Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festivali “BeerRelation” provokon kulturën e pirjes së birrës te bullgarët

БНР Новини
3
Foto: BGNES

Çfarë i duhet njeriut në muajin e Botërorit të Futbollit? Shoqëri, televizor dhe nënkuptohet birrë. Pikërisht këtë ua ofroi banuesve dhe miqve të Sofjes Festivali “Beer Relation” i cili u çel në një nga skajet më të gjelbra të kryeqytetit – Parkun Jugor.

Edhe një gjë tjetër propozoi fundjava e birrës, e cila filloi që ditën e enjte: takime dhe muzikë në qiell të hapur. Shoqëri të reja dhe të papritura për pijen, e cila e shoqëron fisin njerëzor që nga kohërat më të lashta. Vikingë, keltë, romakë, saksonë – që të gjithë ata, të ndarë nga epokat historike dhe rajonet gjeografike, kanë diçka të përbashkët. E njëjta gjë e cila i lidh edhe me ne, banuesit e shekullit të XXI – kënaqësia për pirjen e birrës, për të cilën mund të flasim me orë të tëra.

Çfarë boshllëku mundohet të plotësojë ky festival i ri?

Foto: Ljudmil Fotev“BeerRelation” krijon një platformë, e cila u jep shanse prodhuesve të vegjël të birrës në kushte shtëpiake të tërheqin vëmendjen tonë me cilësitë e produktit të vetë. Më shumë rreth festivalit na sjell njëra nga organizatoret e tij znj. Tanja Konakçieva: “Ideja erdhi në mënyrë spontane, e provokuar nga miqtë tanë, të cilët donin të bëjmë një tip festival të birrës. Por jo thjesht të jetë festival, në të cilin derdhet birra, por aktivitet ku njerëzit të kënaqen pa masë. Nga njëra anë në festival kishte muzikë të mirë që nuk dëgjohet çdo ditë dhe plus që me një gotë birrë në dorë ndiqnim ndeshjet e Botërorit të Futbollit. Po ashtu deshëm t’ua ofrojmë të gjithëve sa më shumë lloje të birrës.”

Në tendën e Radios “Binar” – internet radioja e Radios Kombëtare Bullgare që është partner mediatik i festivalit patëm takim me Temellko Pamovin – njeri për të cilin birra është pija e preferuar dhe po ashtu prodhues i birrës. Ai është kryetar i Asociacionit të Prodhuesve të Birrës në Kushte Shtëpiake të cilët prodhues janë të mendimit se në vend ka treg për akoma dhjetëra lloje birrash.

Cilat janë arritjet e Asociacionit të Prodhimit të Birrës në Kushte Shtëpiake?

“Kemi korrur suksese më tepër në Evropën Juglindore, pra në konkurset të cilat mbahen mes vendet e ish Bashkimit Sovjetik. Kemi marrë pjesë në konkurse në Sllovaki, Budapest, Kroaci dhe Poloni. Birrat të cilat kemi ekspozuar atje u vlerësuan lartë dhe mes prodhuesve të birrës në kushte shtëpiake kishte fitues. Georgi Canev nga Plovdiv meritoi çmimin “Boçe e bronztë bredhi” në konkursin në Sllovaki duke garuar me birrën e tij të llojit gjerman “Bock”.

Vizituesit e “BeerRealation”-it patën mundësi të provojnë lloj-lloj birrash të markave e njohura dhe të panjohura jo vetëm nga prodhuesit tradicional si Belgjika dhe Holanda, por edhe nga prodhuesit e Suedisë, SHBA-së dhe të destinacioneve të tjera ekzotike të birrës.

Foto: Maria PeevaNjëri nga importuesit e birrës “Trappist” – Dimitër Dimitrov, rrëfen se historia e këtij lloji e ka zanafillën tek Urdhri i Shën Benediktit. Fjala LaTrappe vjen nga emri i një manastiri në Francë i shekullit të XII-të ku murgjit ishin prodhuesit e parë të kësaj birre.

Festivali “Beer Relation” edhe një herë tregoi se birra përveç kënaqësisëpër shqisat, krijon lidhje mes njerëzve dhe i bashkon ata. Për humorin e mirë të festivalit kontribuoi po ashtu dhe programi i pasur që na sollët organizatorët brenda 3 ditëve. Muzikë, teatër, gara jo tradicionale dhe lojëra kënaqnin vizituesit.

“BeerRelation” e çeli stinën e verës në mënyrë të mrekullueshme. Sipas të dhënave statistikore vitin e kaluar bullgarët kanë konsumuar 500 mln litra birrë. Këtë vit ndoshta litrat do të shtohen, por siç u konfirmua në aktivitet me rëndësi nuk është vetëm sasia, por edhe cilësia.

Së shpejti do të ketë informacione të tjera lidhur me prodhuesit e birrës në kushte shtëpiake dhe për koleksionuesit e artikujve të birrës – që janë faktorët e rritjes së kulturës së pirjes së birrës te bullgarët.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva dhe Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD
Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD