Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Java e kaluar politike – me shpejtësi të paparë*

Kabineti
Foto: BTA

Java e kaluar në Bullgari ishte më marramendësja 25 vitet e tranzicionit. Kriza politike, e cila startoi pikërisht para një viti me valën e protestave kundër formimit të dyshimtë të qeverisë aktuale, tani u forcua pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropian më 24 maj dhe javën e kaluar për pak të çojë shtetin në gjendje katastrofale. Politika sikur e humbi logjikën e vet. Institucionet “ngecën” në mosmarrëveshjet midis forcave politike për dorëheqjen e kabinetit “Oresharski” ose më tepër në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Këto të fundit tashmë janë të pashmangshme – si për pushtetarët dhe opozitën, ashtu dhe për ekspertët dhe i gjithë populli.

Çfarë ndodhi javën e kaluar? Kuvendi, kryeministri dhe presidenti ia transferonin midis njëri-tjetrit “topin e përgjegjësisë”. Diskutohej data e zgjedhjeve si datë e kotë – gjatë qershorit kur njerëzit zakonisht bëjnë pushime verore ose punojnë tokën, dhe gjatë festës së Krishtlindjeve kur miratohet buxheti i ri. Pushtetarët dhe opozita u grindën për “votimin e detyrueshëm” me apo pa referendum. Çmenduri komplet! Fjalët më të përhapura javën e kaluar ishin “dorëheqje” dhe “zgjedhje të parakohshme”.

Kryeministri Pllamen Oresharski nuk e dha dorëheqjen, sepse mandatori Partia Socialiste Bullgare një herë e donte atë, herë tjetër jo. Nga ana tjetër partneri i koalicionit Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë në fakt e kërkonte dorëheqjen por njëkohësisht merrte parasysh qëndrimin e mandatorit. Opozita është me duar të lidhura dhe e vetmja atu që përdori ishte “votë nocioni” kundër kabinetit. Në fund të kësaj jave marramendëse votat e nocionit arritën 5 dhe i fundi ishte kundër politikës fiskale. Mirëpo, kabineti nuk u rrëzoi. Siç u prit kryeministri Oresharski nuk dha dorëheqje. Shohim çfarë do të ndodhë të martën e 17-qershorit kur presidenti thërret Këshillin Konsultativ të Sigurisë Kombëtare. “Topi i përgjegjësisë” shkoi te presidenti  dhe tani ai duhet të rivendosë rendin në vend. Por nuk dihet a do t’i kryejë ai detyrat që i takojnë.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova

*Pozita e autorit mund të mos përputhet me atë të medias




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nënpresidentja Ilijana Jotova e quajti Asamblenë e re Kombëtare "të paligjshme"

Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..

botuar më 24-11-07 5.38.MD
Ljupço Georgievski dhe avokati Naser Raufi (djathtas)

Bullgarët nga Manastiri do të kërkojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre para gjykatës në Strasburg

Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..

botuar më 24-11-07 9.51.PD

A do të shkojmë në zgjedhje të tjera dhe gjer kur?

Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra prapaskenash. Një detaj në dukje i vogël në numërimin e votave për partinë “Veliçie”, e cila nuk arriti..

botuar më 24-11-06 3.37.MD