Për çdo njëri atdheu është vendi më i bukur në botë. Ashtu është edhe për ne bullgarët. Që t’ju bindemi se Bullgaria është një destinacion i preferuar turistik ju prezantojnë opinionet e të huajve që janë dashuruar pas vendit tonë.
Pse ta vizitoj Bullgarinë? Përgjigja mund të jetë: sepse “Bullgaria është një vend i bukur me male magjepsëse, bregdet të mrekullueshëm, ushqime të shijshme, njerëz mikpritës”. Kjo është përgjigja e shkrimtarit të lindur në Ajova me prejardhje hebraike, Ellis Shuman i cili prej dy viteve banon në Bullgari. Në fillim të korrikut “Huffington Post” botoi artikullin e tij me titull “10 gjera të jashtëzakonshme që nuk e dini për Bullgarinë”. Sipas autorit këto janë trëndafili vajdhënës, sallata “shope”, alfabeti cirilik, thesari i artë më i vjetër në botë, rakia, kaba-gajde e malit Rodope dhe martenica (verorja bullgare). Z. Shuman ka përmendur edhe një specifikë tjetër bullgare, e cila ndonjëherë shkakton mosmarrëveshje dhe situata komike, dhe pikërisht tundja e kokës për pohim ose mohim. “Në këtë vend tundja e njëhershme e kokës te lartë dhe te poshtë do të thotë “jo” ndërsa lëvizja e kokës horizontalisht do të thotë “po”, paralajmëron ai. Nuk ka harruar të theksojë edhe faktin se Bullgaria ka arritur t’i shpëtojë në kohën e Luftës së Dytë Botërore po thuaj tërë popullsinë e saj hebraike – mbi 40 mijë veta nga tmerret e Holokaustit. Për trëndafilin bullgar ka shkruar se jo vetëm se është i bukur, por që prej tij prodhohet 85% prej vajit të trëndafilit në botë, që përdoret në industrinë parfumerie. “Kosi bullgar është më i shijshmi në botë, sepse vetëm këtu rritet në mjedis të natyrshëm bakteri që shërben për krijimin e tij – Lactobacillus bulgaricus, shpjegon ai dhe u rekomandon të huajve të provojnë kosin e deles në malet së bashku me mjaltë ose reçel frutash malore. Nuk ka asnjë i huaj që ka vizituar Bullgarinë të mos ketë provuar sallatën e fshatit me raki. Autori paralajmëroi se rakia është me përmbajtje alkooli 40%. “Bullgarët i përdorin germat cirilike, sepse vendi është atdheu i këtij alfabeti dhe ai e ka pranuar shumë para Rusisë”, ka shkruar Shumeni. “Nëse ndodheni në Bullgari më 1 mars do të festoni ditën e verës. Në këtë ditë bullgarët shkëmbejnë verojka me urime për shëndet dhe begati gjatë vitit” dhe në fund – “Nëse këto nuk janë shkaqe të mjaftueshme që të vizitoni Bullgarinë, ejani gjatë dimrit në pistat e skive ose që të provoni diellin në plazhin e detit gjatë verës!”
“Shumica e njerëzve jashtë Bullgarisë nuk dinë sa e larmishme dhe e bukur është ajo në fakt”, shkruan Steve Hänisc, i cili në vitin 2012 largohet nga puna si konsulent në fushën e mediave sociale që të bëhet blogër, që shkruan për udhëtime në mbarë botën. Në vendin tonë ka ardhur për xhirimin e videos gjermane “Përvoja e Bullgarisë”.
Për Tim Leffelin i cili tri herë ka bërë udhëtime rreth e rrotull globit dhe ka dërguar kumtesa nga pesë kontinente, “Bullgaria është si një gëlltitje ajër të pastër”. “Bile turistët me përvojë shumë të madhe nuk e dinë mjaft për Bullgarinë, e cila është një nga destinacionet më të mira të Evropës. Në Bullgari ka më shumë zona të gjelbra se pjesa dërmuese e vendeve me popullsi të madhe në BE”, shkruan në blogun e tij. Për mendimin e timit në Bullgari çdokush mund ta ndjejë veten si zbulues, të provojë ushqimet ekologjike me çmime të favorshme, të përfitojë nga mundësitë e shumta të turizmit në këmbë dhe të vizitojë ndonjë qytet të lashtë si Plovdivi apo Veliko Tërnovo. Para pak kohësh Manastiri i Rilës u gjet mes 50 vendeve më tërheqëse të Evropës. “Gjeni qetësi dhe paqe në Manastirin e Rilës”, shkruhet në sajtin Business Insider, i cili e ka bërë klasifikimin.
Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova
Kolazh: Silvija Petrova
E vendosur në Rillën Veriperëndimore, në luginën e lumit Maljovica, shtëpia malore "Maljovica" është ndër më të njohurat në mesin e alpinistëve në Bullgari - për pushime, për të ngrënë apo pije freskuese dhe si pikënisje për një sërë majash -..
Qyteti turistik Primorsko në bregdetin tonë jugor po pret Forumin e Detit të Zi 2024, ku kompanitë dhe bashkitë më të suksesshme në rajonin e Detit të Zi do të nderohen në një ceremoni zyrtare më 6 shtator 2024 në qendër të qytetit. Për të nëntin..
Festivali i kosit - kultura dhe traditat '2024 fillon sot në fshatin Momçillovci , rrethi i Smoljanit, në malin e Rodopeve . Festa, e cila organizohet nga Bashkia e Momçillovcit, një kompani partnere kineze dhe të tjerë, do të zgjasë..
Koka e statujës së perëndeshës së Filipopollit Tjuhe u zbulua në Bazilikën Episkopale në Plovdiv, njoftoi kreu i gërmimeve Ljubomir Merxhanov. Sipas..