Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qeset prej najloni nuk janë një të keqe të papërballueshme

БНР Новини
Foto: BGNES

Qeset komode prej najloni – një arritje revolucionare nga mesi i shekullit të kaluar, shndërrohen në një nga problemet më të ashpra të mjedisit. Ato janë ndër materialet, që shpërbëhen më ngadalë – ngandonjëherë deri në 1000 vjet. Nga pikëpamja teknike riciklimi i tyre është tepër i vështirë. Të dhënat statistikore ngjallin trishtim. Në botë çdo minutë shfrytëzohen 1 milion qese prej najloni. Jeta mesatare e dobishme e të cilave është përafërsisht 12 minuta. Pas kësaj ato shndërrohen në pleh. Në BE-në për vit shfrytëzohen 800 000 tonë qese të tilla, prej të cilave riciklohen mezi 6 për qind. Një pjesë jo aq e vogël prej tyre, të shtjelluar nga era ose rrymat e ujërave nisin një udhëtim nëpër kozmosin ose oqeanin botëror. Ato hasen edhe në akullin e poleve. Shkencëtarët i zbulojnë edhe në barqet e peshqve dhe zogjve. Për të gjitha ato arsye lindi ideja të organizohet Dita Botërore për një botë pa qese prej najloni. Tek ne ajo u shënua me një flashmob në Sofje me moton “Nxjerre kokën nga torba dhe shikoje problemin”. Organizator ishte Shoqata Ekologjike “Për Tokën”, e cila është anëtare e Organizatës Ndërkombëtare “Miq të Tokës”. Në vitin 2012 në Bullgari u vendos një urdhëresë me të cilën ndalohej, që rrjeti tregtar të japë falas qeset prej najloni.

Mirëpo, a ka efekt nga hapi i parë dhe cilat janë përmasat e këtij problemi në Bullgari? Kësaj pyetjeje iu përgjigjet Evgenija Tasheva – koordinatore e programit “Plehra zero” në Shoqatën Ekologjike “Për Tokën”:

“Përmasat shihen kudo tek ne si në rrugët, ashtu edhe në plehërishtat e hapura, ku qese laramane prej najloni mund të shihen se si zbukurojnë pemët përreth. Për arsye, se janë tepër të lehta, qeset prej najloni nuk qëndrojnë gjatë në kontejnerët dhe fillojnë një jetë të vet të pavarur. Dhe kështu ato nisin një rrugë të gjatë të mbajtur nga era dhe rrymat e ujërave. Masat e menduara ishin tepër të mira, mirëpo nën presionin e prodhuesve të qeseve prej polietileni tekstualisht në çastin e fundit u bënë disa korrigjime, të cilët e prishën këtë ide. Tani nuk paguhet për të gjitha llojet e qeseve. Në praktikë mungon taksa, e cila mund të bëhet shkak për kufizimin e përdorimit të tyre. Kështu rezultate reale pothuajse nuk ka. Nuk e kemi të qartë, se Ministria e Ambientit Rrethues dhe e Ujërave të ka përhapur ndonjë informacion zyrtar për ndikimin e hapit të parë në këtë drejtim.”

Ndalesa e vendosur për shfrytëzim falas të qeseve prej najloni për përdorim të njëhershëm në Bullgari ishte për ato me trashësi deri më 25 mikronë, përderisa sipas kritereve të Komisionit Evropian qeset e tilla janë deri në 50 mikronë. Në këtë përqendrohet edhe kompromisi i arritur në Bullgari me industrinë e prodhimit të qeseve të polietilenit.

Alternativë ka – ishte një nga mesazhet e veprimtarisë në Sofje, dhe Evgenija shqaron: “Një nga zgjidhjet e problemit ka të bëjë me shfrytëzimin e qeseve për përdorim të shumëfishtë. Patjetër edhe për ato duhet të paguhet. Dhe kjo nuk është e re, vetëm një ide pak të harruar nga mesi i shekullit të kaluar. Në të vërtetë ka qese më të trasha prej polietileni, të cilat mund të përdoren shumë herë. Mirëpo, herët ose vonë edhe ato do të bëhen një pleh që shpërbëhet vështirë. Nuk është e pranueshme, që nafta, si një burim i pa përsëritës, të shfrytëzohet për prodhimin e artikujve prej plastmase. Ajo me prioritet duhet të shfrytëzohet për transportin. Përderisa pakot për përdorim të njëhershëm duhet të bëhen prej ndonjë materiali, që mund të shpërbëhet. Si për shembull bio plastmasa, që prodhohet nga bimë si misëri, patatet, drithërat e të tjerë. Mezi tani do të përpilohen metoda të reja. Ato do të jenë produkte, që do të shpërbëhet nëpërmjet kompostimit dhe do të rikthehen prapë në dhe si pleh.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjysma e diabetikëve në Bullgari nuk janë diagnostikuar dhe konsiderohen të shëndetshëm

Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..

botuar më 24-11-14 2.34.MD
Ivajllo Ivanov

Si do të ndikojë zgjedhja e Donald Trump në Evropë dhe në siguri, në mbrojtje dhe ekonomi?

“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..

botuar më 24-11-13 6.43.MD

Programi arsimor "Tregimet e pathëna të bullgarëve" me mbështetje të madhe brenda dhe jashtë vendit

Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..

botuar më 24-11-12 5.26.MD