buxhet deri në 2 për qind i pakos financiare të subvencioneve të drejtpërdrejta.
Buxheti i subvencioneve të drejtpërdrejta për njësi sipërfaqeje bujqësore për Bullgarinë gjatë periudhës 2014-2020 është në vlerë 5.3 mlrd euro në sfondin e 7.5 mlrd eurot në tërë buxhetin bujqësor. Faktikisht, bëhet fjalë për një buxhet shumë modest në krahasim me subvencionimin e vendeve “të vjetra” të BE-së. Kjo paracakton aftësitë më të vogla për konkurrencë të produkteve bujqësore bullgare.
Përktheu: Anna Kapitanova
Më 16 shkurt Radio Bullgaria feston 89 vjetorin e saj. Gjatë gjithë këtyre viteve, media jonë shumëgjuhëshe ka qenë jo vetëm një kanal informacioni, por ka krijuar një lidhje të paçmuar me audiencën tonë në mbarë botën. Sot Radio Bullgaria ofron përmbajtje..
Pak ditë më parë, zogu i parë i pelikanit dalmat (Pelecanus crispus) i këtij sezoni u çel në zonën e mbrojtur Kalimok - Brëshlen pranë qytetit të Danubit, Tutrakan , njoftoi Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve "BirdLife Bulgaria". Prindërit e tij..
Dita Botërore e Radios – 13 shkurti, këtë vit i kushtohet ndryshimeve klimatike. Zgjedhja nuk është e rastësishme - viti 2025 është identifikuar nga Marrëveshja e Parisit si çelësi nëse njerëzimi do të përmbushë qëllimin e tij afatgjatë për të kufizuar..
At Ljubomir Bratoev ishte pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në ngjarjet e themelimit të bashkësisë së kishës ortodokse bullgare në Berlin. Ai mbërriti në..