Duke pasur parasysh të dhënat e Eurostatit, Bullgaria pa dyshim nuk është një destinacion i kërkuar nga imigrantët. Sipas të dhënave për nga ky tregues jemi me më pak imigrantë ndër vendet e tjera anëtare të BE-së, bashkë me Rumaninë. Imigrantët te ne ndeshen me vështirësi të mëdha, që të adaptohen në shoqëri. Para katër muajsh startoi një fushatë kombëtare, e cila përpiqet t’u japë dorë këtyre njerëzve nëpërmjet iniciativave të ndryshme.
Jeta e përditshme e imigrantit mesatar në Bullgari është e vështirë. Ai ndeshet me varfërinë, mungesën e sigurisë dhe të perspektivës. Problemi i parë është barriera gjuhësore. Ajo mund ta bëjë vizitën e thjeshtë te mjeku një pengesë serioze. Për të huajit, që vijnë nga vendet sllave, siç janë Rusia dhe Ukraina për shembull, ky nuk është një problem kaq i madh, sepse gjuhët tona janë të ngjashme. Por imigrantët nga vendet e tjera hasen me vështirësi të konsiderueshme, lidhur me specifikat e gjuhës sonë. Kështu para tyre ngrihet një mori barrierash administrative dhe në vend që të plotësojnë ëndrrën e tyre dhe të realizohen në nivel vendor, ata duhet të vihen në radhën e institucionit të radhës, madje pa ditur për se presin. Del se një prej pengesave kryesore para çdo një imigranti në vendin tonë është barriera gjuhësore. Prandaj Fondi Evropian për Integrimin e Shtetasve të Shteteve të Treta financon projektin “Fushata informative kombëtare për të drejtat e imigrantëve dhe trajtimin e tyre më të mirë nga shoqëria bullgare”. Projekti kap shumën 80 mijë leva (40 mijë euro). Në vazhdim të katër muajve nëpërmjet një seri bilbordesh, broshurash sqaruese dhe takimesh me imigrantët e vendeve të ndryshme, një ekip ekspertësh provoi për t’i ndihmuar këta njerëz, që të adaptohen më mirë në realitetin bullgar.
Nga cilat vende janë imigrantët më të shumtë?
Shumica prej tyre janë nga Rusia, Ukraina, Moldavia, Afganistani. “Kohët e fundit po rritet numri i sirianëve dhe kinezëve – tha para mikrofonit të Radio Bullgarisë Jordan Bojanov nga ekipi i projektit të fondit evropian “Fushata informative për fenomenin e imigrantëve”. Në qoftë se njeriu shëtis nëpër rrugët afër tregjeve të kryeqytetit do të befasohet nga dyqanet e shumta arabe dhe kineze. Pronarët e tyre kanë një fitim të mirë dhe klientë të rregullt. Këta njerëz arrijnë të adaptohen në realitetin bullgar, por në shumicën e rasteve imigranti bëhet outsider.
“Shumë prej tyre vijnë nga shtet, në të cilat nuk fliten gjuhë sllave dhe ata takohen me vështirësi gjatë integrimit të tyre. Shkaku është se një pjesë e madhe e informacionit është krejtësisht në gjuhën bullgare. Në qytetet tona më të mëdha ka informacion edhe në anglisht, por shumë prej emigrantëve nuk e zotërojnë edhe këtë gjuhë. Kështu ata nuk janë në dijeni të situatës dhe nuk e dinë se ku të kërkojnë ndihmë. Përveç kësaj ata nuk e dinë edhe si ta bëjnë këtë, pasi nuk flasin gjuhë të huaja. Të mos flasim për takimin me një kulturë tjetër, më të ndryshme dhe të panjohur. Nga Ministria e Kulturës dhe Shkencës ata mund të marrin informacion për zhvillimin e kurseve gjuhësore në bullgarisht, gjë që do t’i ndihmojë për t’u integruar më shpejt. Duke ardhur në Bullgari, ata interesohen a kanë sigurime dhe ku mund të marrin falas konsultime mjekësore, a mund të kërkojnë shërbimet e ndihmës urgjente.”
Mirëpo del se shumica e imigrantëve te ne nuk kanë sigurime. Që të vendoset në spital, i porsaardhuri duhet të paguajë. Por për shumicën e tyre kjo shumë është tepër e madhe. Prandaj këta njerëz kanë nevojë për ndihmë. Ky është edhe qëllimi i fushatës së financuar nga BE-ja. Ajo i përqendron përpjekjet e saj në qytetet me përqendrim më të madh imigrantësh. Këto janë qytetet Plovdiv, Varna, Kërxhali dhe Burgas. Shumë prej imigrantëve janë me status të përkohshëm, domethënë ata qëndrojnë në vend për një kohë të shkurtër, derisa të nisen për një shtet më të zhvilluar nga BE-ja. Por megjithëse qëndrimi i tyre është i përkohshëm, ata mbijetojnë vështirë në Bullgari, e cila është një prej vendeve më të varfra të BE-së. Pasi e përballojnë shokun e parë kulturor, ata, që adaptohen më lehtë, mund të gjejnë lehtë punë, disa prej tyre bëhen përkthyes, disa të tjerë, të cilët e dinë mirë bullgarishten, arrijnë të zhvillojnë biznes të vet. Por shumica e imigrantëve bëhen outsiderë për shkak të vështirësive financiare dhe mungesës së kualifikimit dhe kjo është shumë mirë për ekonominë e zezë.
Si pjesë e përkrahjes ndaj të porsaardhurve është edhe sajti i përhapur para pak kohe www.immigrant-bg.eu Atje çdo një imigrant i porsaardhur mund të ndajë shqetësimet e veta, të kërkojë këshillë dhe përkrahje. Ja se çfarë tha Jordan Bojanov: “E bëmë këtë sajt, që të lehtësojmë lidhjen midis dikastereve të veçanta dhe këtyre njerëzve, të cilët mund të kërkojnë nga ata informacion. Gjatë tërë fushatës merrnim përshtypjet e bashkësisë së imigrantëve, njerëzit e vizitonin sajtin tonë, na drejtonin pyetje, na shkruanin.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..