Rezultatet e zgjedhjeve për Parlamentin Evropian në Bullgari tregojnë një situatë krejt të ndryshme në vend. Në fakt kjo votë ishte njëfarë testi edhe për stabilitetin e politikës së brendshme. Çfarë është situata sot?
“Jemi në prag të zgjedhjeve të parakohshme. Ka ardhur koha që pushtetarët të fillojnë të mendojnë për dorëheqje – për Radio Bullgarinë komentoi prof. Georgi Bliznahski. – Pa dyshim pas zgjedhjeve evropiane, në vend u krijua një situatë e re politike dhe kjo nuk mund të mos ndikojë mbi zhvillimin e ngjarjeve më tej. Siç duket kemi një parti – kjo është partia në pushtet GERB, e cila fiton në mënyrë bindëse dhe po del në mënyrë bindëse para të gjitha partive të tjera. Megjithëse ajo ishte nën një presion shumë të madh gjatë vitit të fundit, partia arriti të mobilizohet dhe të fitojë përkrahjen e shoqërisë. Për fat të keq Partia Socialiste Bullgare në pushtet i ka vënë vetes qëllime të paarritshme dhe ia nënshtroi politikën e vet revanshizmit të liderit të saj Sergej Stanishev. Dhe në fund të fundit ishe ndëshkuar nga zgjedhësit. Kjo është në dëm të idesë socialiste, por kjo krizë jep mundësi për një fillim të ri. Pavarësisht se si e trajtojmë situatën te ne, qeveria, e cila erdhi në pushtet në një mënyrë pak të çuditshme para një viti, nuk arriti të stabilizojë përkrahjen e shoqërisë në dobi të saj. Kështu qe sa më shpejt arrihet deri në zgjedhje para afatit, sa më mirë. Ka të ngjarë që rezultatet e zgjedhjeve të shkaktojnë një valë të re pakënaqësie të shoqërisë kundër qeverisë së tanishme, sepse priten tronditje të mëdha së pari në sferën e energjetikës. Atje po ecim drejt falimentimit të shoqërive kryesore dhe kjo do të thotë katastrofë. Probleme të rënda ka edhe në sferën e shëndetësisë. Pra, zgjedhjet e parakohshme do të ishin një vendim i mirë. Nuk duhet të lejojmë që vendi ynë të vihet në grupin e shteteve që janë më poshtë në shkallën e zhvillimit, vetëm për shkak të këmbënguljes së një klani, i cili shërben interesat e oligarkisë.”
Si e vlerësoni projektin e ri “Bullgaria pa Censurë” dhe përqindjen e lartë të Lëvizjes për të Drejta dhe Liri?
“Sa për Lëvizjen për të Drejta dhe Liri, atje situata është e qartë. Ajo arriti të mobilizojë përkrahjen e saj tradicionale. Lëvizja për të Drejta dhe Liri arriti të dalë nga situata e rëndë, në dallim të Partisë Socialiste Bullgare, ku vëzhgohet erozion i rretheve, të cilat në vazhdim të një çerek shekulli me këmbëngulje dhe pavarësisht nga kthesat e ndryshme e përkrahnin partinë socialiste. Lëvizja për të Drejta dhe Liri arriti qëllimet e vëna dhe atje nuk ka befasime. Nuk është e rastit se iniciova zhvillimin e një referendumi për ndryshime në rregullat zgjedhore dhe për aplikimin e votimit të detyrueshëm. Ai do të ulë rreptas statusin e kësaj partie. Por tani për tani, siç shihet, ka një rezistencë të madhe kundër kësaj ideje. Sa për “Bullgarinë pa Censurë”, për këtë parti u harxhuan shumë para. E ardhmja do të tregojë se sa e qëndrueshme është baza e saj elektorale. Deri në vjeshtën ka shumë mjaftë kohë. Kjo parti ofron zgjidhje të menjëhershme të problemeve të të gjithëve. Mirëpo të gjithë, që merren me politikë, janë të qartë se kjo nuk mund të ndodhë. Por, tani për tani, ata janë në majë, kështu qe le t’u urojmë atyre suksese – le të bëjnë më të mirën. Prapëseprapë ka një raport të ri të fuqive dhe kjo nuk mund të mos merret parasysh.”
Vala e skeptikëve evropianë në Evropë po zgjerohet gjithnjë e më shumë, a do të ndikojë kjo edhe në Bullgari?
“Tashmë ndihet ndikimi i saj. Unë u befasova shumë nga këto shfaqje të skepticizmit evropian, nga sulmet e pandërprera kundër institucioneve të BE-së. Sa u përket evroskeptikëve tanë, është shumë vështirë për t’u realizuar qëllimet e tyre. Bullgaria është një vend nga periferitë e BE-së, për shumë vende ajo është Kali i Trojës i Rusisë në BE. Bullgarët do të kuptojnë së shpejti se sa vështirë bëhet politika e nivelit evropian. Atje kanë fuqi argumentet, kontaktet e mira dhe aftësia për ta bindur tjetrin. Kështu qe sjellja e shumë prej politikanëve tanë nuk do të merret parasysh dhe ata do të vendosen në karantinë. Realitetet e politikës evropiane supozojnë një stil krejt të ndryshëm sjelljeje.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..
Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..
Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra prapaskenash. Një detaj në dukje i vogël në numërimin e votave për partinë “Veliçie”, e cila nuk arriti..
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani,..