Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festivali i katërt Ndërkombëtar Koral “Tingujt e Detit të Zi” – Ballçik

БНР Новини
Kolazh: Vergil Mitev

Nga 4 deri më 8 qershor në Ballçik do të zhvillohet edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar Koral “Tingujt e Detit të Zi”. Forumi mban emrin e Korit të përzier, të themeluar para një shekulli në qytetin e bukur detar. Festivali u krijua me ide të Valentina Georgievës – dirigjente e korit, drejtoreshë artistike e festivalit dhe kryetare e shoqatës “Bota Muzikore”.

“Sivjet festojmë 100 vjet nga krijimi i korit të përzier “Tingujt e Detit të Zi” – tregon Valentina Georgieva – Këtij jubileu ia kushtojmë jo vetëm festivalin, por edhe koncertet tona gjatë tërë vitit 2014. Në kuadrin e aktivitetit shënojmë akoma një datë të madhe. Sivjet mbushen tetë dekada nga lindja e prof. Ivan Spasovit. Ai është një kompozitor i shquar, dirigjent dhe pedagog i njohur, i cili ka lënë një trashëgimi të pasur prej veprash korale. Të gjithë kolegët bullgarë do të përfshijnë këngë të tij në programet e veta – nëntë formacione do të interpretojnë nëntë këngë të ndryshme të prof. Spasovit. Në kuadrin e katër ditëve të festivalit do të paraqitim gjithsej gjashtë koncerte. Pjesëmarrësit janë nga Italia, Franca, Spanja, Danimarka, Rumania, Greqia, Turqia. Po ruajmë traditën për të ftuar një kompozitor, i cili t’i drejtojë atelietë e koreve akademike. Sivjet ky është zoti Ambrosh Çopi – kompozitor dhe dirigjent nga Sllovenia. Gëzohem se edhe këtë vit marrin pjesë formacione folklorike. Atelieja për këto formacione do të drejtohet nga Katja Barullova. Pjesëmarrje të posaçme në forum do të ketë Kori i dhomës i Sofjes “Vasill Arnaudov” me dirigjente profesoreshën Teodora Pavlloviç – kryetare e jurisë sonë. Publiku do të dëgjojë dy kore, të bashkuara me emrin kori “Bodra Pesen” (“Kënga e gëzueshme”) nga qyteti Shumen, “Rodna Pesen” (Kënga e Atdheut”) nga qyteti Haskovo, Kori i Dhomës “Ivan Spasov” nga Plovdivi etj.

Në programin e Festivalit Ndërkombëtar Koral “Tingujt e Detit të Zi” marrin pjesë gjithashtu Studioja për këndim folklorik “Nusha” dhe kori folklorik i femrave “Ilinden” nga Sofja, kori folklorik “Dobruxhanski Gllasove” (“Zërat e Dobruxhës”) nga fshati Sokollovo, Studioja Vokale pranë vatrës kulturore Pajisij Hilendarski – 1870” nga Ballçiku, kori i përzier “Sllavia” nga qyteti Harmanli etj. Që nga themelimi i vet festivali ftuan grupe të huaja, të cilat interpretojnë këngë bullgare. Në edicionin e sivjetshëm kjo traditë do të vazhdohet nga vajzat e “Sedjanka” (“Ndeja”) – Danimarka dhe kori i femrave “Bëllgarski Gllasove ot Berlin” (“Zërat bullgarë nga Berlini”).

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Dera e kyçur" – vepra më e re e këngëtarit Todor Gaxhallov

Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe sfidat e veta. "Kjo është një histori për rrugën e ngjitjes - e vështirë, por plot shpresë...

botuar më 24-11-29 8.35.PD

“Më zgjo në maj” dhe Mary Boys Band

Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..

botuar më 24-11-28 6.10.PD

"Dua"

Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..

botuar më 24-11-27 6.10.PD