Mes pasioneve sportive rreth Kampionatit Botëror të Futbollit në Brazil, opinioni bullgar shënoi një përvjetor të lavdishëm. U mbushën 90 vjet nga krijimi i skuadrës së parë kombëtare të Bullgarisë, të formuar për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike në Paris gjatë vitit 1924. Atëherë në kualifikimet olimpike, Bullgaria humbi nga Australia me 0:6 në Vjenë. Gjatë viteve 50 dhe 60 të shekullit të kaluar skuadra bullgare e futbollit arriti sukseset e veta më të mëdha në Lojërat Olimpike, duke përfunduar e treta në lojërat e verës në Mellbërn gjatë vitit 1956 dhe të dyta në ato verore gjatë vitit 1968 në Meksiko Siti.
Adhuruesit e futbollit shënuan dhe 20 vjet nga vera e vitit 1994 kur skuadra kombëtare arriti suksesin e vet më të madh në historinë e vet, duke arritur në gjysmëfinalet e Botërorit në ShBA. Gjatë vitit 1994 Bullgaria zuri jo vetëm vendin e katërt me fitore mbi kampionin e atëhershëm botëror Gjermania, por dhe vend të parë në garën e mjeshtërve të golave Hristo Stoiçkovin. Përpara kësaj Bullgaria ka përgjithësisht 6 pjesëmarrje në kampionatet botërore. Gjatë vitit 1962 u klasifikua për herë të parë për Kampionatin Botëror dhe mori pjesë në kampionatet gjatë viteve 1966, 1970, 1974, 1986 dhe 1998.
Që atëherë e këtej Bullgaria nuk mund të klasifikohet për Botërorin. Kjo në sfondin e sukseseve historike është një realitet i mjerë. Një realitet i mjerë është dhe vendi, të cilin e zë Bullgaria në klasifikimin e fundit të FIFA-s. Gjatë qershorit skuadra kombëtare ra me 5 vende në ranglistën mujore të federatës dhe aktualisht zë pozitën e 78 me 425 pikë. Fill përpara Bullgarisë është skuadra e Marokut, kurse pas saj ajo e Omanit. Spanja e kryeson klasifikimin me 1485 pikë – tre herë e gjysmë më shumë, sesa këto të Bullgarisë. Kështu festimi i përvjetorëve historike të skuadrës kombëtare dha shkak dhe për një mendim serioz.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Federata Bullgare e Peshëngritjes ka shpallur falimentimin e vet për shkak të borxheve të mëdha. Peshëngritësit Karlos Nasar dhe Bozhidar Andreev , të cilët fituan përkatësisht medaljen e artë dhe atë të bronztë në Lojërat Olimpike..
Dy medalje ari dhe tre bronzi fituan sportistët bullgarë në Kampionatin e Hapur Olimpik të Taekwondo-së në Shqipëri. Hristijan Georgiev fitoi medaljen e artë në kategorinë e të rinjve deri në 54 kg, pasi shënoi pesë fitore. Në ndeshjen e tij të..
Antonio Papazov, Tihomir Barotev dhe Borisllava Ivanova fituan një medalje bronzi në kategorinë "Treshe" në Kampionatin Botëror të Aerobikës Sportive për meshkuj dhe femra në Pesaro. Para përfaqësuesve tanë u rreshtuan vetëm konkurrentët e Kinës..