Koalicioni i mbrojtësve të natyrës dhe organizatat civile “Që të mbetet natyra në Bullgari” dhe rreth 10 asociacione nga dega turistike firmosën kohët e fundit memorandum për veprime të përbashkëta sa i përket zhvillimit të turizmit në Bullgari. I shkaktuar nga sulmet e vazhdueshme për rindërtim të bregut të detit dhe të maleve tona, memorandumi e ve theksin mbi ruajtjen e natyrës dhe të trashëgimisë kulturore si një prioritet bazë për zhvillimin e turizmit bullgar.
Iniciativa për krijimin e dokumentit erdhi jo nga organizatat mbrojtëse të natyrës, por nga rrethet e vet degës turistike. Sepse “pa natyrë nuk ka turizëm dhe pa një trashëgimi kulturore nuk ka atraksione turistike”.
“Kjo është një provë e guximshme të mund të mbrojmë turizmin, të ruajmë natyrën dhe vlerat kulturore dhe historike – deklaroi kryetari i Dhomës Turistike Bullgare, Stojan Llazarov. – Memorandumi është një hap i guximshëm për një kundërvënie të strukturave politike – oligarkike në turizëm. Ne që të gjithë ndiejmë angazhim drejt ruajtjes së natyrës dhe të trashëgimisë kulturore për prosperitet të turizmit.”
Dimitër Popov, anëtar i Këshillit Drejtues të Asociacionit të Operatorëve Turistik Bullgarë dhe të Agjentëve Turistikë, e konsideron memorandumin për të vonuar me pothuajse 15 vjet. Sipas fjalëve të tij një nga problemet bazë është “kapaciteti tepërt i bazës së shtretërve”.
“Si rezultat Bullgaria ka një zënie më të ulët mesatare vjetore të bazës së shtretërve mbase në të gjithë Evropën, dhe të ardhurat më të ulëta nga fjetjet – pohon z. Popov. – Në këtë mënyrë likuiduam një segment të lartë të tregut, siç është turizmi familjar. Kurse ai në të kaluarën ishte në një nivel më të mirë krahasuar me Greqinë Veriore në Gadishullin e Halkidikit. E zëvendësuam turizmin familjar me atë të rinisë, me një klasë shumë më të ulët, që sjell dhe probleme të shumta. Përse u bë kështu? Sepse baza e dikurshme prej 36 mijë shtretër në kompleksin Sllënçev brjag (Sunny Beach) për shembull sikurse menjëherë arriti gjysmë milionë shtretër. Likuiduam edhe turizmin me çadra, i cili në pamjen e vet moderne mund të jetë dhe luksoze dhe mjaft fitimprurëse.”
Sipas problemeve të modelit ekspansiv të zhvillimit të turizmit bullgar, profesionalistët venë në dukje mos lidhjen e ndërtimit të hoteleve të reja me mundësitë për drejtim ndaj tyre të fluksit turistik. Qëllimi diskutues për ndërtimin e bazës prej 20 mijë shtretërve në vendin Karadere në bregun detar, zoti Popov e komenton kështu:
“Nga pikëpamja e operatorëve turistikë mund t’u them se, që të mund një bazë e tillë të sjellë të ardhura, investuesi duhet të sjellë një fluks të mjaftueshëm turistësh. Në qoftë se një turist fle mesatarit 5 net për të arritur 30% një zënie mesatare vjetore, që është minimumi sanitar për të ardhura të investimit, duhet të gjenden 300 mijë turistë të rinj, të cilët të shkojnë pikërisht në Karadere. Që ku dhe si do të vijnë ata? Do tu them, se një varg i ç’arterit për shembull për të gjithë verën sjell 1200-1500 turistë. Qëllimi të ngjashme investuese janë një marrëzi.”
Bullgaria nuk është një vend i madh dhe mundësitë për zhvillim intensiv janë të kufizuara, komenton operatori turistik.
“Dhe në qytetin Bansko dhe në Pamporovo kemi pasur turistë, të cilët vijnë për një javë për trekking. Pas ndërtimit të tepruar, ata tanimë qëndrojnë jo më tepër se 3-4 net – thotë Dimitër Popov. – Nuk mundet të zgjerohen as malet as plazhet. Mali Pirin asnjëherë nuk do të bëhet Alpet, sepse është mal, i cili më këmbë kalohet nga njëra anë deri në tjetrën për një ditë! Këto janë përmasat tona.”
Ata të cilët kanë firmosur memorandumin shikojnë një potencial të madh për zhvillim të formave alternative të turizmit – kulturore, historike, fshatare, eko, spa, të verës, peligrinazhi, ekstreme e kështu me radhë. Pikërisht këtu është sipas tyre prioriteti konkurrues i Bullgarisë. Këto janë format të pushimit, për të cilat ka të dhëna mbi të gjithë territorin e vendit dhe gjatë të gjitha stinët dhe të cilat sjellin të ardhura shumë më të larta, bindin ata. Dhe një aspekt tjetër të rëndësishëm – të ardhura, të cilat janë të shpërndara në mënyrë të barabartë nëpër regjione dhe që mbeten në popullsinë vendase.
“Këto janë forma të turizmit, tek të cilat turisti nuk i le paratë në hotelin e investuesit të huaj, por udhëton nëpër Bullgari. Dhe nga njëra anë harxhon një shumë më të madhe , kurse nga ana tjetër ajo drejtohet drejt bizneseve të larmishme vendase, përkrahen bashkësitë vendase”, komenton Kirill Kallojanov nga Asociacioni Bullgar për Turizëm Alternativ.
Toma Belev nga Bashkimi Ekologjik “Ballkani i Gjelbër” bën një dallim të rëndësishëm: “Tregtia me prona të patundshme në vendpushimet tona nuk është turizëm dhe nuk duhet të ngatërrohet me të. Një plazh ka një kapacitet të caktuar. Në qoftë se ne e zëmë me 2000 apartamente, të cilat kanë mesatarisht nga 4 vizitues për vit, realisht turizëm aty nuk do të ketë. Fitimi është i lartë por i njëhershëm dhe kjo është vetëm për sipërmarrësin e ndërtimit.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të..
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit..