Zhurma e shatërvanit është tipike në një prej vendeve më të vizituara dhe artistike në qendër të Sofjes. Bëhet fjalë për Kopshtin e Qytetit, i cili është më i njohur si Kopshti i Vogël para Teatrit Popullor. Gjatë ditëve të para verore parku nuk mbetet i zbrazët kurrë. Përveç se është vend takimesh, koncertesh dhe ekspozitash në të hapur, tregjesh dhe shfaqjesh të ndryshme kulturore, kopshti është një prej vendeve më të dashura të banorëve të kryeqytetit. Ai i tërheq sofjanasit me freskinë e shatërvanit, madhështinë e godinës së Teatrit Popullor “Ivan Vazov”, me shpirtin e Galerisë së Arteve Figurative të Sofjes dhe me statujat e bukura në hapësirën e parkut, të cilat janë pjesë e atmosferës së këndshme të këtij vendi.
Kopshti i Qytetit është parku më i vjetër në Sofje. Ai ka ekzistuar që para Çlirimit nga Zgjedha Osmane në vitin 1878, kur dispononte një sipërfaqe te vogël. Të njëjtin vit – 1878, ai u zgjerua, kishte një kënd ujor, një pavijon për muzikantët dhe një sahat diellor. Kopshti i Qytetit ruan një pjesë të historisë së Sofjes së Vjetër dhe për çdo një godinë rreth tij mund të rrëfehet shumë. Galeria e Arteve Figurative e Sofjes ndodhet në godinën e ish kazinosë së qytetit dhe disponon një prej koleksioneve më të rëndësishme të artit bullgar. Kjo është dhe galeria e parë e përhershme në Bullgari.
Kopshti është një vend i preferuar nga njerëzit e çdo një moshe. E vizitojnë sofjanasit e brezit më të moshuar, të cilët mbajnë mend hollësi interesante për vendin.
Ja se çfarë na tregoi një sofjanase e moshuar: “Ka shumë humor në këtë kopsht, në të njëjtën kohë Teatri Popullor është përballë dhe prandaj po vij këtu me një kënaqësi të madhe. E vizitoj kopshtin që prej mjaftë vitesh dhe më kujtohet se në të kaluarën mu para Teatrit Popullor kishte një statujë shumë të bukur të një njeriu të vogël. Më vjen keq se ajo tashmë nuk është këtu, kjo ishte para mjaftë kohe.”
Teatri Popullor u ndërtua në vitin 1907 në vendin e teatrit të vjetër “Themeli” sipas projektit të arkitektëve nga Vjena. Në vitin 1928 ishte dërguar teknikë skenike nga Gjermania, teknikë, të cilën kanë pasur vetëm teatrot më të mirë evropianë, teknikë kjo që funksionon edhe sot e kësaj dite. Gjatë inaugurimit të tij solemn më 3 janar 1907 një grup studentësh e fishkëllyen princin Ferdinand I dhe ai vendosi për ta mbyllur Universitetin e Sofjes për 6 muaj. Deri në vitin 1999 në Kopshtin e Qytetit ndodhej Mauzoleu i Georgi Dimitrovit, udhëheqësi i Partisë Komuniste Bullgare dhe sekretar i përgjithshëm i Kominternës, kryeministër i Bullgarisë. Pas shkatërrimit të mauzoleut atje hapet një pamje e mrekullueshme drejt Galerisë Kombëtare të Arteve.
Vizituesit e rregullt të Kopshtit të Qytetit janë shahistët dhe nënat me fëmijë, kurse lëndinat janë vendi i dashur i të rinjve, të cilët shtrihen, duke biseduar, i bien kitarës, apo dëgjojnë muzikantët në rrugë.
Dobri punon afër dhe e viziton shpeshherë kopshtin...“Shatërvani është shumë i bukur, iniciativa lidhur me panelet informative, ekspozitat gjithashtu janë shumë interesante. Vendi mirëmbahet i gjelbër dhe duket shumë i mirë.”
Allbena e viziton kopshtin shpeshherë, sepse ky është një prej vendeve të saj më të dashura në Sofje. “Për mua ky është vendi, ku takohem me miqtë e mi. Më pëlqen, sepse jemi në qendër të qytetit, ka shumë njerëz, njeriu mund të shohë fytyra të njohura. Mund të ulesh në të hapur, pa dëgjuar zhurmën e veturave.”
Ja një grua, e cila thjeshtë pushon në qendër të qytetit:“Banoj afër dhe më pëlqen për të ardhur këtu. E vizitoj këtë vend shpesh, që të lexoj libra dhe të shkruaj tregime. Më pëlqen atmosfera, sepse ka shumë njerëz të buzëqeshur, dëgjoj të qeshurit e fëmijëve, vendi është i gjallëruar...”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: Hristina Taseva
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..
Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës..