Në fillim të qershorit do të zhvillohet Festivali tradicional “Me këngët e motrave Biserovi”. Ai u themelua në vitin 2006 dhe që nga atëherë gjithmonë ofron një program shumë të pasur. Që para festivalit të gjithë pjesëmarrësit përgatitin të paktën një këngë prej repertorit të trios së njohur. Në kuadrin e aktivitetit organizohen atelie të muzikës popullore bullgare. Mikpritësi tradicional është qyteti Sandanski, si dhe vendbanimet e ndryshme rreth tij. Për herë të parë këtë vit do të mbahet një koncert në Sofje. Forumi zhvillohet gjatë ditëve rreth festës së lëvizshme kishtare Pentikostia. Atëherë zhvillohet edhe tubimi në fshatin Pirin – vendlindja e motrave Ljubimka, Mitra dhe Neda Biserovi. Trioja e tyre, kurse më vonë formacioni “Familja Biserovi”, ku marrin pjesë edhe fëmijët e tyre, kanë popullaritet në të gjitha kontinentet. Kanë marrë pjesë në dhjetëra festivale ndërkombëtare, ku kanë pasur mundësinë për të dëgjuar folklor nga mbarë bota. Familja muzikore i njeh të gjithë mbartësit më të njohur të traditave të vjetra unikale nga të gjitha pikat e planetit. Disa prej tyre tashmë kanë marrë pjesë në festivalin “Me këngët e motrave Biserovi”. Disa të tjerë do të kenë shfaqje në festivalin e sivjetshëm.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Gjithmonë origjinale, Preja tërheq vëmendjen e adhuruesve të saj me këngën e re "Çdo ditë". Në të këngëtarja drejton një mesazh të veçantë bazuar në një histori shumë personale. Si autore e tekstit, Preja mori frymëzim nga partneri i saj prej shumë..
Pas suksesit të këngës "Dashuria si një qiell" , e cila ishte kënga bullgare më e luajtur për 12 javë, Miro na sjell një këngë të re. "I butë" është rezultat i një bashkëpunimi befasues - këtu këngëtari punon me Kristian Kostov , i cili e..
Dara Ekimova tregon arritje të jashtëzakonshme profesionale. Këngëtarja e re arriti të realizonte 16 këngë të reja në një vit e gjysmë, të cilat i mblodhi në albumin debutues të titulluar “Kjo dhomë”. Pak para premierës së tij, ajo incizoi edhe këngën..