Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Hristo Dimitrov – fitues në foto-konkursin e UNESKO-s për ruajtjen e trashëgimisë kulturore

Për nga arsimi ekonomist, udhëtar, dashamirës i natyrës dhe fotograf për nga pasioni. Kështu e përshkruan veten Hristo Dimitrovi nga Plovdivi. Para disa ditëve ai fitoi konkursin botëror për fotografi, të organizuar së bashku nga UNESKO-ja dhe Asociacioni Kinez Folklorik dhe Fotografik. Bullgari i ri fitoi çmimin në kategorinë “Arkitekturë” në konkurrencë serioze me mbi 4 400 fotografë nga mbarë bota. Fotografitë me të cilët mori pjesë në garë janë të dy manastireve të lashta armene.

“Zgjodha të marrë pjesë me to sepse arkitektura e tyre është unikale. Njeriu duhet ta vizatojë që të ndjejë atmosferën e tyre“, tha për Radio Bullgarinë Hristo. Fotografitë i ka bërë para dy viteve gjatë një udhëtimi të tij në Armeni, si pjesë e një projekti për popullarizim të kulturës armene në Bullgari. Tregimi me fotografi i bullgarit tashmë është përfshirë në librin e UNESKO-s “Memory of Mankind”.Hristo, i veshur me kostum popullor, asistoi në ceremoninë solemne për dekorimin që u zhvillua në fund të qershorit në Pekin. Për përshtypjet e tij nga udhëtimi deri atje, ai tregon:

“Për kohën që pata, arrita të shikoj Pekinin. Na kishin organizuar vizitë te Muri i madh kinez. Në Pekin përshtypje më të fortë më bëri “Qyteti i ndaluar” dhe “Pallati veror i perandorit”. Dy vende me arkitekturë të mrekullueshme dhe me frymë, që në të vërtetë ia vlen të shihen.”

Për Hriston fotografia është mundësi që të kapish momentet që kurrë më nuk do të përsëriten. “Ke vetëm një çast që të regjistrosh dhe të mbeten për gjithmonë”, thotë ai. Peizazhi dhe arkitektura janë dy gjërat, që e tërheqin më shumë. Përveç manastireve dhe kishave të lashta fotografi i ri fotografon edhe arkitekturën moderne të qytetit të madh.

Çfarë ngjallë interesin e tij ndaj fotografisë?

“Dua të lexoj dhe të udhëtoj. Në revista si National Geographic, në të cilat po lexoj për vende të ndryshme interesante nëpër botë, ka fotografi të mrekullueshme –shpjegon Hristo. – Duke i parë ato të provokojnë që t’i vizitosh këto vende. Në një moment vendosa se dua edhe unë të bëj një gjë të tillë që të mund të ndaj me miqtë e mi përshtypjet e veta nga udhëtimet nëpër Bullgarinë, sepse unë shëtis shumë nëpër malet e Bullgarisë. Ky ishte fillimi dhe kjo më shtyri që të merrem me fotografi.”

Për cilin vend Hristo preferon të përgatis valixhen?

“Çdo një shtet e ka historinë e vet, momentet e veta interesante. Unë preferoj të drejtohem te qytetet jo aq të njohura. Jam i lumtur gjithnjë kur mund të shkojë te njerëzit e thjeshtë siç ndodhi në Armeni. Ajo ishte një shtet i panjohur për mua para pak kohe isha në Bosnja e Hercegovina. Dua të jem në mes të gjërave më të thjeshta, sepse sipas meje aje ka më shumë bukuri. Tashmë ka një urbanizim serioz në qytetet dhe tashmë po harrohen gjërat e vogla dhe prandaj duhet t’i popullarizojmë.”

Hristo po përgatitet për një konkurs të ri ndërkombëtar, këtë herë të organizuar nga Komuniteti Evropian.

Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Jeta është një varg Ramazanesh – myslimanët në Bullgari festojnë Bajramin

Data 30 mars i vendos fundin kohës më të bekuar të vitit, siç e quajnë myslimanët muajin e Ramazanit. Gjatë këtij viti, ai filloi më 1 mars, ndërsa detyrimi më thelbësor i myslimanëve në këtë periudhë 30-ditore është agjërimi – përmbajtja nga..

botuar më 25-03-30 5.10.PD

Palombarët hapën sezonin e zhytjeve pranë qytetit Kiten

Palombarë nga shoqata e Burgasit "Miqtë e Detit" hapën sezonin e zhytjeve. Në një temperaturë uji prej shtatë gradësh, ata bënë shëtitjen e tyre tradicionale pranverore përgjatë brigjeve të Kitenit, ku ka pamje kurioze për zhytësit - mbetje të..

botuar më 25-03-29 6.15.PD

Lokomotivat e reja të Hekurudhave Shtetërore Bullgare do të mbajnë emrat e rilindësve bullgarë

Dhjetë lokomotivat e reja elektrike "Smartron", të cilat Hekurudhat Shtetërore Bullgare "BDZ - Transport pasagjerësh" duhet të marrin në bazë të kontratës me kompaninë "Siemens Tron", do të marrin emrat e figurave të shquara bullgare nga epoka e..

botuar më 25-03-28 6.20.PD