Javën që shkoi Ministri bullgar i Punëve të Jashtme, Kristian Vigenin bëri një vizitë në Moldavi e cila vizitë mbeti e pavënëre për shkak të ngjarjeve dramatike rreth ndërrimit të qeverisë te ne. Javën e kaluar në Universitetin e Tarklisë në Moldavi u hap Qendra Informative për Bullgarinë dhe BE-në. Qyteti i Taraklisë u themelua më 1813 nga emigrantët bullgarë. Pas kësaj këta të fundit kanë marrë pjesë në çlirimin e Bullgarisë nga zgjedhja osmane. Këta emigrantë edhe sot e kësaj dite tregojnë dashurinë e tyre për atdheun në forma të ndryshme. Bullgaria po ashtu është angazhuar për bashkatdhetarët e saj në Moldavi. Për këtë dëshmon hapja e qendrës informative. Kjo e fundit u krijua falë financimit shtetëror kur në Bullgaria ndërkohë ndihet kriza ekonomike e financiare.
Qendra Informative për Bullgarinë dhe BE-në do të organizojë leksione, konferenca dhe aktivitete të tjera të cilat do të jenë në dobi jo vetëm të grupit etnik bullgar por dhe të të gjithë shtesave moldavianë. Qendra do të mundësojë aksesin direkt te Bullgaria dhe do të sjellë informacione për institucionet e BE-së. Hapi i parë tashmë është bërë. Nga fundi i muajit prill moldavianët udhëtojnë pa viza në vendet e BE-së. Për këtë ka kontribuuar po ashtu dhe Bullgaria, qoftë se vend pjesëmarrës në marrjen e vendimeve të BE-së, qoftë se partner i Moldavisë në plan dypalësh përmes ndarjes së përvojës së fituar në rrugën e integrimit evropian.
Bullgarët e Besarabisë kërkuan nga ministri i jashtëm që në qytetin Tarakli të ketë konsull bullgar. Ata bile thanë se janë gati t’ia paguajnë atij rrogën. Nga ana tjetër administrata vendase u shpreh e gatshme për të dhënë një ballinë ku të vendoset përfaqësia e konsullit. Vizita e ministrit Vigenin rikonfirmoi jo vetëm lidhjet e forta midis Bullgarisë dhe bullgarëve të Besarabisë, por edhe raportet konstruktive midis Bullgarisë dhe Moldavisë.
Gjatë vizitës së tij ministri Vigenin vlerësoi lartë përshpejtimin e reformave në Moldavi në fushat kuçe si drejtësia, administrata publike, kushtet e investimit dhe luftimi i korrupsionit. Për mendimin e ministrit bullgar reformat e kanë rritur besimin e partnerëve evropianë dhe kanë përshpejtuar përgatitjen e Marrëveshjes së Asociimit, përfshiu caktimin e zonës së tregtisë së lirë midis Moldavisë dhe BE-së. Sipas ministrit marrëveshja do të përmirësojë perspektivat e ekonomisë moldaviane, sepse falë saj Moldavia do të bëhet pjesë e tregut evropian ku është edhe Bullgaria. Nënshkrimi i marrëveshjes pritet të bëhet më 27 qershor.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Njerëzit janë në pritje të titujve përfundimtarë të serialit “Loja e Zgjedhjeve”, nëse e shohin edhe mbishkrimin “fund” do të jetë më së miri”, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në fillim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Të gjithë..
Greqia mori këstin e katërt prej gati 1 miliard euro në kuadër të PRQ-së Komisioni Evropian i pagoi Greqisë këstin e katërt sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë (PRQ) me vlerë 998.6 milionë euro. Këtë e raporton televizioni shtetëror..
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje politikanëve dhe partive që të zgjidhin problemet e tyre familjare dhe ta kthejnë Bullgarinë në Ballkan "në një plan më të gjerë rajonal". “Është koha që të nxjerrim kokën nga rëra, të mos merremi më me..
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani,..