19 korriku shënohet si Ditë e Shërbimit Diplomatik Bullgar. Në këtë datë në vitin 1879 u lëshua një urdhër i princit Aleksandër I, me të cilin u emëruan përfaqësuesit e parë diplomatikë jashtë shtetit. Në qoftë se i shfletojmë memoaret, do të shohim se Shteti Bullgar ka vendosur për herë të parë marrëdhënie diplomatike me një vend të huaj, Francën, që në kohën e hanit Omurtag, në vitin 824. Dikur mesazhet e hanit i kanë quajtur “hrisovula” (vula të arta, simbol i pushtetit të hanit). Është e qartë edhe origjina e fjalës “diplomacia”. Në Greqinë Antike ambasadorët kanë dorëzuar dy dërrasa të vogla prej dylli, të lidhura njëra tjetrën, të cilat i kanë quajtur “Diplomë”. Më 17 prill 1879 Legjislatura e Parë e Kuvendit Popullor zgjodhi për monark të Principatës së Bullgarisë Aleksandër I. Tre muaj pas kësaj Shteti i Tretë Bullgar e kishte qeverinë e vet të parë. Në përputhje me Kushtetutën e Tërnovos, u krijua një institucion qendror shtetëror për organizimin, udhëheqjen dhe zhvillimin e politikës së jashtme të Bullgarisë nëpërmjet përfaqësisë diplomatike, domethënë Ministria Bullgare e Punëve të Jashtme dhe e Feve. Ministër i jashtëm u zgjodh Marko Ballabanov. Pasi Aleksandër I i lajmëroi udhëheqësit e shteteve fqinje për zënin e fronit nga ai, filloi hapja e ambasadave të para në shtetet përkatëse. Përfaqësuesit diplomatikë bullgarë seleksionoheshin me një vëmendje shumë të madhe. Me një urdhër nga data 19 korrik 1879 u emëruan doktor Dimitër Kiroviç për agjent diplomatik në Beograd, Dragan Cankov në Stamboll dhe Evllogi Georgiev në Bukuresht. Që të bëhet Principata një subjekt me të drejta të barabarta me shtetet e tjera evropiane, ajo duhej të vendosej marrëdhënie diplomatike me to. Disa prej Fuqive të mëdha shpejtonin për ta bërë këtë, disa të tjera – jo. Megjithatë ata filluan vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me shtetin e ri bullgar. Që në vitin 1879 dhjetë shtete evropiane e bënë këtë: Rusia, Austro-Hungaria, Franca, Gjermania, Britania e Madhe, Italia, Belgjika, Serbia, Rumania, Turqia. Shumë vite me radhë profesioni i diplomatit ishte prioritet i burrave. Që në kohërat bashkëkohore Diplomate Nr 1 u bë Nadezhda Mihajllova. Disa dekada më herët, pas Luftës së Parë Botërore, legata jonë në Londër hapi dyer për bullgaren e parë – Nadezhda Stançova, e cila u emërua sekretare e legatës. Sot parimet, veprimtaria e diplomacisë sonë, rregullat, statusi i diplomatëve dhe i nëpunësve në ambasada bazohen tek aktet ndërkombëtare, të garantuara nga Konventa e Vjenës për marrëdhëniet diplomatike që nga viti 1961 dhe nga Konventa e Vjenës për marrëdhëniet e konsujve nga viti 1963.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës së Djallit ndodhet kodra Srednobërdie. Aty lumi Vedena derdhet në lumin Iskër dhe malet Lozen dhe..
Hyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë rreth shekullit të VIII-të, në kohën e Patriarkut Tarasij. Vetëm gjashtë shekuj më vonë, festa filloi..
Në një mëngjes të ftohtë nëntori të vitit 1917, në kulmin e Luftës së Parë Botërore, një zepelin L 59 u ngrit nga baza afër Jambollit për në Tanzani. Qëllimi ishte furnizimi i municioneve dhe materialeve për njësitë ushtarake gjermane të vendosura në..
Gjetjet nga gërmimet arkeologjike të tumës Kozareva u bënë një sensacion i vërtetë në vitin 2014, kur u prezantuan për herë të parë para publikut të..