17 % nga bullgarët e anketuar pohojnë, se i kanë lejuar vetës shpesh ose nga ndo një herë të drejtojnë automjetin pasi kanë pirë alkool bile edhe në sasi shumë të vogël. Edhe pse sondazhi nuk është kombëtar të dhënat janë shqetësuese. Ai është zhvilluar në periudhën gusht-tetor të vitit 2013 nga Instituti për Studime, Arsim dhe Zhvillim “Rinia e hapur”, në kuadrin e projektit evropian “Siguria rrugore në regjionet e Evropës juglindore”.
Shumica e bashkatdhetarëve tanë (84%) janë të mendimit se rrugët në Bullgari nuk janë të sigurta dhe se janë premisë për aksidente rrugore, ndërsa 76% mendojnë se qeveria nuk është angazhuar mjaft me këtë problem. Mbi 80% pohojnë se gjatë 12 muajve të fundit po thuaj çdo ditë kanë ecur me këmbë. Mbi 40% kanë preferuar të lëvizen me automjet të vet, ndërsa afro 37% kanë shfrytëzuar transportin urban. Del se në vendin tonë biçikleta akoma nuk është afirmuar mjaft si mjet komod transporti. Mezi 10% e kanë përdorur. Mbi 60 % pohojnë se i respektojnë kufizimet e shpejtësisë. Sipas të dhënëve të Komisionit Evropian numri i viktimave në aksidente rrugore kanë qenë 82 veta për një milion, ndërsa në Bashkimin Evropian – janë 52. Komisionari Anton Antonov, shef i sektorit “Policia rrugore” pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme njoftoi se gjatë vitit në vazhdim ka rritje të numrit të viktimave nëpër rrugët. Si pjesë e projektit në fund të muajit maj vullnetarë pranë shoqatës “Rinia e hapur” zhvilluan fushatën “Drejto automjetin me përgjegjësi dhe tolerancë 2014” Së bashku me Policinë rrugore ata morën pjesë në 28 operacione të specializuara policore në 28 rrethet e vendit. Ishin kontrolluar mbi 3800 automjete. Në 11% të rasteve janë konstatuar shkelje. Shkeljet më të shpeshta kanë qenë dokumente të parregullta, drita të pa ndezura dhe mospërdorim të rripit të sigurisë.
Ku është Bullgaria në krahasim me vendet e tjetra të Evropës Juglindore për sa i përket sigurisë në rrugë?
“Në Evropën juglindore ne po ecim në “pako”, pra kur ka përmirësim ai është po thuaj kudo, kur ka keqësim ai vihet re në shumicën e vendeve – komenton Daniel Vankovi nga shoqata “Rinia e hapur”. – Sivjet deri tani ka keqësim nëpër rrugët bullgare – më shumë viktima më shumë aksidente. Por një tendencë e tillë vihet re edhe në Poloni edhe në Sllovaki. Për shembull kolegu nga Sllovakia javën e kaluar na tha se ka pasur një aksident të madh e autobus me nxënës dhe ka viktima. Sllovakia është i vetmi vend i Evropës Juglindore e cila është mbi nivelin mesatar evropian dhe për 3 vitet e fundit ka përmirësim më i dukshëm për sa i përket pakësimit të viktimave për një milion popullsi. Duke i shqyrtuar shkaqet për problemet nëpër rrugët arritëm te konkluzioni se përveç kulturës së drejtimit të automjetit, përveç fushatave që po zhvillohen kudo, në shkallë të madhe ndikim ka edhe situata ekonomike. Kur njerëzit janë të varfër kursejnë më shumë nga mjetet për automjetin, qëndrojnë më shumë në shtëpi, gjë që do të thotë se rreziku në rrugë po pakësohet. Por kur ekonomia po zhvillohet respektivisht njerëzit udhëtojnë më shumë dhe po rritet rreziku në rrugë, ndërsa kjo reflekton edhe mbi numrin e viktimave.”
Paka pak kohe Bullgaria ishte tronditur nga një incident tragjik, gjatë të cilit një djalë 4 vjeçar ishte shkelur nga një xhip në shëtitoren e qytetit Stara Zagora. Kjo shkaktoi një valë protestash në shumë vende. Ky rast na shtyn përsëri të bëjmë pyetjen a ka bullgari kulturë të sjelljes në rrugë dhe çfarë duhet të jenë sanksionet, që të mos ndodhen aksidente të tilla?
“Mendimi im personal është se shumica e shoferëve kanë kulturë të sjelljes në rrugë. Por problem është tek ata 5-10 % që nuk kanë kulturë të tillë. Ne i shohim kudo, sepse zakonisht ata janë njerëz me mundësi më të mëdha financiare me më pak frikë nga ligji dhe prandaj i lejojnë vetës gjëra të tilla – komenton Daniel Vankovi. – Shoqëria nuk duhet të skandalizohet vetëm kur ka raste të tilla, por gjithmonë të jemi të interesuar nga respektimi i rregullave nëpër rrugët. Në fushën e parandalimit ne përpiqemi që të zgjidhim problemin me qëndrim pozitiv, por kjo nuk mjafton. Duhet të ketë kontroll më të rreptë dhe respektim të rregullave.”
Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova
Fotografi: Instituti për Studime, Arsim dhe Zhvillim “Rinia e hapur”
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..