Biçikletë diellore
Një biçikletë, e cila vihet në lëvizje nga dielli! Tingëllon mirë. Vallë, a është e mundshme? Po, është përgjigja e ekipit të studentëve dhe profesorëve të Universitetit të Ruses. Ata shpikën një prototip të një mjeti të tillë. Ai vihet në lëvizje si në mënyrë mekanike me pedale, ashtu edhe me ndihmën e një akumulatori, i cili ngarkohet nga dielli. E gjithë kjo realizohet në sajë të kompjuterit të montuar në biçikletë. Ajo mund të kalojë 35 kilometra, mirëpo në se çiklisti do të pedalojë, atëherë mund të kalojë deri në 50 – 80 kilometra vetëm me një ngarkim të akumulatorit. Shpejtësia maksimale e lëvizjes është 32 kilometra për orë, por në qytet është përafërsisht 15 – 17 kilometra për orë. Shpejtësia mund të caktohet paraprakisht dhe të mbahet të pandryshueshme me ndihmën e kompjuterit.
Në Bullgari lindi skifteri i parë kthetra-verdhë që prej dekadash
Pas “Oskarit të Gjelbër”, çmimit “Uitli”, Shoqata Bullgare e Mbrojtjes së Shpendëve mori edhe një dallim tjetër prestigjioz. Ky është çmimi i Komisionit Evropian “Natyra 2000”, i cili sivjet jepet për herë të parë. Dy ato çmime iu dhanë Shoqatës Bullgare për mbrojtjen dhe shtimin e popullatave të shqiponjës perandorake dhe të skifterit të gjuetisë – dy shpendë pothuajse të zhdukur në Bullgari. Vallë, a do të ketë çmime të tjera për mbrojtësit bullgarë të natyrës? Cila do të jetë dekorata e radhës? Pretendime serioze ka Shoqata Ballkan të Gjelbër, e cila prej disa vitesh punon për rivendosjen e popullatës së skifterit kthetra-verdhë, një shpend i vogël nga familja e skifterëve, i cili prej kohe nuk haset tek ne. Gjatë kësaj pranvere lindi skifteri i parë kthetra-verdhë që prej dekadash. Ky shpend i vogël pasi do të rritet edhe më pak, do të çlirohet afër fshatit Levka. Pritet ai të adaptohet për jetë në malin Sakar. Ky sukses u arrit në bashkëpunim me Organizatën Spanjolle të Mbrojtjes së Natyrës DEMA dhe Fondacionin Gjerman Evro-Natyrë, që realizon projekte të financuara nga programi LIFE të BE-së.
Rrëqebulli i birësuar
“Rrëqebulli i birësuar” është një fushatë e organizatës WWF-Bullgaria. Mirëpo, për çfarë rrëqebull po flasim, pasi në Bullgari nuk ka kafshë të tillë. Dhe pikërisht për këtë bëhet fjalë. Rrëqebulli që prej kohe u zhduk nga pyjet e Bullgarisë. Dhe për rikthimin e tij adhuruesit e natyrës ëndërrojnë. Periodikisht del informacion për gjurma të kthetrave të rrëqebullit të zbuluara aty-këtu. Flitet edhe për fotografi të tij nga kurthe me aparate fotografike. Mirëpo, si mund t’i ndihmojmë kësaj maceje të madhe të kthehet në trojet tona? Përgjigjen e jep WWF-Bullgaria – duke bërë përpjekje për ruajtjen e pyjeve – shtëpive të natyrshme të rrëqebullit.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: arkiv dhe greenbalkans.org
Dita e zgjedhjeve në kryeqytetin maqedonas Shkup kalon normalisht, pa radhë në qendrën e votimit. Rreth 50 persona kanë votuar deri në mesditë dhe pritet që deri në mbylljen e saj të jenë më shumë se 100. Në krahasim me votimin në qershor,..
Për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zgjedh sërish përfaqësues të popullit. Ashtu si në votimin e fundit në qershor të këtij viti, pjesëmarrja në votime është e ulët. Sipas një sondazhi të Radio Bullgarisë në qendër të Sofjes,..
Personat me aftësi të kufizuara në Bullgari përballen me shumë vështirësi në jetën e tyre. Por përveç pengesave thjesht fizike, ka edhe pengesa në nivelin e aksesit në informacion dhe shërbimeve administrative. Edhe në ditën e zgjedhjeve, kur të gjithë..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të..