Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria është në një prej vendeve të para sipas koshereve me certifikim biologjik

БНР Новини
Foto: BGNES

Më 22 qershor pak para ditës së Shën Enjos, festa tradicionale e bimëve, bletarët bullgarë filluan fushatë për popullarizimin e mjaltit nën moton “Forca e mjaltit”. Fushata u hap në Sofje, por do të ketë aktivitete në akoma 4 prej qyteteve të mëdha – Varna, Plovdiv, Burgas, Veliko Tërnovo. Ditët e mjaltit do të vazhdojnë deri në festën e bletarëve “Shën Prokopij” më 8 korrik. “Jo rastësisht dy festat – e bimëve dhe e bletarëve janë aq shumë afër, tha për Radio Bullgarinë Dimo Dimov, zëvendës kryetar i Shoqatës së Bletarisë Biologjike, që është organizator i fushatës. Pikërisht pasuria dhe larmia e bimëve bullgare është garancia për cilësitë jashtëzakonisht të larta kuruese të mjaltit bullgar, një prej më të mirave në Evropë dhe në botë. Pjesa e madhe prej tij eksportohet. Për shkak të cilësisë së lartë, në Evropë ai i shtohet si “përmirësues” mjaltit që importohet nga Amerika Latine, pohon Efrem Mollov, kryetar i Asociacionit të Bletarëve Profesionalistë.

Forca e mjaltit bullgar është në këtë, se ekzistojnë disa lloje mjalti për shembull mjaltë akacie, mjaltë gjemb gomari, mjaltë trumze, mjaltë manaferre, mjaltë tërfili, mjaltë livande. Ndërsa pjesa e madhe prej mjaltit bullgar është prej kategorisë më të kërkuar “bio”. Për nga numri i familjeve të bletëve që janë certifikuar Bullgaria e vogël për nga territori është në pesëshin e parë të prodhuesve të mjaltit në Evropë. Përveç se mjalti është shumë i pastër dhe i dobishëm për shëndetin e njeriut, bletaria biologjike sillet me më shumë humanizëm ndaj bletëve.

“Te bletaria konvencionale përdoren preparate, që janë ndër arritjet e fundit të kimisë dhe të sintetizmit të medikamenteve për mjekësinë veterinare. Dhënia e preparateve të tilla bletëve i ngjan trajtimit të bimëve me pesticide, herbicide dhe fungicide të ndryshme. Te bletaria biologjike për këtë qëllim përdoren acide organike, që përmbahen në vet mjaltin dhe në produktet prej mjalti. Përdoren vajra eterike, bime që kanë substanca të tilla. Me rëndësi që ushqimi i bletëve të mos bëhet me ushqime sintetike, ata të mbledhin pluhurin në rajone të pastra me bimësi mjaltë përbërëse, larg autostradave dhe rajoneve industriale.”

Kushtet për bletarinë biologjike janë më të mira në rajonet malore dhe gjysmëmalore ku natyra është e pastër. Rajone të tilla ka në më shumë se një e treta e territorit të vendit tonë. Bullgaria është në treshin në Evropë për nga pasuria e bimëve. Mjalti i manit është ndër më të çmueshmit në Evropë. Masive më të mëdha të manit ka në rajonin e malit Strandzha.

Bullgaria për vit eksporton rreth 5-6 mijë tonë mjaltë, dhe një e treta prej tij është bio. Por viti 2014 tani për tani siç duket nuk do të jetë i mirë për bletarinë për shkak të pranverës me shumë shi dhe stuhi.

“Aktualisht shirat pengojnë shumë – po shqetësohet bletari shumëvjeçar Dimo Dimov. – Kaloi periudha e lulëzimit të akacies. Tani po lulëzojnë blija dhe tërfili. Por bletët nuk i vizitojnë sepse ato nuk dalin pas shiut. Nga reshjet e shumta nektari në lulet nuk është mjaft i trashë. Ndërsa bletët nuk mbledhin nektar të lëngët. Ato vizitojnë dhe mbledhin nektar nga bimët që ka lagështi jo më shumë se 45-55%. Deri tani, ndërsa kaloi gjysma e vitit nuk kemi rendimente serioze prej mjalti. Nëse shirat pushojnë dhe do të jetë mot me diell, mund të kemi sukses. Shansi është për lulet e blirit dhe pastaj të lulediellit.”

Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një mbledhje e bashkive në resortin “Albena” diskuton problemet e pushtetit vendor

Në muajin dhjetor, 1 miliard leva (500 milionë euro) do t'i drejtojmë komunave për investime në kuadër të Planit Strategjik për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Zonave Rurale 2023-2027, kështu tha ministri i bujqësisë, Georgi Tahov, para mbledhjes..

botuar më 24-10-14 10.44.PD

Këshilli trepalësh sërish nuk ra dakord për pagën minimale për vitin 2025

Përfundoi pa konsensus mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh, në të cilin u diskutua një projekt-dekret i qeverisë për rritjen e pagës minimale nga 933 leva /477,04 euro/ në 1077 leva /550,66 euro/ nga 1 janari 2025...

botuar më 24-10-11 3.58.MD
 Vlladimir Malinov

Terminali në Aleksandrupolis kontribuon në konkurrencën e lirë

Terminali i gazit të lëngshëm natyror në Aleksandrupolis, në të cilin Bullgaria është bashkë-aksionare, tashmë kontribuon në konkurrencën jo vetëm të Greqisë dhe Bullgarisë, por edhe të të gjithë rajonit. Kështu tha ministri në detyrë i energjetikës,..

botuar më 24-10-09 12.49.MD