Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një valë e re refugjatësh në kulmin e verës

Foto: Maria Dimitrova-Pisho

Siç u prit, në kulmin e verës presioni në kufirin Bullgari-Turqi filloi të shtohet. Sipas të dhënave të MPB-së drejt Bullgarisë vërehet një valë e re refugjatësh. Këta të fundit së shpeshti kalojnë anash gardhit 30 kilometrash që është duke ndërtuar në vijën e qyteteve Elhovo-Boljarovo. Sipas fjalëve të ministrit të brendshëm Çvetlin Jovçev doganierët bullgarë kthejnë nga kanë ardhur nga 150-200 refugjatë në ditë. Por gjithsesi ka seksione rreth lumenjve të cilat seksione vështirësisht mbrohen.

Në vitin 2013 Bullgaria u godit nga 11 mijë emigrantë të paligjshëm për shkak të konfliktit në Siri dhe rebelimeve në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut. Gjysmë prej atyre emigrantëve ishin refugjatë realë dhe ky fakt e furi Bullgarinë, vendin më të varfër të BE-së dhe njëkohësisht kufi të jashtëm të tij, në një gjendje shumë të vështirë.

Vala e re e refugjatëve ka të bëjë me veprimet ushtarake në Irak. Kjo valë pritet të shtohet muajit në vijim. Pritet po ashtu të mbyllet ndërtimi i gardhit në kufirin Bullgari-Turqi, po dërgohen në shërbim dhe policë suplementarë. Ndërkohë, qeveria miratoi strategjinë kombëtare të integrimit të personave, të cilët kanë marrë strehim ndërkombëtar në Bullgari në periudhën 2014-2020. Hartimi i kësaj strategjie është kusht për marrjen e ndihmës ndërkombëtare, tha zv.kryeministrja e çështjeve ekonomike, znj. Daniella Bobeva. Qëllimi i strategjisë është që refugjatët të integrohen me suksese në shoqëri dhe potenciali i tyre të përdoret në zhvillimin social e ekonomik të vendit, rikujtoi znj. Bobeva, duke shtuar: “Vitin e kaluar Bullgaria u gjet para një vale të pashembullt emigrantesh dhe çështja duhet të zgjidhet përgjithmonë.”

Sipas të dhënave të Agjencisë Shtetërore të Refugjatëve që nga fillimi i 2014-ës deri tani afro 2900 emigrantë e kanë kërkuar statusin humanitar në Bullgari. Kjo shifër është më e madhe e ajo e vitit 2002 pas valës së refugjatëve nga Afganistani. Sot Bullgaria integron 30-40 persona në vit. Por pas ngjarjeve në Siri dhe sipas planit kombëtar të 2014-ës Bullgaria mund të integrojë 2450 persona. Kjo do të realizohet falë masave dhe përpjekjeve në disa fusha me prioritet: akses tek informacionet dhe arsimi, mundësi për mësim të gjuhës bullgare dhe punësim, njohje të kualifikimeve, kujdes shëndetësor, ndihmë sociale dhe strehim. Për të miturit do të aplikohen masa speciale. Javën që vjen pritet të miratohet plani vjetor nga Këshilli i Ministrave. 

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Votimi jashtë vendit nuk solli ndonjë surprizë të madhe

Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..

botuar më 24-10-30 8.10.PD

Situata pas votimit: pritshmëria për një qeveri, pavarësisht fragmentimit edhe më të madh të parlamentit

Një tjetër zgjedhje e parakohshme është tashmë pas nesh, por përtej pjesëmarrjes paksa të rritur të votuesve, krahasuar me votat e qershorit të këtij viti, është ende e vështirë të parashikohen konfigurimet politike që do t'i japin një shans formimit..

botuar më 24-10-28 3.39.MD
Radostin Vasilev

Cila është partia MEÇ?

Partia MEÇ, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare, do të jetë lojtari i ri në parlament. Shkurtesa MEÇ vjen nga fjalët bullgare moral, edinstvo, çest (morali, uniteti, nderi). Partia u themelua në tetor 2023 nga avokati,..

botuar më 24-10-27 11.21.MD