Kush prej nesh duke drejtuar shikimin te Gjithësia, plot miliarda yje që po ndriçojnë nuk ka përjetuar ndjenjën e përkohshmërisë dhe vetmisë? Të përqendruar në jetën e vet, sa pak dimë për botën që na rrethon!Por kureshtja jonë vazhdon të na shtyjë përpara nëpër shtigjet e njohjes. Ka mënyra që njeriu të transferohet edhe pse në mënyrë virtuale në Kozmosin e thellë, ku koha ngadalësohet ose përshpejtohet me shpejtësi marramendëse dhe ku ndoshta ekziston... një farë arsye. Planetariumi i qytetit Smoljan ofron pikërisht këtë udhëtim nëpër kohën dhe hapësirën me shpejtësinë e dritës dhe të fantazisë sonë.
Spektaklet yjore të planetariumit tashmë janë mbi dyzetë, ndërsa vizitorët para se gjithësh njerëz të rinj dhe fëmijë dhe vijnë shpesh në të që të ndjekin shfaqjen e radhas kozmike me pjesëmarrjen e trupave qiellorë. Gjatë verës kur qyteti dhe rrethi është plotë me turistë, salla e rrumbullakët me tavan në formë kupole me zi i mbledh të gjithë që kanë dëshirë të transferohen në thellësitë e Gjithësisë. Për këtë qëllim është montuar një pajisje interesante i ashtuquajturi RFP ose projektor – planetarium për fluturime kozmike. Është një tërësi i optikës dhe mekanikës, që lejon rikrijimin e saktë të lëvizjeve në sferën qiellore të Diellit dhe të Hënës si edhe të objekteve astronomike dhe të fenomeneve. Me një fjalë mbi kupolën e planetariumit shfaqet një kopje e vërtetë e qiellit yjor. Para shikimeve tona Dielli ngadalë po perëndon, që t’ia lërë vendin natës së errët, e cila gradualisht po mbushet me yje që po ndriçojnë, planetë, kometa dhe asteroide. Mbi ne po shfaqen tablo fantastike. Po lëvizemi në kohën dhe hapësirën, kapërcejmë nga një galaktikë në galaktikën tjetër, po shohim grumbullimet yjore, kalojmë përmes vrimave të zeza dhe mjegullnajave misterioze. Spektakli po zhvillohet në sfondin e muzikës së mrekullueshme dhe një zë i këndshëm po tregon. Bisedat janë me tema më të ndryshme.
Akoma për programet e planetariumit mësojnë nga drejtoresha e tij Mariana Hadigençeva:
“Kemi përralla për fëmijët më të vegjël dhe programe për nxënës si për shembull për familjen diellore, për planetin tonë Tokë, për orientimin sipas yjeve të qiellit etj. Kemi shfaqje edhe për auditor më të gjerë për shembull – historia e shkurtër e Gjithësisë. Interes po ngjall edhe programi ynë yjor, i cili po kërkon përgjigje të pyetjes “A jemi vetëm?” dhe ku mund të gjejmë forma të jetës.”
Spektaklet janë përkthyer në gjashtë gjuhë, sepse planetariumi është një prej më të mëdhenjve në rajon dhe shpesh vizitohet nga turistë të huaj dhe udhëtarë individual që akomodohen në qytetin e Smoljanit dhe në fshatrat e afërta. Nën kupolën e tij 3 metrash ka edhe një observator jo të madh ku është montuar një teleskop 15 metrash pasqyror. Me të bëhen monitorime të qiellit të vërtetë.
“Është shumë interesante – tregon zonja Haxhigençeva. – Po shihen njollat mbi fotosferën diellore – ato që janë e vetmja shfaqje e aktivitetit e Diellit dhe që përcaktojnë a to të ketë stuhi magnetike dhe fenomene të tjera që emocionojnë njerëzit. Përveç kësaj një herë në javë kemi monitorime gjatë natës. Atëherë mund të shihen më shumë objekte – mjegullnaja, grumbullime yjesh, galaktika të afërta. Interesi ndaj tyre është i madh. Për vit planetariumi po vizitohet nga më shumë se 34 mijë turistë.”
Përgatiti në shqip: Zoja Kosntadinova
Fotografi: Veneta Nikollova
Një peizazh jo i zakonshëm shtrihet në viset veriperëndimore të Bullgarisë. Ato janë shkëmbinjtë e Bellogradçikut, që sjellin respekt dhe admirim me gurët e madhërishëm të cilët e çajnë qiellin. Rajoni karakterizohet me humnerat e shumta të cilat sikur..
“Këtu në grykën Trajanovi Vrata, më 17 gusht të vitit 986 Ushtria e mbretit Samuill shpartalloi ushtarët bizantinë të perandorit Vasilij II. Lavdi të përjetshme!” Secili që frekuenton Kështjellën “Trajanvi Vrata” e lexon këtë mbishkrim në pllakën..
Vila antike “Armira” është pallati më i pasur privat zbuluar në trojet bullgare që datohet nga koha romake. Ajo u ndërtua gjatë gjysmës së dytë të shekullit të parë të erës sonë. Ishte pronë e një aristokrati i njohur trak dhe qendër i pronës së tij..