Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Iniciativa e Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi me shikim ndaj BE-së dhe brezit të ri

БНР Новини
Foto: BGNES

E krijuar në prag të shekullit të XXI, Organizata për Bashkëpunim Ekonomik të Detit të Zi (BSEC) bashkon 12 shtete bregdetare – Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Gjeorgjia, Greqia, Moldavia, Rumania, Rusia, Serbia, Turqia, Ukraina dhe Bullgaria. Ky bashkëpunim u bë i mundshëm pas fundit të “Luftës së Ftohtë” dhe akoma po kërkon vetën. Më 19 qershor në vendpushimin “Zlatni pjasëci” në bregdetin bullgar, do të zhvillohet takimi i radhës i Këshillit të ministrave të punëve të jashtme të vendeve të Detit të Zi. Ky aktivitet shënon fundin e kryesisë gjashtëmujore të BSEC-ut nga Bullgaria, e cila kaloi nën moton “Sinergjia më e mirë për aftësi të rritur për konkurrencë”.

Para Radio Bullgarinë ambasadori Branimir Radev, përfaqësues i Bullgarisë në selinë e BSEC-ut në Stamboll, theksoi potencialin e madh ekonomik të rajonit të Detit të Zi, plot kontradikta historike. Mjafton që të përmendim tensionin e tanishëm midis dy shteteve të Detit të Zi – Ukraina dhe Rusia, që ka jehonë të vet botërore. “Ky është një rajon i larmishëm me shumë rëndesa historike dhe me shumë probleme bashkëkohore. Por ai është me potencial shumë interesant ekonomik. Është një rajon i rëndësishëm transiti. Le të hedhim një sy drejt lidhjeve që ai jep midis veriut dhe jugut dhe drejt lindjes te Kaukazi dhe Deti Kaspik drejt Azisë Qendrore. Në këtë drejtim pellgu i Detit të Zi është një rajon jashtëzakonisht interesant me potencial të madh.”

Pikërisht zhvillimi i bashkëpunimit në fushën e transportit midis vendeve të pellgut të Detit të Zi ishte një prej prioriteteve të kryesisë bullgare, shton ambasador Radev. Kësaj teme i ishte kushtuar edhe një prej takimeve të vendeve të iniciativës për bashkëpunim në pellgun e Detit të Zi gjatë gjysmës së parë të vitit. Një aksent tjetër i rëndësishëm ishte kërkimi i rrugëve për afrim me BE përmes “krijimit të dialogut praktik” midis dy organizatave. Vendet e Detit të Zi ishin dhe deri në një shkallë mbeten drejtim të injoruar për BE në politikën e jashtme. Anëtarësimi në vitin 2007 i dy vendeve të rajonit në BE – Bullgaria dhe Rumania i dha shtytje zhvillimit të marrëdhënieve më të afërta.

“Ne bëjmë çmos për aktivizimin e dialogut – thotë zoti Radev. – Por të themi të drejtë momenti nuk është shumë i përshtatshëm, sepse BE nga fillimi i vitit në praktikë ishte në situatë paraelektorale. Por pas nesh si kryetar i BSEC-ut vjen Greqia. Kështu që brenda dy viteve edhe tre shtetet anëtare të BE, që marrin pjesë në këtë iniciativë do të kryesojnë këtë organizatë. Ne e konsiderojmë këtë moment të rëndësishëm për zhvillimin e marrëdhënieve midis shteteve të Detit të Zi dhe BE-së në plan ekonomik. Nga ana jonë kërkohej arritja e pozitës më konkrete të vetë vendeve të Detit të Zi anëtare të BE-së mbi këtë çështje. Me Greqinë dhe Rumaninë kemi bashkëpunim të mirë. Punojmë së bashku që të bindim vendet e tjera nga BE në dobinë e madhe të bashkëpunimit ekonomik me vendet e rajonit të Detit të Zi.”

Ambasadori Branislav Radev shprehu kënaqësinë nga asaj që është arritur në lidhje me prioritetin tjetër të kryesisë bullgare – zhvillim i bashkëpunimit në fushën e rinisë dhe sportit. Sepse ndërtimi i urëve midis njerëzve të rinj në një rajon me kontradikta të trashëguara historike është garanti për të ardhmen më të mirë.

“Unë do të vëja theksin mbi rininë edhe pse edhe sporti ka vendin e vet në bashkëpunimin për njohje më të mirë reciproke. Një takim i ministrave të rinisë dhe sportit ishte organizuar më fund të prillit në rezidencën Evksinograd në Varna. Puna jonë do të vazhdojë në të ardhmen duke shtuar edhe problematiken e fëmijëve me shikim drejt së ardhmes së rajonit tonë. Në do të synojmë që të krijojmë të ardhme më të mirë për fëmijët dhe rininë në vendet tona.”

Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Papunësia në Bullgari u ul në 4.4%, në BE - në 6.4%

Norma e papunësisë në eurozonë në maj u stabilizua për të dytin muaj radhazi në një nivel rekord të ulët që nga viti 1998 prej 6.4%. Në Bullgari papunësia u ul në 4.4% në maj nga 4.5% në prill. Papunësia e të rinjve (për personat nën moshën 25 vjeç)..

botuar më 24-07-02 5.39.MD
Godina e BNB-së

BNB njoftoi ulje të re të normës kryesore të interesit

Banka Kombëtare Bullgare (BNB) njoftoi se do të ulë normën kryesore të interesit në 3.63 për qind nga 1 korriku. Në maj dhe qershor, norma e interesit ishte 3.78%. Bullgaria është në një bord valutor dhe vlera e levit bullgar është e fiksuar ndaj..

botuar më 24-07-01 9.27.PD
Georgi Kadiev

Georgi Kadiev nga e “Majta”: “Më mirë pres që të hyjmë në Eurozonë në vitin 2027”

Derisa të ardhurat mesatare të popullsisë të arrijnë 80% të mesatares evropiane, nuk duhet të hyjmë në Eurozonë. Së bashku me të shkon edhe inflacioni dhe duhet të ketë një rezervë. Këtë e deklaroi para BNR, Georgi Kadiev, ish-zëvendësministër i..

botuar më 24-06-27 2.48.MD