Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një familje britanike po ringjall idilin e fshatit bullgar

БНР Новини

Pse një familje britanike po realizon ëndrrën e vet dhe zgjedh për këtë një fshat të vogël në Bullgarinë Verilindore? Në Mbretërinë e Bashkuar Klerë Koultër Claire Coulter dhe Chris Fenton-Thomson kanë qenë njerëz që po punojnë, por kjo nuk u ka mjaftuar. Çfarë i çon pikërisht në Bullgari?

“Donim një jetë të ndryshme. Në Angli edhe të dy punonim si arkeologë, por ëndërronim për një fermë të vet. Duke mbërritur këtu në vendin e parë në t cilin u ndodhëm ishte fshati Palamarica dhe mbetëm këtu”, tregon Chris. Palmarica është një prej shumë fshatrave bullgare, popullsia e të cilëve gjatë dekadave të fundit po pakësohet në mënyrë drastike. Shkolla dhe kopshti i fëmijëve janë mbyllur. Me gjithë këtë vatra e kulturës që është themeluar në vitin 1893 po punon aktivisht – në saj të banorëve të rinj që kanë ardhur nga Anglia. Në fillim Kris dhe Kler kanë ardhur te një çifti tjetër anglezësh, por shpejtë e kanë blerë shtëpinë që e kanë rinovuar dhe e kanë kthyer në eko fermë. Tashmë vit të dytë kanë edhe shtëpi për miq me emrin “Trumza e egër”.

“Kur mbërritëm në Bullgari, mendonim se do të udhëtojmë nëpër vendin dhe do të punojnë në kuadrin e projekteve të ndryshme. Por mbërritëm këtu dhe na pëlqeu shumë  jeta e njerëzve vendas  ma pëlqeu shumë që po merren me aktivitete tradicionale. Ata na morën nën krahun e tyre dhe kujdesen për ne si për fëmijë të vet. Punojmë së bashku me njerëzit vendas. Maria gatuan për miqtë tanë, ndërsa Stefani ma ndihmon për rritjen e kafshëve dhe i çon mysafirët për të shëtitur afër fshatit.”

Vetëm gjatë këtij viti “Trumza e egër” tashmë është vizituar nga turistë nga Rumania, Franca, Gjermania, Japonia, Kili, Uelsi, ndërsa stina e verës tani është në kulmin e saj. Me çfarë kjo fermë ekologjike është më e ndryshme se sa të tjerët në Bullgari? Këtu mund të merrni pjesë në vizita të përditshme ekologjike, sepse ka mjaft objekte për afër. Më shumë po tregon Kris: “Interesi ndaj arkeologjisë bullgare filloi kur erdha këtu. Në Angli puna ime ishte përqendruar te arkeologjia britanike. Por këtu u ndesha me një pasuri të madhe arkeologjike sidomos në rajonin tonë. Edhe pse në broshurat turistike flitet më shumë për vendet më të njohura si Varrezat e Kazanlëkut dhe në malet Rodope, ne po studiojmë vendet interesante në rajonin tonë. Edhe këtu ata janë shumë  për shembull artefaktet trake në varrezën Sveshtari dhe reliefi në shkëmb “Kalorësi i Madarës”. Turistët nga Britania preferojnë shumë që të shikojnë artefaktet romake. Miqtë tanë nga Anglia po kështu me interes po vizitojnë monumentet nga koha e komunizmit, për shembull afër qytetit Shumen.”

Сpas dy viteve qëndrim në fshatin Palamarica Kris dhe Kler tashmë flasin lirisht bullgarisht dhe ndihen pjesë e komunitetit vendas. Madhe Kris po i bie violinës në orkestrën e fshatit: “Prej disa viteve me fizarmonistin Dimitër Todorov. Përpara nuk dija asgjë për muzikën popullore bullgare. Por gjatë viteve të fundit interesi ndaj saj në Perëndim po rritet. Prandaj ne vendosëm se do të jetë shumë interesante për njerëz nga SHBA, Britania e madhe ose Evropa Perëndimore të vijnë këtu dhe të kalojnë një javë duke mësuar melodi popullore bullgare dhe në fund të japin koncert para publikut të fshatit.

СнимкаKjo është vetëm një prej veprimtarive në të cilat mysafirët e shtëpisë “Trumza e egër” gjatë kësaj vere mund të marrin pjesë. Punishte për muzikë popullore bullgare, fillon në fund të korrikut. Po zhvillohen mësime të bujqësisë tradicionale, hipizëm, shëtitje me karrocë kali, mbledhje të bimëve, kërpudhave dhe frutave të malit. Stina vazhdon deri në fund të tetorit. Nevojitet vetëm që të keni dëshirë që të zhyteni  në jetën e një fshati bullgar që po rilindet!

Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Një pemë e bukur bullgare e Krishtlindjeve shkëlqen sërish në Muzeun e Industrisë në Çikago

Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..

botuar më 24-11-16 8.40.PD
Një valle e përfaqësuesve të pakicës bullgare në Shqipëri dhe e pjesëmarrësve bullgarë në Takimin Botëror të Mediave Bullgare në Tiranë (22-25.11. 2019)

Tirana njoftoi të dhëna zyrtare të përditësuara për bullgarët në Shqipëri

Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..

botuar më 24-11-15 2.07.MD

Gjysma e diabetikëve në Bullgari nuk janë diagnostikuar dhe konsiderohen të shëndetshëm

Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..

botuar më 24-11-14 2.34.MD