Nëse nuk i vëmë re njerëzit në gjendje jo të barabartë, kjo nuk do të thotë se ata nuk ekzistojnë. Dhe çfarë më mirë mund të bëjmë nga kjo që të mos ndihen në gjendje jo të barabartë? Ka mënyra të ndryshme për këtë, ndërsa njëra prej tyre eshtre përmes sportit. Special Olympics është lëvizja më e madhe sportive botërore për njerëz me vështirësi intelektuale. Ajo është njohur nga Komiteti ndërkombëtar olimpik dhe është e vetmja organizatë në botë që mund të përdor fjalën “olimpiadë”. Qëllimi i lëvizjes është përmes sportit të përmirësohet përfshija sociale dhe pranimi i njerëzve me probleme të tilla në shoqëri. Special Olympics dallon nga Lojërat Paraolimike në të cilët marrin pjesë njerëz me të meta fizike. Por dallimi është formal, ndërsa ideja dhe qëllimet janë të njëjta.
Special Olympics Bullgaria si anëtare e organizatës ofron mundësi për më shumë se 600 atletë me vështirësi intelektuale. Kjo bëhet me ndihmën e 600 vullnetarëve – trajnues, prindër dhe mijëra fansa të entuziazmuar në mbarë vendin.
Më 16 qershor për herë të parë u zhvillua Dita Evropiane e Tenisit – një iniciativë e përbashkët e Special Olympics Bullgaria dhe Asociacioni Evropian i Tenisit, dhe federatat e tenisit nga tërë Evropa. Atëherë startoi edhe fushata kombëtare “Qasje te tenisi” me mbështetjen e Federatës Bullgare të Tenisit për krijimin e kushteve të përshtatshme për mundësi të merren me tenis njerëzit me vështirësi intelektuale në nivel regjional në periudhën para Lojërave Olimpike të Verës të Special Olympics gjatë vitit 2015.
Denica Davitkova menaxhere për komunikacionet në Special Olympics Bullgaria thotë: “Nëse i përfshijmë njerëzit me vështirësi intelektuale në jetën tonë të përditshme, dobia më e madhe do të jetë për ne. Ata posedojnë gëzim, entuziazëm dhe dashuri ndaj jetës. Jam e bindur se prania e tyre në mesin tonë e rit ndjeshmërinë tonë. Jam e bindur se bota do të jetë një vend më i mirë për jetë nëse ne përvetësojmë më shumë nga qëndrimi i tyre ndaj të tjerëve dhe ndaj jetës.”
Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova
Canko Cankov u rikthye në tokën vendase në Burgas (Bullgaria Juglindore), pas pjesëmarrjes së tij të fundit në Kupën e Botës Dimërore të Notit në Gdynia të Polonisë pak ditë më parë. Notari bullgar fitoi tre medalje të arta - në 1000 m., 200 m. dhe 450 m.,..
Adriana Bojaxhieva solli medaljen e parë të artë për Bullgarinë nga Kampionati Evropian i Karatesë për të rinj në qytetin polak Bielsko-Biala. Në finalen e kategorisë 54 kg., kumite, Adriana shënoi një tjetër sukses bindës – ndaj Sofia Halievska nga Ukraina..
Maja e katërt më e lartë në malin Rilla, e njohur deri tashti si "Pa emër", tani do të mbajë emrin e alpinistit Ljudmill Jankov në kujtim të alpinistit të ndjerë bullgar dhe heroit të ekspeditës bullgare në Everest në 1984. Kjo bëhet me dekret të..